Rrok Mirdita është i tronditur nga ideja (jo e tij) se shkarkimi i Sandër Lleshit është bërë për motive fetare

E përditshmja Panorama ka publikuar një letër të Arqipeshkvit të Kishës katolike, Rrok Mirditës, dërguar gjeneralit të saposhkarkuar me dekret presidencial, Sandër Lleshit. Panorama është e vetmja gazetë që e publikon këtë letër, dhe në të nuk saktësohet mirë nëse është fjala për një letër private apo publike (duhet të jetë private përderisa gazetat e tjera nuk flasin për të).
Rrok Mirdita shfaqet i shqetësuar nga ideja (të cilën ai – thotë në letër se – nuk e beson, por është kjo ide që e ka bërë ta shkuajë këtë letër), se “Presidenti i Republikës ka vepruar nën presionin e ndonjë grupi ekstremist që të sulmon për shkak të identitetit tënd katolik, [por] dëshiroj të besoj se liria e bindjeve fetare të çdo qytetari të Shqipërisë është jo vetëm e njohur, por edhe e mbrojtur nga shteti në çdo nivel”.
Letrën e plotë të tij mund ta lexoni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/06/07/arqipeshkvi-mirdita-leter-gjeneralit-lleshi-shqetesuese-nese-te-shkarkuan-se-je-katolik/
Re.Pu.
Comments
Pse quhet katolik Sandër

Pse quhet katolik Sandër Lleshi ?!?!?

Kam pasë respekt për Lleshin,

Kam pasë respekt për Lleshin, megjithëse me nuk do isha dakord për president. Por me këtë letër (nëse është e vërtetë se ka shkruar se më kanë liruar se jam katolik) e kam hubur fare respektin.

Lerini ore keto budalleqe se

Lerini ore keto budalleqe se jemi rehat nga ky krah, skemi patur ndonjehere probleme fetare. Se po filluam te ndarjet fetare nuk dilet dot me.

At Rrok Mirdita,

At Rrok Mirdita, shpresojme, e di se keshilla me e mire qe i jep Zoti njeriut eshte: zgjidh keshilltare qe te urtojne aresyen e te paqetojne me njerezit!

E, ne qe rrojme bashke dhe s'na ndan dot kush per aresye religjioze, nuk jemi gati te besojme se ca emra qe qarkullojne dhunshem ne reklamat politike te religjioneve, sherbejne dot si te tille...

Se, njelloj do mund te (para)gjykohen, edhe opinionet qe ca shqipo ia nisin shqiptareve prej kanadaje, por edhe kjo leter e hapur e te nderuarit Mirdita qe e nenshkruan kete leter pa verifikuar paraprakisht aresyen e pensionimit te gjeneralit te nderuar Lleshi.

Nese qofte edhe ndonje element dyshimi i kesaj natyre rezulton i vertete, ta merr mendja qe duhej te na shqetesonte te gjitheve. Pa-punesimi i tri gjeneraleve edhe me nga tri yje te kene, nuk do ishte asgje, ne raport me rreziqet qe do t'i kanoseshin shqoerise shqiptare...

Te nderuar lexues e shkrues

Te nderuar lexues e shkrues ne kete rrjet. Shqiptaret kane halle me te medha se te nje gjenerali te "emeruar". Para Sander Lleshit jane larguar shume e shume te tjere nga FA dhe Sander Lleshi as ka thene ndonje fjale, pavaresisht se shume nga ata kane qene ushtarake me te mire se Sandri. Sander Lleshi ka bere gjithçka qe te "fitoje" zemren e pushtetareve dhe te klasifikohet nga ata si figure e madhe. Ne kete menyre ai edhe te "Gerdeci" nuk ka pare ndonje gje te madhe, pasi e donte shume Mediun; e donte shume Sahiun. I bej thirrje z. Edi Rama qe te mos lartesoje kot figura qe kurre nuk ia kane dhene voten, siç jane tre te ashtuquajturit "Gjeneralë". Jane ata qe kane "triumfuar" ne kushte te turbullta, ne kushte befasuese per shume e shume ushtarakë. FALEMINDERIT qe e lexuat kete fragment.

Ata tre gjeneralë që janë

Ata tre gjeneralë që janë hequr i përkasin tre feve të ndryshme: njëri është mysliman, tjetri është ortodoks, dhe ky katolik.

Pse nuk ndihen krerët e bashkësive të tjera fetare, po dëgjohet vetëm zëri i krerëve katolikë? Cili është kuptimi i kësaj letre që bëhet publike? Me ç'qëllim i bëhen këto ultimatume kërcënuese shtetit shqiptar nga ky grup?

Add new comment