Dash Shehi e ka me Topin: [votuesit] nëse do të ishin lodhur, do jenë lodhur me zotin Topi si ish-president. Pse po lodhen me një opozitar si unë?

Në një “double date” në A1 report kanë qenë dje Skënder Gjinushi dhe Dashamir Shehi. Dhe nëse fokusi I “idhtësisë” së Gjinushit ka qenë Meta (http://www.respublica.al/artikuj/2013/06/06/gjinushi-vijon-ta-shohe-meten-si-nje-problem-te-maxhorances-se-neserme,) fokusi i Dashamir Shehit ka qenë Bamir Topi. Madje, Shehi, ka qenë gati të vërë dhe një bast politik mbi votueshmërinë e FRD, kur ka thënë:
“Tani kur të mbaroj kjo punë, do vëmë një bast të vogël që të shohim sesa merr zoti Topi dhe gjithë topçinjtë e tjerë….”
Dhe beson se njerëzit do të votonin më parë një opozitar si ai prej 17 vitesh sesa njerëz që kanë qenë në pushtet. Sepse votuesit “”nëse do të ishin lodhur, do jenë lodhur me zotin Topi si ish-president. Pse po lodhen me një opozitar si unë? Kam 17 vjet që bëj opozitë. Ose njerëzit kanë luajtur mendsh. Tani ai është një ish president, ka qenë një njeri i Berishës dhe me ca tam-tame dhe ca akrobacira...(...) Pse duhet të jesh i lodhur me një opozitar. Njerëzit lodhen me pushtetin...”
Interesant është dhe këndvështrimi i Shehit për partitë si sipërmarrje biznesi që i quan “pulla” (siglat e partive mbi fletët e votimit). Ja ç’thotë gjatë bisedës:
“Këto pullat që janë këtu poshtë pse kanë hyrë? Pse janë bërë?. Sepse kanë qenë hyzmeqarë, në daç ti vijë atyre në daç mos t’i vijë mirë.”
“Këto pullat që janë këtu ishin ca në qeveri e ca në presidencë dhe nuk zgjidhën gjë. Të jemi realistë për këtë. Këto pullat rozë kuptohet që pronën duan ta hanë me dhëmbë...”
“Unë nuk kam mundësitë e këtyre zotërinjve që kanë vënë këto pullat këtu. Po ti shohësh se e kupton vetë mundësitë. Unë paratë e mia të kolegëve do shpenzoj.”
Shehi deklaroi edhe se do harxhojë vetëm 25 milionë lek të vjetra në fushatë, dh kërkoi të hetohen nga vijnë paratë e këtyre “pullave” të tjera.
k.c.
i plotë:
Comments
Po Gjinushi ca tha?

Po Gjinushi ca tha?

..." Pse po lodhen me një

..." Pse po lodhen me një opozitar si unë? Kam 17 vjet që bëj opozitë. Ose njerëzit kanë luajtur mendsh."

Ose ke luajtur ti mendsh qe ka me shume mundesi te kete ndodhur o Dashamir Shehi. Si ke fytyre e flet ti per Topin qe po konkurron i vetem ne zgjedhje, me friken se koalicioni ku je ti mund t'i vjedhe votat? Si mund te flasesh ti per opozite kur je ne aleance me ate qe duhej larguar me kohe nga pushteti, dhe ne keto momente historike ti i ke dhene nje grusht me vota per ta mbajtur prape aty?Pse per idiote na di ti ne qe s'kuptojke? Thuaj aty qe jam me Saliun se s'ma mbante te shkoja me Topin se me rrezikoheshin votat, e mos fol budallalleqe lart e poshte neper TV.

Une kete Dash Shehin nuk e

Une kete Dash Shehin nuk e kuptoj...Nga ato qe tha dje tek A1 report, del me i keq Topi sesa Berisha(Sala ka vrare 4 te pafajshem!!!). Vetem se tek Berisha, e ka emrin a sigurte si deputet. Dmth pazarxhi i keq...Buza i ka ikur shtrember, por kam frike se se fundi po i iken truri shtrember...

Turp per ty, o i

Turp per ty, o i depersonalizuar qe jepje shpresa! Ti Dashamir Shehi jepje shpresa te ishe me i mire se Berisha, Meksi, Tritani dhe tere listat e PDse qe nga 92 e ketej. Tani je vecse nje legen, i shqelmuar, i mbushur me pegere e me peshtyma... Nuk besoj qe ky eshte rezultat vetem i pijes, per te cilin je bere proverbial. Une nuk firmos me emrin e vertete, ngaqe jam dikush qe te ka dashur... E me vjen turp qe nuk e kam guximin ta bej... por shpresoj te ta them ne sy: Turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp, turp!... Perse rron?... Nje njeri qe premtonte shkakton me shume dhimbje me kepucelepirjen e tij, se sa shkakton nje kepucelepires i vjeter!

Add new comment