Gjinushi vijon ta shohë Metën si një problem të maxhorancës së nesërme

Skënder Gjinushi ka një marrëdhënie të vështirë, gati të pamundur, me Ilir Metën. Është nga të paktit Brenda opozitës që nuk e ka dashur, madje e ka anatemuar, aleancën Rama-Meta përpara se kjo të merrte formë. Ky qëndrim i tij është theksuar më shumë për shkak të idesë se Rama e ka Metën një aleat preferencial.
Gjinushi nuk ka reshtur së foluri në mënyrë kritike për Metën qysh nga momenti që kjo aleancë u lidh. Ka folur dhe dje, në emisionin “Airport” të Anila Bashës, në A1 Report. Dhe është kapur tek teza e papritur e LSI-së për Metën kryeministër. Dhe tha:
“Është e pamoralshme që një parti pakice, qoftë me 4,5,7 apo 10 deputetë, të imponojë kryeministrin. Sepse po të marrim të abstragojmë që kemi një koalicion me një parti të madhe dhe tre të tjera që mund të plotësojnë 71 votat, dhe të gjitha vënë kusht kryeministrin, atëherë nuk qeveriset. Pra nuk ekziston ky lloj morali dhe parimi… Kjo do të thotë se mbështet fushatën vetëm mbi pazar elektoral… tregon një ambicie të fshehtë që fle gjithmonë te LSI-ja. Ambicien Meta e ka treguar që me Nanon: që i thoshte o kryeministër, o s’ka. Dhe përplasja me Nanon kështu u justifikua”.
Re.Pu.
Comments
Gjinushi vijon ta shohë Metën
<p>Gjinushi vijon ta shohë Metën si një problem të maxhorancës së nesërme? Pse ju te Respublikas nuk e shihni valle? Apo e harruat vitin 2009 kur Meta iku tek Sala duke u bere paterice e tij per 4 vjet...Une mendoj se shqetsimi i profesor Gjinushit( ai duhet te ishte lideri i se majtes dhe jo Rama) eshte shqetsim shume i mprehte qe nuk e ka vetem Gjinushi por e ka thene edhe Dritan Prifti kohe me pare. Meta eshte nje felliqesire politike dhe kete e ka treguar me vepra. Bile edhe daljet e Nacos neper mitingje ku reklamon Meten si kryeminister te ardhshem nuk jane ashtu kot, por eshte strategji e Ilir Metes per te kerkuar me force e cdo menyre kryeministrin. Dhe Gjinuhsi e ka thene bukur se me 3-4 deputete eshte qesharake te pretendosh te behesh kryeminister.</p>
Zoti Gjinushi keni të drejtë
<p>Zoti Gjinushi keni të drejtë është një njeri i paftyrë por ske çbënë kur i tillë është populli ynë mbështet hajdutët dhe kriminelët</p>
Add new comment