Presidenti Abdullah Gül mund të mos e kalojë ligjin që kufizon përdorimin e alkoolit për turqit, me shpresë që të qetësojë protestuesit

Postuar në 05 Qershor, 2013 07:37

Presidenti turk Abdullah Gül (në foto) mund të mos aprovojë një ligj kundër alkoolit i cili u miratua në Parlamentin turk para 10 ditësh, duke shpresuar që të ulë mërinë e protestuesve me partinë e Kryeministrit Erdogan, njofton e përditshmja Hurriyet. Partia pro-islamike e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim pati miratuar një ligj që kufizon shitjen e alkoolit pas orës 10 të natës, duke kufizuar reklamimin dhe shitjen e tij në dyqane, një dekret që u pa nga shumë vetë si kufizim i dhunshëm mbi stilin e jetesës. 

Presidenti Abdullah Gül i deklaroi gazetës se nëse sheh që shkelet Kushtetuta m këtë ligj, nuk do ta miratojë atë, me shpresën se kjo lëvizje do të qetësojë shpirtrat e trazuar në Taksim Square, ku protestat edhe sot, vazhdojnë.

Ne. Su.

Comments

Submitted by Bisha (not verified) on

<p>Hiqini keto termat &quot;pro-islamike&quot; mos lini nam..ose jeni injorante ose dashakeq</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.