Pse nuk ndihmojnë amerikanët për evakuimin e shqiptarëve që mbahen në Siri?

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar së fundmi pamje satelitore që sipas saj dëshmojnë kontrabandimin e naftës siriane nën mbikëqyrjen e trupave amerikane.
Zëdhënësi Igor Konashenkov e cilësoi këtë veprimtari si banditizëm ndërshtetëror, pasi asnjë ligj, amerikan apo ndërkombëtar nuk e përligj një aktivitet të tillë.
Një aktivitet i tillë intereson për një aspekt tjetër: ndihmën eventuale që mund të japin amerikanët në evakuimin e rreth 140 shqiptarëve që mbahen në kampet siriane. Kryeministri Rama i quajti burgje dhe ai foli në daljen e fundit televizive për një plan evakuimi që sipas tij do të varet nga suksesi i operacioneve ushtarake turke.
Mesa duket amerikanët që sigurojnë kalimin e mijëra barrelave naftë nuk kanë kapacitet për evakuim njerëzish, ose ndoshta nuk janë kontaktuar nga pala shqiptare për një gjë të tillë. Zoti Rama nuk përjashtoi edhe operacione evakuimi që parashikojnë në fakt ndërhyrje në territorin sirian pa kontaktuar autoritetet e Damaskut zyrtare, duke shpresuar te turqit.
Ajo që nuk kuptohet është se për cilën arsye amerikanët nuk mund të ndihmojnë në këtë rast, sidomos kur Tirana zyrtare që strehon 3000 muxhahedinë iranianë është në pozitën për ta kërkuar një gjë të tillë.
Comments
Fajin e ka qeveria e Rames.
Fajin e ka qeveria e Rames. Pse Amerikanet e ndihmuan qeverine e Kosoves ne kete pike?!
C'jane keto lajme-kerkesa
C'jane keto lajme-kerkesa sipas fjales se urte: si kofini pas te vjelave! Amerikanet iken! Tash jane kurdet vetem dhe per pak jave aty do te jene ushtaret turq, pjestare te ISIS-it dhe te ikurit sisriane ne Turqi! Kur qeveria shqiptare te prese kthimin e femijve dhe grave shqiptare nga padroni i saj, Turqia erdoganiste, keto gra dhe femije nuk eshte cudi te deklarojne ndenjien e tyre me kenaqsi ne tokat e tyre te cliruara myslimane!
Add new comment