I love America, por takimi me z. Moore ishte kohë e humbur - thotë Mustafa Nano pas një takimi në ambasadë

Postuar në 29 Maj, 2013 10:00

Një grup gazetarësh sapo kanë mbyllur një takim në ambasadën amerikane në Tiranë ku ka qenë i pranishëm zyrtari i lartë amerikan Moore dhe përfaqësues të ambasadës përfshirë ambasadorin Arvizu dhe zv.ambasadorin. Nga gazetarë të pranishëm (kanë qenë aty Ilva Tare, Mero Baze, Mustafa Nano, Skënder Minxhozi, Henri Cili, Armand Shkullaku, Sokol Balla, Armand Mero) mësohet se Moore ka qenë në vijimësi i përkujdesur të theksonte që amerikanët do jenë distantë nga loja elektorale e 23 qershorit.

Moore ka theksuar ndër të tjera që “nuk ka përplasje mes qeverisë së Tiranës dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara” pasi është pyetur lidhur me deklaratën e Arvizusë të disa ditëve më parë, ku ky i fundit nënkuptoi ndër të tjera që po shkohet drejt një përplasjeje me Shtetet e Bashkuara.

Disa nga të pranishmit konfirmojnë se të gjitha qëndrimet e Moore kanë qenë një përpjekje e qartë për “balancë”. Iu bën shumë pyetje dhe të gjithave iu përgjigj me merakun që të mos i shpëtonte asgjë kundër qeverisë. Edhe një pyetjeje mbi 21 janarin, Moore i është përgjigjur duke folur për “kontekst të vecantë” dhe “përgjegjësi dyfishe”.

Mustafa Nano, një nga të pranishmit në takim, i pyetur në telefon nga autori i këtyre rradhëve për një koment mbi takimin, tha ndër të tjera:  “I love America, por takimi i sotëm në ambasadën amerikane me këtë zyrtar amerikan ishte kohë e humbur për mua”.

Edhe të pranishëm të tjerë thanë që nuk pati asgjë të re nga mesazhet që janë dhënë sot në publik nga z.Moore. Në përfundim të takimit zyrtari amerikan ka bërë një batutë lidhur me kopertinën e sotme të gazetës DITA (një lojë fjalësh me emrin e tij në titullin “Doktori i bie Moore-it me kokë”) duke thënë: “Më duket që jam unë ai që po i bie murit me kokë”. (a.thano)

Comments

Submitted by Xha Teme (not verified) on

"Me duket se jam une ai qe po i bie murit me koke". Nje batute me te vertete interesante kjo, e zotit Moor. Flet sa per 1000 fjale. Kot ankohet zoti Nano, ky individ qe nuk i lejon vehtes te shpenzoje sekondin ne menyre te padobishme, se nuk paska degjuar asgje interesante ne takim. Eshte me te vertete  xhevahir i rralle ky analist, i zbritur ne Tirane nga bjeshket e Skraparit.

Submitted by bbb (not verified) on

Eshte kohe e humbur te mendosh qe hallet tona te na i zgjidhin te huajt...Kush e votoi Salen me 2005? Te hujat apo shqiptaret?? Pastaj kuhs beson se Amerika do sjelle demokraci, eshte kryekeput gabim...

Submitted by lavdosh (not verified) on

Besimi im tek SHBA-te eshte lekundur.

Dollari dhe interesat e tyre qe gjithashtu jane te lidhura me dollarin jane me te rendesishme per ta se vlerat e demokracise.

Kuptohet qe 'liria dhe demokracia' perdoren nga ata per te realizuar synimet e tyre.

Double standard. Nuk ka dyshim. Shqiptaret duhet ti marrin ne duart e tyre fatet e vendit. E para duke votuar per opoziten me 23 Qershor dhe e dyta duke garantuar qe qeverite e pas 23 Qershorit te punojne per interesat e Shqiptare, qe nenkupton me pak nderhyrje ambasadoresh dhe qeverish te huaja ne punet tona te brendshme.

Duhet ti dalim zot vetes dhe te mos jetojme me endra duke pritur deklaratat e te huajve.

Vetem tek ne i njohin ambasadoret me emra (cfare hajne, cfare bejne) nderkohe qe shumica e njerezve nuk njohin deputetet e zonave te tyre.

Shpresoj qe me 23 Qershor te marri fund historia e kanaleve televizive dhe mediave qe nuk puishojne duke treguar fytren e Berishes, politikaneve dhe ambasadoreve non stop

Submitted by Kobra-1 (not verified) on

Shume i rendesishem ju duket vetja juaj zoti Mustafa.

Submitted by kukudhi (not verified) on

Kam parasysh ate kopertinen e DITA-s sot, qe thonte: "A do i bjere Berisha MOOR-it me koke". Keshtu sic po duken bathet, ti bjeri sa ti luaje fene, se me duket se MOOR-i na doli Kartonxhes :P

Submitted by Bard (not verified) on

Bobooooo, kush e duron Andrea Stefanin tani, i kane dhene material per te shkruar edhe njeqind e njezet mije shkrime kunder demokratures, imagjino honoraret....

Submitted by Fotografi me Zo... (not verified) on

Nuk dime, çfare priste zoti Mustafa Nano?!

Qe ne Shqiperine Politike te gjithe i dukeshin "qelbesira"?!

Qe ai e dinte se nje pjese e gazetareve aty ishin me Berishen, dhe pjesa tjeter kunder tij dhe askush midis?!

Po i zhgenjen edhe me tej lexuesit e deritanishem, Mustafa...

Nuk ka demokraci reale, pa kryer me parë, secili, berjen dhe plotesimin e tij shpirteror, o Muç.

Po s'arrite kete, si mund te mos kuptosh pse te kane thirrur ne Ambasaden Amerikane?!

Berisha e Rama, si dhe Nano e Meta etj, jane sic jane, se ne te gjithe jemi ata qe jemi,

ndaj "amerikanet" vijne e duket sikur nuk thone asgje: se, ç'te na thone tjeter, kur NE i dime te gjitha?!

Submitted by LORA (not verified) on

Edhe gazetaret po e kuptojne, me ne fund ,se sa dem i kane bere vendit tone duke e potencuar

pertej logjikes  republiken e gjunjezuar ne kembet e ambasadoreve.Ne vend qe te vendosen perballe

te zgjedhurve dhe atyre qe kerkojne te zgjidhen,per tu nxjerre dhembe e dhemballe me te drejten sovrane

vijojne te caprashiten ne dyert e atyre qe nuk  zgjidhen nga shqiptaret.Ne fakt ,per mua,mediet jane po aq fajtore

me politiken per kete degdisje te sovranitetit te shqiptareve;keshtu qe nuk me vjen fare keq qe te

verdallisen ne poturet e nderkombetareve,te tyre te adhuruar.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ky duhet te jete nje mesim per mediat shqiptare sidomos per ato opozitare. Mos i jepni kaq shume rendesi trupit diplomatik dhe te huajve, por beni analiza konkrete dhe jepini lajmet duke bere interpretime dhe jo thjesht duke e pasqyruar lajmin. Nuk jeni korriere, jeni media dreqi ta haje!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.