SHËNIM: A mos po kopjojnë politikanët kosovarë gjuhën e “Doktorit”? Për ta, kryetari i opozitës quhet “Edvin Kristaq Rama”

Postuar në 29 Maj, 2013 04:28

Paradokset kosovare vazhdojnë të çudisin. Rasti më i fundit është ai i Skënderajt, ku disa politikanë lokalë kanë kundërshtuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi” Edi Ramës. Dhe jo për titullin, sesa për mënyrën sesi shprehen

Përtej debatit mbi nevojën që ka Rama për të qenë Qytetar Nderi i Skënderajt, dhe kundërta, nevojën që ka kjo qytezë të ketë Qytetar Nderi atë që ka qenë Kryebashkiak i Tiranës për mbi një dekadë, të bien në sy argumentet e përdorura nga politikanët lokalë të Skënderajt, Drenicë, Kosovë.

Në Skënderaj duket se janë shumë të afeksionuar pas “Doktorit” sepse deklaratat e tyre, janë si deklarata “doktorësh” në miniaturë:

Fadil Geci (LDD), ish-deputet i Kuvendit të Kosovës: “Ai vjen në Kosovë kur e thërrasin jaranat e tij, i bëjnë muhabet dhe e përdorin për qëllime të veta...

Dega e LDK: “...Popullata e kësaj ane nuk di cilat janë meritat e Edvin Kristaq Ramës dhe nuk i di arsyet që kanë çuar pushtetin lokal të marrë këtë vendim...

Qazim Xani (kryetari i degës së AAK):  “...deri sa në Kosovë bëhej luftë dhe derisa shumë familje shqiptare ua hapen dyert familjeve kosovare, të cilat dëboheshin me dhunë nga trojet e tyre, Edi Rama nuk ishte askund, besoj se nuk ka qenë as në Shqipëri...

k.c.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Per analizen e partise se Bukoshit nuk kisha dyshime, por te them te drejten arsyetimi i AAK me le pa fjale...sipas kesaj partie i bie qe ata qe skane qene ne aktivitet  (apo qe skishin lindur) ne momentin kur Kosova po fshihej prej nje grupi ushtaresh, i bie ta humbasin shancin e konsiderates prej kesaj partie (me thene te drejten perqindja e luftetareve te lirise referuar numrit te popullsise linte per te deshiruar, po kjo eshte teme tjeter...).

Nuk e di pse shoh shume energji te shpena ne drejtimin e percarjes,  prej shume subjekteve apo individeve, ne Kosove... me thene te drejten nuk e shoh kete mungese pergjegjshmerie prej ketyre te Republikes se Shqiperise.

Submitted by Anonim (not verified) on

keta jan nje tuf injorantesh qe nuk e kan shokun,,

sa per djeni ketij te fundit i them qe Rama ka qene ne Shqiperi ne ate kohe,, dhe minister kulture, dhe mbaj mend shume mire kur ne ate kohe refugjatesh nga Kosova eshte bere nje debat, dhe Rama ka pasur reagim shume te ashper ndaj ambasadorit Maqedonas ne Tirane,, se Maqedonia ka pas mbyllur kufirin dhe nuk lejonte refugjatet dhe Rama debatoj ashper me te.

E sa per titullin qytetar nderi,, them se cdo qytet do ishte krenar nese personalitete te larta do ishin qytetar nderi, e jo me shefi i opozites dhe kandidati per kryeminister te Shqiperis, po keto jan reagime preferenciale politike,, dihet se Kosova vdes per saliun,, pavarsisht se kontributi i ketij per Kosoven eshte ZERO, mos te harrojme ketu persekutimin qe i bente UCK-se me SHIK-un e Gazidedes, cilesimin e UCK-s si organizat terroriste, furnizimin e Milloshevicit me nafte kur ky i fundit po bente genocid ne Bosnje dhe Kosove, e deri tek thirrja per mos firmosjen e marrveshjes se Rambujes, kur e gjithe bota thonte qe duhet te firmoset,, e pa harruar protestat qe bente cdo dite ne shesh kur spastrimi etnik ne Kosove po behej,, dhe thirrjeve per rrezimin me dhune te qeveris Majko,, deri sa ky i fundit i tha qarte se jemi ne prag lufte dhe ligjet e luftes jan ndryshe e nese vazhdon keshtu do arrestohesh, (sipas thenjeve te Majkos)

Submitted by Drenica Sh.P.K (not verified) on

Po ne Kosovaret Doktorin duam...Sepse Doktori ka bere per ne me shume se cdo politikan tjeter i Shqiperise.

Ai Gerthiste neper Europe qe te rrinim te pavarur nen Protektoratin Serb. Ai furnizonte me nafte Serbet gjate luftes se Bosnjes kur gjithe Bota i vuri embargo. Po ai i ka bere edhe shume te mira te tjera si keto Kosoves nder vite!

Forca Doktor! Mos ja lini pushtetin Grekerve. Jemi te gjithe me ty!

Submitted by XY (not verified) on

Janë të gjithë të luajtur mendsh. Kujtojnë se kur një qytet i jep titullin “Qytetar Nderi” dikujt e bën atë akt për të nderuar personin në fjalë. Është krejtësish e kundërta. Titulli i jepet një personaliteti për të nderuar qytetin. Nuk ka rëndësi fare se çfarë mund të ketë bërë ai personalitet për atë qytet. Mund të ketë shkuar edhe thjesht si turist. Eshte njejsoj sikur nje artist i madh shkon në një restorant dhe pronari e lut të verë firmën në një prej mureve të restorantit dhe të dalë në fotografi me të. Është restoranti që e merr nderin dhe jo artisti. Edhe ne këtë rast, nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë Ed Rama për Skenderajn, se siç thoë kundërshtuesit e nismës ai “nuk ka qenë kurkund” gjatë luftës. E rëndësishme është që Ed Rama është një personalitet që (përsëri sipas kundërshtuesve) shkonka në Skënderaj dhe mbetet në dorën e skënderalinjve të thonë nëse ndjehen të nderuar apo jo, kur Rama shkon aty.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po pse ç'a kujton ti ,se keto protesta nuk i ka sponsorizu Sal Berisha. Po ku duro ai qe ne Kosove te nderojne Edi Ramen?  Hajt koja nonen shqipe...!!!

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Keta "Patriote Kosovare" jane te pjer...r nga mendja. Doktori ua paska q. fort mendjet sa i paska lene shtatzene dhe dihet qe pjella do vazhdoje rrugen e babes. Me mire qe na tregojne se kush jane qe te dime edhe ne t'i vleresojme si duhet kur te vije momenti. Karvani do te eci perpara dhe qente do te vazhdojne te lehin!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.