Kryeministri, asnjë shteg për zgjidhje kompromisi - shkruan Zëri i Amerikës mbi KQZ-në

Kryeministri Berisha, i pyetur sot nga Zëri i Amerikës në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u shpreh se është i vendosur të zbatojë ligjet e vendit dhe se është në konsultime te vazhdueshme me Departamentin amerikan të Shtetit në lidhje me këtë cështje. Duke folur për miratimin në parlament të tre ligjeve, zoti Berisha tha se për momentin ai nuk ka asnjë efekt pasi shqyrtimi i statusit të Shqiperisë do të bëhet në tetor ndërsa miratimi në dhjetor - shkruan portali online shqip i Zërit të Amerikës.
Në një lajm të dytë mbi situatën në Tiranë, Zëri i Amerikës shkruan: "Shqetësim për situatën në Komisionin qëndror ka shprehur dhe komuniteti ndërkombëtar, vecanërisht ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu ndaj të cilit dje kryeministri Sali Berisha përdori tone të ashpra, ndërsa tha se askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër. Kryeministri nuk la asnjë shteg për zgjidhje kompromisi, ndërsa kjo cështje pritet të jetë pjesë e diskutimeve edhe me drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore, i cili mbërriti sot në Tiranë".
a.n.
Comments
Ed Rama e Lik Meta, varkarit

Ed Rama e Lik Meta,

varkarit duhet tja vini kufirin tek thana sa me shpejt - ai e trash zullumin dhe jo e pakeson - vetem kur ta godisni athere terhiqet - eshte thjesht si kafshet e tjera.

Eshte turp qe te dale te beje fushate per tu rizgjedhur nje kriminel e ishkomunist fanatik ne vitin 2013 ne Shqiperi.

Asnje Europian e Amerikan nuk e sheh dot me sy kete kafshe prandaj mblidhni mendjen.

Si te mbrojme pjeserisht

Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

Add new comment