Highlights nga konventa e PD: Berisha shton dhe 1 mijë km mbi deklaratat e Olldashit

Gazeta Shqip sot sjell detaje “pikante” nga konventa e PD-së, që nga fjalimi i Kryeministrit që flet për 11 mijë km rrugë, kur Ministri i tij Olldashi pat deklaruar 10 mijë, e deri tek Lul Basha që la fjalën në mes kur hyri Berisha e zbriti t’i jepte dorën.
Mijëra km e rrugëve
“Ne ndërtuam në pak kohë mbi 11 mijë kilometra rrugë në katër anët e Shqipërisë”, tha Berisha.
Dromofobia
“Duke parë se je i sëmurë nga rrugët, unë jam mjek, e kam të thjeshtë ta kuptoj se të ka zënë dromofobia”
Pauza
Berisha hyn në sallë në momentin kur po mbante fjalimin e tij, Lulzim Basha, i cili shkëputet nga foltorja për të shtrënguar duart me të.
Topalli
“Kryeministri Sali Berisha dhe PD kanë një plan real për krijimin e 250 mijë vendeve të punës në katër vitet e ardhshme”.
Bode
“Ne jemi për taksa të ulëta. Taksat e larta vrasin punën dhe ne kemi nevojë për punësim. Taksat e larta vrasin investimet e bllokojnë zhvillimin”
Bregu
“Sheshet mbushen me hir nga qytetarët, e jo me pahir siç thotë kreu i PS-së, Edi Rama, që nuk di metodë tjetër veç asaj të robërisë për të mbledhur njerëz”
k.c.
Comments
E dini se cdo te thote 11
E dini se cdo te thote 11 mije km rruge ne tete vjet. Do te thote 3 km rruge te shtruar dhe asfaltuar ne nje dite. Do te thote qe Tirane Elbasan te perfundoje per 15 dite. Milot Morine per nje muaj e gjysem. P E R R A L L A !
Njeri me i shpifur se tjetri,
<p>Njeri me i shpifur se tjetri, s'ke ca te thuash me teper!</p><p> </p>
Add new comment