Kryetari i PDSh-së në Maqedoni, Thaçi, hoxhallarëve: “do ju vë nga një kryq në ballë”!

Postuar në 26 Maj, 2013 04:14

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoni, Menduh Thaçi, vazhdon të haajë inat me votuesit shqiptarë të Tetovës për humbjen e partisë së tij në këtë qytet, dh endër të tjera, ka akuzuar edhe hoxhallarët, për të cilët ka thënë se duhet t’iu vendoset nga një kryq pasi kanë legalizuar politikën e vendosjes së kryqeve nëpër Maqedoni (?!)

Deklarata e Thaçit është bërë në televizionin “Koha”, ku ai thjesht ka përsëritur deklaratën e dhënë dhe më parë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.

 “Këtyre hoxhallarëve ju them se: a jeni në vete se çfarë bëni. T’ju porosis nja 100 kryqe e t’jua vendos në ballë, që vazhdoni të punoni për këtë strukturë e cila e ortodoksizon tërë Maqedoninë”, ka thënë mes tjerash Thaçi, cituar nga gazeta Zëri.

k.c.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Bëni gabim zoti Thaçi që mereni me politikë se nuk jeni të zotë të fitoni zëmrën e Tetovarëve nuk &nbsp;juka fain ortodhoksia dhe duke ngritur lartë flamurin e myslimanizmit do ktheheni në një Don Kishot të kohës moderne paçka se nuk është mysliman</p>

Submitted by Gjergji (not verified) on

<p>Qenka idiot ky qe kerkon te fitoje duke i meshuar ndarjes fetare.</p>

Submitted by Doku (not verified) on

<p>Shko hiq mjekren!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.