Kryetari i PDSh-së në Maqedoni, Thaçi, hoxhallarëve: “do ju vë nga një kryq në ballë”!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Maqedoni, Menduh Thaçi, vazhdon të haajë inat me votuesit shqiptarë të Tetovës për humbjen e partisë së tij në këtë qytet, dh endër të tjera, ka akuzuar edhe hoxhallarët, për të cilët ka thënë se duhet t’iu vendoset nga një kryq pasi kanë legalizuar politikën e vendosjes së kryqeve nëpër Maqedoni (?!)
Deklarata e Thaçit është bërë në televizionin “Koha”, ku ai thjesht ka përsëritur deklaratën e dhënë dhe më parë për gazetën maqedonase “Dnevnik”.
“Këtyre hoxhallarëve ju them se: a jeni në vete se çfarë bëni. T’ju porosis nja 100 kryqe e t’jua vendos në ballë, që vazhdoni të punoni për këtë strukturë e cila e ortodoksizon tërë Maqedoninë”, ka thënë mes tjerash Thaçi, cituar nga gazeta Zëri.
k.c.
Comments
Bëni gabim zoti Thaçi që
<p>Bëni gabim zoti Thaçi që mereni me politikë se nuk jeni të zotë të fitoni zëmrën e Tetovarëve nuk juka fain ortodhoksia dhe duke ngritur lartë flamurin e myslimanizmit do ktheheni në një Don Kishot të kohës moderne paçka se nuk është mysliman</p>
Qenka idiot ky qe kerkon te
<p>Qenka idiot ky qe kerkon te fitoje duke i meshuar ndarjes fetare.</p>
Shko hiq mjekren!
<p>Shko hiq mjekren!</p>
Add new comment