(idealisti) Dr. Flori: Nuk kam asgjë me Ilir Metën, përkundrazi e vlerësoj si politikan

Postuar në 26 Maj, 2013 05:03

Balkanweb ka bërë një intervistë me Dr. Florin, këngëtarin që ditën e hapjes së fushatës nxori si "rastësisht" një këngë kundër Edi Ramës.

Intervistuesi Erald Rexho, e pyet nëse zhgënjimi nga marrëveshja Rama-Meta nënkupton që është edhe kundër Metës, sepse, pyet gazetari, “keni kënduar në gëzimet e tij familjare”.

Dhe Dr. Flori përgjigjet: “Nuk kam asgjë me Ilir Metën, madje përkundrazi e vlerësoj si politikan. Sidoqoftë, unë nuk marr përsipër të komentoj ose të vlerësoj paktet që bëhen, por jam i lirë të them atë që ndjej kur ideali im përdhoset.”

I pyetur se si ka mundësi që nga kundërshtar i Sali Berishës, sot këndon në fushatën e tij, këngëtari përgjigjet: ““Nuk kam qenë dhe nuk jam kundërshtar i askujt. Angazhimi aktual vjen si pasojë e një marrëveshjeje financiare, asgjë më shumë.” Pavarësisht se në tekstin e këngës thotë: “Unë nuk jam Pazar/E as matematikë…”

Dhe, i pyetur drejtpërdrejt, “Sa ju ka paguar Berisha?”, Dr Flori gjegjet: “Vota dhe rroga nuk tregohen...”

k.c.

e plotë:

http://www.balkanweb.com/metropol/2693/dr--flori-rama-tradhtoi-idealistet-e-21-janarit-pse-bera-kenge-kunder-tij-134016.html

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kenga eshte fyese per 50 % te shqiptareve. Floriani eshte treguar shume injorant dhe i perdorur me kete kenga. Nuk do kaloj gjate dhe do te pendohet duke e terhequr ate nga qarkullimi.

Submitted by ik andej hajde ketej (not verified) on

Une kam qene i majte dhe jo qe s'ndihem i fyer i nga kenga e Dr.Florit, por me duket sikur ai ka shprehur pikerisht ate qe une dhe shume shqiptare te tjere te zhgenjyer nuk e shprehin dot artistikisht.

Me c'kompetenca del e flet ti o Likja tjeter ne emer te 50% te shqiptareve ???????????!!!!!!!!!!!! Fol vec per vete.  Edhe Dr.Flori ka kenduar aty per veten e tij dhe i lumte goja .

Submitted by Drini (not verified) on

Ilir Metën e vlerësoj si politikan dhe hajdut

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Pazar dhe rroge jane dy gjera te ndryshme. Pazar ne kete rast do te thote te shesesh per pare bindjet e tua, dmth. te flasesh ndryshe nga bindjet e tua te brendshme. Rroge dmth. te paguhesh per ate bindje qe ke. Dr. Flori po ben kete te dyten, po kendon sipas bindjes se tij, sepse eshte i zhgenjyer.

Po pse predikoni uje e pini vere ju te Respublica-s? Pyesni Mero Bazen, kolegun dhe bashkepuntorin tuaj, se c'dmth. pazar. Ai edhe kaq vite pas prishjes se tij me Berishen s'ka mundur te binde qe e ka seriozisht kete punen e bindjeve te tij. Perkundrazi, si oportunist qe eshte s'do te habiste njeri, sikur nje dite te bukur te na thonte: "Kjo ishte loja!"

Submitted by Sphynx (not verified) on

Zoti Rama duhet ta dinte se do te kishte edhe reagime negative dhe gjithsecili i ben reagimet sipas menyres se vet. Une komentoj tek Respublica, Dr. Flori ben kenge. Dhe mire e ben. A nuk e dinin ata se do te kishte edhe njerez qe do te votonin mbi ideale e parime dhe duke vene ne pune logjiken, dhe jo vetem bageti qe e hedh voten pa arsyetuar dhe pa e pare me sy kritik "pragmatizmin" (shprehja me e shemtuar qe perdoret per te justifikuar pazaret dhe amoralitetin ekstrem).  Koloreto, mund te duket sikur Dr. Flori "po e dredh", se po kalon nga nje krah ne tjetrin (ndonese kjo besoj eshte normale), por ai te pakten deklaron se po shpreh vetem opinionin e tij personal dhe nuk ka marre persiper te perfaqesoje interesat e nje popullate te tere, me te cilen eshte genjyer e tallur poshtersisht qe nga 1990 edhe nga ata persona qe sot deklarojne se perfaqesojne ndryshimin. Ne momentin qe bene pazarin te pakten te heqin termin Rilindje e te mos na fyejne inteligjencen.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Bravo Flori! Edi Rama te hedh poshte sikur edhe 1% mos te jesh dakord me te. Ti s'ke pse trembesh.

Submitted by Doku (not verified) on

Marrveshjet, financiare apo jo, i bejne njerezit.

Nuk ka se si marrveshja vjen ere e keqe, por palet qe e nenshkruan jane burra te mire. Do ishte mire ta mbroje ate qe the me kenge, qe ata qe bene marrveshjen jane thjesht dallaveraxhinj dhe jo rilindas.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Kohet e veshtira nxjerrin inteligjencen dhe karakterin e vertete te njerezve. Te besh nje kenge per viktimat e 21 Janarit, ku kenga i sherben vetem interesave te atij qe i vrau viktimat, eshte nje perversitet artistik dhe intelektual.

U martua Sabiani me Andi Bushatin dhe pollen Dr. Florin.

Submitted by Albi (not verified) on

O shoku per ca dole ne shesh ti ne 21 janar? Se une dola me protestu per vjedhjen e Metes, qe tani e ka ne koalicion Rama. Tashi si i bie, kur u martua Meta me Ramen dhe i futen nga nje ngjale ne Lalz, ca pollen?

Submitted by bbb (not verified) on

ca pollen?...pollen Rilindjen

Submitted by Albi (not verified) on

Sa e poshter qenka jeta kur nje individ privat benka pazare per interesin e tij personal.

Po ama kur ben pazare per interesin e tij personal nje kryetar partie duke shkelur gjithcka dhe gjithekend qe perfaqeson ..... atehere eshte "pragmatist". Ju qafsha llogjiken.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Mire e ka Albi, kur ben pazare individi, ai hidhet poshte direkt si njeri pa ideale. Po kur ben pazare kryetari i "Rilindjes" qe duhet te jete elita e vendit, cfare duhet te bejme, te themi se doc. Flori e ka gabim dhe e po e ben per fushaten e Sales?  Sigurisht qe kjo mund te qendroje, po pse keni frike te merreni me ato qe thote doc. Flori ne kengen e tij? A ka ndonje gje gabim? Jo, ka plotesisht te drjte, Rama shiti moralin, idealin e cdo gje tjeter. Tani le te vuaje pasojat. Ju te Respublica dhe te tjeret qe shani Flori, duhet ta keni me Ramen dhe jo me ate. Rama ju shiti e ju tradhtoi, Flori dhe te tjeret thjesht po e konstatojne.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Mire e ka Albi, kur ben pazare individi, ai hidhet poshte direkt si njeri pa ideale. Po kur ben pazare kryetari i "Rilindjes" qe duhet te jete elita e vendit, cfare duhet te bejme, te themi se doc. Flori e ka gabim dhe e po e ben per fushaten e Sales?  Sigurisht qe kjo mund te qendroje, po pse keni frike te merreni me ato qe thote doc. Flori ne kengen e tij? A ka ndonje gje gabim? Jo, ka plotesisht te drjte, Rama shiti moralin, idealin e cdo gje tjeter. Tani le te vuaje pasojat. Ju te Respublica dhe te tjeret qe shani Flori, duhet ta keni me Ramen dhe jo me ate. Rama ju shiti e ju tradhtoi, Flori dhe te tjeret thjesht po e konstatojne.

Submitted by dritan (not verified) on

Edi Rama ka bere pazar me gjakun e njerezve qe nxorri ne demostrate dhe ka nga ata qe ngrene zerin pse dikush ndihet i tradhetuar dhe flet per kete gje ...... asnje cudi ---- aleanca e qelbesirave nuk ka brire

Submitted by bbb (not verified) on

Dr. Flori: Nuk kam asgjë me Ilir Metën, përkundrazi e vlerësoj si …hajdut me eksperience…

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.