Shënim:Fantazia kreshnikiane e “1 milon kuqezinjve” shtrihet edhe te sondazhet…

Tek po pija dje një kafe te City Park, rreth orës 18:30, një mik më njoftoi se Vizion Plusi do të publikonte rezultatet e sondazhit të dytë të Institutit Piepoli në mbrëmje. I telefonova koleges Valbona Kurti të Vizion Plusit, për ta pyetur nëse kjo ishte vërtetë, dhe ajo më tha se rezultatet e sondazhit të dytë të Piepolit do të publikoheshin në 19:30.
Nxitova për në shtëpi që ta ndiqja drejtpërdrejt dhe i qetë publikimin e rezultateve të sondazhit dhe, gjatë ndjekjes, i dërgova edhe ndonjë sms Valbonës për ta ndihmuar në interpretimin e rezultateve që po publikonte Instituti Piepoli.
Tek po drekoja sot, më vjen një sms nga një mik, i cili më njoftoi se Kreshnik Spahiu më ka akuzuar mua si autor të "manipulimit" të sondazhit të Piepolit! Dhe kur kontrollova faqen online të gazetës SHQIP, s’i besova syve tek lexova këtë fjali: “Sipas kuqezinjve, autorët e manipulimit të këtij sondazhi janë Andia Dragoi e Eduard Zaloshnja.”
Një vajzë të quajtur Andia (mbiemrin nuk ia di) e kam takuar kalimthi para ca javëve, kur takova të fejuarin e saj, një i njohur i im. Emërin e Institutit Pieoli e kam dëgjuar për herë të fundit kur prenzatoi para dy javësh sondazhin e parë të tij në Vizion Plus.
Se nga e fantazoi Kreshniku “manipulimin” e sondazhit të mbrëmshëm të Piepolit, që unë paskam bërë në bashkëpunim me këtë Andian, vetëm Zoti e di, por një mik me të cilin po drekoja më tha: “Mos ia vër veshin Kreshnikut; ai fantazoi se do t’i mblidheshin 1 milion kuqezinj në shesh në 7 prill e 1 maj, dhe vetëm 1500 i erdhën…”
E.Zaloshnja
Në foto: 1500 kuqezinjtë e mbledhur nga e gjithë Shqipëria në 1 maj, në protestën e Aleancës Kuqezi para Kryeministrisë
Comments
Ky (Deleted) e tregoi veten

Ky (Deleted) e tregoi veten ashtu sic eshte dhe tani ka surrat edhe ia hedh fajin te tjereve per deshtiminqe do i vije patjeter. Uroj qe te mos marre qofte edhe nje mandat te vetem.

Po te rrish dhe te merresh me

Po te rrish dhe te merresh me guralecet qe hedh Spahiu ne lumin e trubullt elektoral nuk ben gje tjeter veçse lojen e tije. Ne rastin e ketij mitomani te pasherueshem kura me e mire eshte braktisja totale nga te gjitha mediat dhe aktoret politike. Ajo qe me çudit disi eshte braktisja e sorres edhe prej ujkut te vjeter Sali. Ndoshta ka bere dy arsyetime dhe tri llogari ne lidhje me elektoratin aleancist akoma te hipnotizuar qe i rezultonte te ishte pikerisht gjahu i tij me i preferuar.

Ujku sorres nuk ia nxjerr syte por ushqimin e mbetur nuk behet fjale qe s'do ja falte ne kohe rreziku.

Cdo dite e me shume po ta

Cdo dite e me shume po ta shikoni Kreshniku po e modifikon qendrimin e tij. Po bene edhe Berishen edhe Ramen fajtore per gjendjen ne te cilen jemi.

A nuk eshte kjo strategjia e Berishes? A nuk po luan me kete Berisha ne 3-4 vitet e fundit?

Eshte e qarte qe Spahiu po ben lojen e Berishes dhe populli nuk eshte budalla ta kuptoje

Po sikur sikur sikur, Kreshja

Po sikur sikur sikur, Kreshja do qe te marri votat e te pakenaqurve per tu bere ai dhe njerezit e tij deputet, e te mos i behet vone shume per Berishen dhe Ramen? A ndodh dhe kjo?

o albo, para se te lodhje

o albo, para se te lodhje duart me shkrimin e ketij kommenti, te kishe pare me vemendje foton e ketij lajmi. me keto 1500 "kuqezinjte" e sjelle me autobuza do behet deputet niku kacurrel?

Ore te tentoj te behet me ca

Ore te tentoj te behet me ca te doje ai. Eshte e shemtuar kjo sjellja ndaj tij qe derisa ishte aleat potencial i Rames kjo faqe, dhe komentuesit, nuk pushonin se lavderuari, dilnin sondazhe nga Fondacioni Kult qe e nxirrnin me 15% (ku perfundoi Kulti meqe ra fjala?) ndersa tani u be sorre vetem se nuk pranoi te behet me Ramen. Nqs deshton ne marrjen e mandatit nuk do jete as i pari e as i fundit, po sjellja ndaj tij eshte hipokrite.

albo, s'ka asnje shans niku

albo, s'ka asnje shans niku te behet deputet me keta 1500 "kuqezinj", prandaj mos u lodh kot te shkrush me per nikun. po te kish ndejt ne koalicionin opozitar, do ta merrte mandatin, se do ta votonin shume opozitare qe besonin se ai ishte me i vendosur se te gjithe opozitaret e tjere per ta heq berishen. por ai s'e kishte mendjen me heq berishen, ai deshte t'fuste ne listat e sigurta te ps-se nje bionde, nje brune, nje kacurele...

@albi: Jo, e ke gabim... se

@albi: Jo, e ke gabim... se pari nuk e dime se kush e mburrte e kush po e kritikon; ti thua qe jane te njejtet, e ke gabim, ka prova sa te duash qe nje pjese e madhe e kane konsideruar gjithmone per kete qe eshte... se dyti, arsyeja qe largoi mbeshtetesit eshte fakti i thjeshte qe votat e njerezve do benin te kunderten e asaj qe do donin, dhe shumica, ndryshe nga ty, analizojne dhe nuk e quajne tip sporti kete muhabet, dhe nuk duan te bejne eksperimentet e ketij karagjozi... Gabim mund te ishte "mbeshtetja" e paproporcionuar qe i eshte ofruar fillimisht ketij karagjozi, por per mendimin tim venia ne pah e nacionalizmit idiot te ketij neutralizoi nje nacionalizem idiot tjeter, ate te Berishes, dhe i beri gjerat me te qarta...

Add new comment