Shënim: Një paradoks në sondazhet e IPR Marketing

Postuar në 21 Maj, 2013 17:10

Në dy sondazhet e prezantuara sot nga IPR Marketing në Ora News, një për Qarkun Tiranë dhe një për të gjithë vendin, shumica e shifrave të paraqitura përputheshin me trendin e votave në të kaluarën. Koalicioni i Majtë, si në Qarkun Tiranë, edhe në rang vendi, ishte 2-3 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Ndërsa Koalicioni i djathtë ishte 4-5 pikë përqindje larg kuotës që partitë aktuale të koalicionit kanë arritur në vitin 2009. Me pak fjalë, sipas IPR Marketing, Koalicioni i Majtë është 4.5 pikë përqindje para Kolaicionit të Djathtë, si në Qarkun Tiranë edhe në rang vendi.

Gjithashtu i arsyeshëm ishte rezultati për LSI-në. Ajo ndodhet 0.5 pikë përqindje poshtë kuotës që kapi në 2011-ën në Qarkun Tiranë (8.5%) dhe 1 pikë përqindje poshtë koutës që kapi në rang vendi në 2011-ën (7.5%).

Ndërsa rezultatet për FRD-në ishin krejtësisht paradoksale. Në Qarkun Tiranë, ku i madh e i vogël e di që FRD-ja ka bastionin e vet, kishte vetëm 2%, ndërsa në rang vendi kishte 3.5%. I bie që FRD-ja të ketë 5% jashtë Tiranës, që mesatrja e vendit të dalë 3.5%. Ndoshta IPR Marketing, në rastin e FRD-së, u ka ngatërruar vendin shifrave të Tiranës me ato të të gjithë vendit…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Doku (not verified) on

Besoj se pas zgjedhjeve do bien dhe flamujte e lavdise per FRD.  Eshte partia me serioze, duhet pranuar, por nuk ka mbeshtetes. Ata qe e quajne veten "te djathte" ne Shqiperi e kane shume te veshtire te mos votojne per Salen. Nje pjese e madhe jane pa buke, nuk e dine PSE, por dine qe jane "te djathte". Njesoj si pabukesit e tjere qe besojne se Kokedhima apo Nasip Naco jane "te majte".

Nuk e kane shume problem FRD-ne as PS-ja e as PD-ja. Nje AK qe po u prishte pune ne sondazhe gjeten menyren ta gerryejne nga brenda.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Vezhgimi i z. Zaloshnja eshte shume i sakte. Mirepo budallenj si Qim Peka, te ftuar ne emisionin e Ilves, nuk arriten ta kapnin kete fakt, por u revoltuan me kompanine qe kreu sondazhin pse e kishte nxjerre humbes Berishen. Duhet te jesh Peka, te mos e kuptosh se kendezit i kane rene pendet.

Ndersa ti japesh FRD  2% ne Tirane, do te thote se ne  tre kater qarqe te tjere ajo duhet te kete mare edhe mbi 5%, duke nxjerre 3-4 deputete. Paradoksi eshte se ne Tirane kjo parti pretendon per mbeshtetjen me te madhe.

Submitted by dritan (not verified) on

Nuk e di je njejes apo shumes por edhe ti edhe zaloshnja flisni me pasion.

1- Zaloshnja ben nje gabim kur krahason zgjedhjet lokale ku PD leshoi hapesirat per aleatete e saj (nenkupto LSI) 9 here me shume se PS. Kurre ndonjehere me perjashtim te vitit 2005 nuk ka marre LSI ne zgjedhje politike 8,5 % te votave ne rang vendi apo ne Tirane. Por kjo ka ndodhur 7 vite para se te ndodhte blloku i Metes dhe qe atehere LSI ka vetem renie.

2 -  Ulja e AK dhe FRD ne Tirane eshte bere sepse te dyja keto forca rezultojne ne qarkun e Tiranes me te kuotuara sesa LSI. Pra problemi real i ketij sondazhi eshte fryrja pa lidhje e LSI ne Tirane qe ka sjelle problemin e dyte se dhjami i kujt do perdorej per te ushqyer elektoratin anemik te ilir metes.

Aresyeja pse kane zgjedhur AK dhe FRD eshte sepse te dyja keto ne Tirane dalin ne sondazhe me lart se ilir floriri.

Kuptohet ky nuk eshte nje paradoks natyral por nje pasoje e futjes se duarve ne sondazh sepse Ylli Ndroqi nuk e pranon dot qe shoku  META te dale parti e 5 ne Tirane.

Submitted by xhemal meco (not verified) on

Flamujt e lavdis do bien ke te drejt por per PD-ne.me duket pa sens komenti juaj qe thoni qe eshte partia me serioze dhe gjithashtu deklaroni qe nuk ka mbeshtets.Per kte gje un ju ftoj thjesht te shikoni sondazhet e kryera te cilat shprehin qartesisht qe FRD-ja e nje force politike tashme e konsoliduar dhe me ne ne krye njerez te sprovuar ne poltike.Te djathtet e vertet tashme jane koheshient per domosdoshmerine e rotacionit politik dhe keta djathte jane ne radhet e FRD-se.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sesi mund te votojne te djathtet e Tiranes Bamir Topin qe votoi Ed RAmen ne 2011 vetem ju mund ta thoni. Te djathtet e Tiranes do Votojne Sali Berishen ose Dash SHehun si perhere. Bamir Topi do dale me i zhgenjyer se nga presidenca keto zgjedhje, ketu do jemi e do e shohim

Submitted by A (not verified) on

Unë mendoj se si të djathtët, si të gjiztët, dhe të bulmettët e tjerë, do të votojnë partinë e Xhuvelit, Agrare Ambientaliste.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Pse o [deleted], per ke te votonte, per ate  qe e quajti pucist, per te rrjedhurin dhe vrasesin?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.