Shënim: Pjesëmarrje e lartë e kuksianëve në votim…

Postuar në 21 Maj, 2013 04:03

Sipas të dhënave të Censusit 2011 për qarqet, të publikuar ditët e fundit, rezulton se popullsia në moshë votimi që banonte në Shqipëri në vitin 2011 ishte 2,060,324. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, 1,586,807 zgjedhës morën pjesë në votimin e 8 majit 2011. Pra i bie që rreth 77% e popullsisë në moshë votimi që banonte në Shqipëri në vitin 2011 të ketë marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërsa në Qarkun Kukës, kjo përqindje ka qenë goxha më e lartë – plot 87.3%. Nga 55,605 kuksianë në moshë votimi që banonin në këtë qark në 2011-ën (sipas Census 2011), 48,544 prej tyre morrën pjesë në votim (siaps KQZ-së).

Kjo pjesmarrje kaq e lartë në Qarkun Kukës, në krahasim me mesataren e Shqipërisë, mund të shpiegohet me vetëdijen e lartë politike të zgjedhësve të këtij qarku, por ndoshta edhe me marifete si ato të komunës Dajç të Lezhës, ku siç provoi gjykata e atjeshme, 1/3 e votuesve që figuronin si pjesmarrës në zgjedhje, nuk kishin qenë fare në Shqipëri në 8 maj.

Vlen të theksohet se Qarku Kukës nuk është dalluar vetëm për pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje, por edhe për shtesë të lartë popullsie nga viti 2009 e këtej. Sipas Ministrit të Brendshëm, kjo shpiegohet me papërtueshmërinë e burrave kuksianë…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Kuksi ri ka ba nryshime

ka fut trenin ne rrug makine

Submitted by ILIRET (not verified) on

Karaduz pri Bajram Currit

S'ja lsho rrugen centaurit

Karaduzi hopa hopa

Centauri neper gropa

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.