Zaloshnja për KQZ-në dhe kandidatët e pavarur Malaj e Prifti

Postuar në 18 Maj, 2013 09:16

Në një intervistë dhënë revistës Java, bashkëpunëtori i rregullt i respublica.al Eduard Zaloshnja ka shprehur mendimin se, çfarëdo kompromisi të gjendet për KQZ-në në prag të fushatës, ajo do të ketë problemin e kahershëm “4-3”

Thotë Zaloshnja: “Edhe sikur KQZ-ja të plotësohet me 7 anëtarë, gjasat janë që të mos bëhen kurrë 5 vota për vendimet më të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar. Në këto kushte, fatkeqsisht, vendimet më të rëndësishme ka gjasa të merren në Kolegjin Zgjedhor, si në të shkuarën.”

Sidoqoftë, sipas Zaloshnjës, në qoftë se devijimi i votave në 23 qershor nuk do te jetë më i madh se ç’mund të ketë qenë në 2009-ën, ai nuk do të ndikojë në rezultatin përfundimtar, sepse tani kampi i majtë është i bashkuar dhe nuk do të ketë ndarje të votës si në 2009-ën, kur 84 mijë vota të majta shkuan për koalicionin e LSI-së.

Në lidhje me kandidatët e pavarur Malaj e Prifti, Zaloshnja është i mendimit se  shumica dërrmuese e elektoratit shqiptar voton për fanelat e ekipeve dhe jo për lojtarët individualë të tyre.

Thotë Zaloshnja: “Një Arben Malaj që mund të ketë marrë shumë vota në Llakatund, kur kishte fanellën e PS-së, do ta ketë shumë të vështirë të marrë po aq vota pa atë fanellë. Një Dritan Prifti që ka marrë shumë vota në Libofshë, kur kishte fanellën e LSI-së, do ta ketë shumë të vështirë të marrë po aq vota pa atë fanellë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard Camaj (not verified) on

Nese Malaj nuk merrka vota ne Vlore, atehere ndaloni se beri presion qe te terhiqet dhe se kembenguluri qe votat ndaj tij jane vota per Berishen. Eshte gjeja me e piset qe mund te mendohet: duke u kerkuar njerezve te mos votojne per ate qe mendojne, duke nderhyre ne preferencat dhe vullnetet e njerezve qe teorikisht duhet te jene te lire ne zgjedhjet qe bejne, ne baze te llogarive meskine e te pista elektorale. Ti Zaloshnja ke huqin qe nuk do te jesh asnjehere krenar per ate qe mbron, dhe herepashere ke bere mea culpa per qendrimet e tua. Kjo vjen nga fakti qe ti mbron njerezit, rrymat e momentit, konjukturat, dhe jo principet, idete, alternativat. Nderhyrja ne Top Story ku i kerkoje Dakos qe te bombardonin publikun me idene qe votat per Malajn jane vota per Berishen, eshte gjeja me e pamendueshme per nje intelektual, e denje per nje militant partie dhe aparatçik te dekadences morale ne te cilen klasa politike llokoçitet prej 22 vitesh, pa shprese per ndryshim. Si mundni ta beni nje gje te tille, pa u skuqur, mund te shpjegohet veç me leverdite qe natyrshem burojne prej te qenit pale dhe pjese e konjuktures dhe establishmentit politik.

Submitted by nxenes i klases... (not verified) on

<p>bard, kjo e 23 qershorit eshte nje arithmetike elementare: nqs je votues i majte qe do berishen te rrije edhe 4 vjet ne pushtet, voto per malaj, prifti, kaci &amp; co; nqs je votues i djathe qe s&#39;do berishen edhe 4 vjet ne pushtet, voto frd; nqs je &quot;beppe grillo-ist&quot;, shko ne plazh ne 23 qershor dhe prit tos lubonjen te krijoje partine e tij 26-perqindeshe...</p><p>te tjerat jane dengla, dengla, dengla - te pakten deri ne 23 qershor.</p>

Submitted by Bard Camaj (not verified) on

po or shoku miku, por ka njerez ne kete vend qe nuk shkojne per te votuar duke numeruar me gishta, por shkojne duke menduar kush i perfaqeson apo do te donin t'i perfaqesonte me mire. Jo te gjithe njerezve u plas shume per matematiken e Edi Rames qe te kuptohemi, dhe eshte paradoks i madh qe pikerisht kategoria e atyre qe perçmojne llogarite elektorale, qe jo vetem vendosin ne çdo sesion zgjedhjesh, por qe terhiqen zvarre, pa kurrfare deshire per te votuar dike qe nuk duan, ne emer te nje te keqje me te madhe. Keta njerez mundet te votojne Ramen, per te larguar Berishen, por nuk mundet t'i detyroni te marrin makine llogaritese me vete kur te shkojne per te votuar, per te pare nese i dalin votat Edit per te fituar apo jo.

Submitted by nxenes i klases... (not verified) on

<p>o bard, secili nje vote ka ne dore ne 23 qershor. nqs ti je edhe kunder berishes edhe kunder rames, shko me tos lubonjen ne plazh ne 23 qershor. ndersa po te jesh&nbsp;nga llakatundi, shko voto per ben malajn. te tjerat jane dengla, dengla, dengla deri ne 23 qershor. pas 23 qershorit flasim per keto enderrat e&nbsp;tua lubonjiane...&nbsp;&nbsp;</p>

Submitted by Bard Camaj (not verified) on

Te gjithe ne, kemi arsye te mjaftueshme per te larguar Berishen dhe per te vene ne pune çdo mekanizem qe kjo te realizohet, por nuk eshte as ne detyren, as ne dinjitetin e nje intelektuali, nese e konsideron veten te tille, te nderhyje me thirrje militantesh partiake. Ne nje sistem funksional punet jane te ndara, militantet bejne punen qe u takon, duke mobilizuar elektoratin, ndersa intelektualet bejne te tyren, duke vene caqet parimore te asaj qe duhet te behet. Rexhep Qosja eshte po aq opozitar sa ju, dhe e ka bere te qarta arsyet dhe urgjencen e largimit te Berishes, pa bere thirrje partiake dhe pa i hyre matematikes elektorale. Nuk eshte detyra e nje intelektuali kjo, eshte detyra e tjeterkujt. Nderhyrja ime nuk eshte kunder atyre qe mbroni, se ato jane legjitime, por premisa eshte e gabuar: duke bere poza intelektualizmi, beni thirrje militantesh . Kjo eshte parakusht i mjaftueshem, qe ciklikisht te perfundoni ne konkluzione te gabuara, dersa militantet nuk jane shquar ndonje here as per largpamesi, as per ide gjeniale qe i rezistojne kohes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.