Berzh-i: Me këtë borxh e me këto norma interesi, qeveria nuk ka më hapësirë për ndërhyrje stimuluese në ekonomi

Tre muaj më parë, Berzh-i (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim) e kish parashikuar rritjen ekonomike tw këtij vitit në masën 1,9%. Në një raport të vetin të sapopublikuar për ekonomitë e rajonit, Berzh-i vlerëson se rritja jonw ekonomike do të zbresë këtë vit në 1.5. Është një shifër që mbetet nga më të lartat në rajon, por ky fakt nuk ngushëllon shumë. Kosova e ka rritjen më të lartë se tonën, por askush nuk e merr këtë si shenjë të një ekonomie të fortë e të këndellur.
Lajmi më i keq që del nga raporti i Berzh-it lidhet me pamundësinë për të bërë ndërhyrje stimuluese, Mundësitë që kanë ekzistuar deri më sot janë ezauruar nga qeveria ‘Berisha’. Normat e interesit kanë zbritur në minimumin historik, ndërsa borxhi publik është në maksimumin historik. Në fund bëhet dhe vëzhgimi që e kanë bërë të gjithë: Sektori bankar në Shqipëri përballet me një nivel të lartë të kredive të këqija dhe mbetet i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme.
Re.Pu.
Comments
Këta të BERZH-it nuk janë në
<p>Këta të BERZH-it nuk janë në vete nuk e kanë kuptuar se ku ndollen këtu i thonë Salistan dhe 2+2=5</p>
Add new comment