Jeta e mëparshme e Angela Merkel trazon publikun gjerman në prag zgjedhjesh

Postuar në 15 Maj, 2013 07:46

Zbulime befasuese, apo gjëra të njohura? Mes këtyre ekstremeve luhaten përshtypjet mbi librin e ri për Angela Merkelin. Dy autorët Georg Reuth dhe Günther Lachmann në biografinë "Jeta e mëparshme e Angela M." hedhin një vështrim në një periudhë të ndjeshme të karrierës së politikanes së lartë. Bëhet fjalë për kohën e saj në RDGJ, ku ajo duhet të ketë bërë "agjitacion dhe propagandë" për FDJ, organizatën e rinisë komuniste.

Libri 336 faqesh, që botohet katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, synon të mbushë boshllëqet informative, që kanë lënë të hapura biografitë e mëparshme të Angela Merkelit, - thotë autori Lachmann në një intervistë me Deutsche Welle. Dhe këtu bën pjesë edhe pyetja, nëse Merkel ka qenë sekretare e FDJ për propagandën apo jo. Qeveria gjermane megjithatë nuk sheh në të ndonjë zbulim spektakolar. Merkel që në vitin 2005, në një libër intervistë me titullin "Rruga ime" është shprehur në mënyrë të detajuar dhe shumë personale lidhur me këtë çështje. "Jua rekomandoj ta lexoni", tha zëvendësi i zëdhënësit të qeverisë Georg Streiter.
Autori Lachman ka tjetër mendim. Në "Rruga ime" Merkel pohon vetëm se nuk mban mend, nëse ka bërë agjitacion dhe propagandë. Por ai thotë se ka prova. "Ka dy dëshmitarë," thotë Lachman. Fjala është për miq të mirë, me të cilët Merkel atëherë bashkëpunonte ngushtë dhe me të cilët ka kaluar shumë kohë së bashku. a.n.

 

Foto nga DW: Angela Merkel, në RDGj, rreshti i dytë në mes me shokët e klasës së 10-të

Comments

Submitted by mira (not verified) on

<p>ne fakt qenka shembulli tipik i sali berishes... shembulli i nje njeriu te ndyre dhe hajdut si saliu....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.