Gazeta Dita: Telefonata e shqetësuar e Ramës për Kokëdhimën, pas e-mailit kërcënues ndaj Bazes

“Trazimi 2K” e quan gazeta Dita e sotme situatën rreth kandidimit të Kokëdhimës në listat e PS.
Gazeta sjell një lajm interesant, kuptohet nga pas kuintave: pasi Baze ka rrëfyer “kërcënimin” nga “pushteti i pas 23 qershorit” dërguar me e-mail nga adresa e Koço Kokëdhimës, Rama thuhet t’i ketë bërë një telefonatë të shqetësuar. Koço, mësohet të ketë mohuar që e ka nisur e-mailin, “s’e kam bërë unë. E ka bërë një djalë që merret me fushatën time”.
Gazeta Dita vëren se refreni “s’e kam bërë unë” ishte dhe lejtmotivi i intervistës tek Fevziu.
Çfarë ka bërë a jo, Kokëdhima? Gazeta DITA i ka drejtuar dje 6 pyetje Kokëdhimës, për të cilat nuk dërgoi përgjigje. Tha se kishte axhendë të ngjeshur.
Pyetjet e papërgjigjura janë më poshtë:
1 – Zoti Koço, gazetari Mero Baze ka deklaruar se është kërcënuar nga ju. Si qëndron e vërteta e kësaj historie?
2 – Mustafa Nano, ka pasur kritika për kandidimin tuaj për deputet. Për kritikat e tij deklaruat se “pas 23 qershorit do ta çlironi dhe Mustafajin nga kompleksi i inferioritetit”. Mund të na sqaroni çfarë veprimesh kini parasysh me këtë?
3 – Mendoni se përfshirja juaj në politikë aktive e ndihmon apo e dëmton gazetën tuaj “Shekulli”? Çfarë do të ndodhë me gazetën pasi të zgjidheni deputet?
4 – U shprehët në emisionin “Opinion” se investimi në shtyp ishte gabimi juaj më i madh në jetë. Do ta korrigjoni këtë gabim tani? Dhe si?
5 – Pas 23 qershorit do të zhvilloni mbledhje me grupin kuvendor. Si do t’i drejtoheni në atë kohë Edi Ramës, me emër apo me Kryetar?
6 – Çfarë mendimi ke për njerëzit në politikë apo jashtë saj që fajin për dështimet e veta ua hedhin përherë të tjerëve?
k.c.
linku i plotë i shkrimit të Dita-s:
http://gazetadita.al/trazimi-2k/
Comments
jeni bere te tere trima me

jeni bere te tere trima me koço kokedhimen qe s'ka gje ne dore por s'jua mban me frangaj e kompani edhe kur (deleted)

1 – Zoti Koço, gazetari Mero

1 – Zoti Koço, gazetari Mero Baze ka deklaruar se është kërcënuar nga ju. Si qëndron e vërteta e kësaj historie?...Fajin e ka Saliu

2 – Mustafa Nano, ka pasur kritika për kandidimin tuaj për deputet. Për kritikat e tij deklaruat se “pas 23 qershorit do ta çlironi dhe Mustafajin nga kompleksi i inferioritetit”. Mund të na sqaroni çfarë veprimesh kini parasysh me këtë?...Fajin e Ka Malaj

3 – Mendoni se përfshirja juaj në politikë aktive e ndihmon apo e dëmton gazetën tuaj “Shekulli”? Çfarë do të ndodhë me gazetën pasi të zgjidheni deputet?...Fajin e ka polcia finaciare

4 – U shprehët në emisionin “Opinion” se investimi në shtyp ishte gabimi juaj më i madh në jetë. Do ta korrigjoni këtë gabim tani? Dhe si?...Fajin e ka Brixhida

5 – Pas 23 qershorit do të zhvilloni mbledhje me grupin kuvendor. Si do t’i drejtoheni në atë kohë Edi Ramës, me emër apo me Kryetar?...Na mor ti nipi i Spiros

6 – Çfarë mendimi ke për njerëzit në politikë apo jashtë saj që fajin për dështimet e veta ua hedhin përherë të tjerëve?...no comment

hahahahahaha.......

hahahahahaha.......

Shum i njeanshem ky shkrimi i
Shum i njeanshem ky shkrimi i dites...mendoj gjithashtu se nuk e meritojne nje pergjigje nga Koco...Ju gazetareve nuk ju lejohet te neglizhoni normat elementare te komunikimit publik, per te mos fol per tendencen e qarte manipuluese qe fshihet ne interpretimin e njeanshem qe i bejne arsyeve te reagimit te Kocos ndaj Meros.
Add new comment