Klani ‘Basha’ fiton kundër klanit ‘Topalli’?

Disa gazeta të sotme, si të ishin nën një komandë, i kanë mëshuar një lajmi tw vetwm. Me sa duket, është një gjë që nuk mund të mos u binte në sy. Dhe nuk është se janë gazeta të një krahu politik. Janë të të dy krahëve.
Për çfarë është fjala? Është fjala për lajmin që në thelb thotë se “klani i Lul Bashës fiton mbi klanin e Jozefina Topallit”, dhe me këtë i janë referuar faktit që një numër mbështetësish të Topallit janë hequr nga listat. Ka folur për këtë argument Shqiptarja.com, Mapo, Sot, etj.
Raportimet flasin për shumë emra si “të Topallit”, por në këtë mes ka dhe teprime. Është e vërtetë që klani ‘Basha’ e ka fituar garën me klanin ‘Topalli’, por lista e mbështetësve të Topallit është raportuar më e gjatë se sa është në të vërtetë. Po kështu teprohet kur i bëhet jehonë një krisjeje të madhe mes Berishës e Topallit. Është thjesht në qjefmbetje e Topallit, të cilën ajo, siç ka bërë dhe herë të tjera, do ta hedhë shpejt pas shpine. Gjërat në kampin e PD-së janë një script i njohur.
Re.Pu.
Comments
Klani Basha eshte klani
Klani Basha eshte klani Berisha ose klani Argita. Eshte projekti i partise si prone private. Normal qe do fitonte ne nje parti qe ka jo kryetar po mbret prej 23 vjetesh.
Add new comment