Politizove paturpësisht një tragjedi familjare - i shkruan Kozma Dushi autorit të teksteve të tij

Postuar në 07 Maj, 2013 12:12

Arben Duka e Kozma Dushi janë i pari poet dhe autor tekstesh, i dyti këngëtar. Kur Dushi doli disa ditë më parë dhe lëvdoi Berishën në një miting elektoral, (pak para apo pas kësaj Presidenti i dha titullin Mjeshtër i Madh) Duka i bëri një letër të hapur bashkëpunëtorit të tij (kanë bërë rreth 45 këngë së bashku) ku i shkruante ndër të tjera:

Kozma! Njeriu ka kohë gjithmonë të turpërohet dhe ti u turpërove në prag të pleqërisë. Të urova për titullin, po kur lexova gazetat për bëmat e tua, u bëra shumë pishman, ndaj po të them se nuk e ke më urimin tim, se nuk e meriton. Nuk e di për sa je shitur, por jam shumë i pikëlluar për ty. Ti e politizove këtë punë Kome, ndaj dhe e zhvlerësove plotësisht veten dhe titullin. Unë e di mirë se ç’mendime ke pasur ti për Berishën dhe PD-në, ndaj u skandalizova nga ato që lexova në gazeta. Ti ke pasur një urrejtje patologjike, Kozma, për faktin se në vitin 1997 të është vrarë kunata (nusja e vëllait) nga një plumb qorr. Ndaj mendoj se dhe ti ke hyrë qorrazi në atë bandë vrasësish, që vranë dhe pas 97-s.

Letra u botua para disa ditësh në gazetën Dita (ku Duka ka një rubrikë të përditshme satire politike në vargje). Sot Dushi i është përgjigjur em një letër të hapur ën Panorama, ku i shkruan ndër të tjera:

"Turp për ty Arben Duka! Me keqardhje mora dijeni për letrën tënde të hapur dhe nuk mund të mos përgjigjem. Nëse ti sinqerisht mendon se KOZMA DUSHI gjatë gjithë jetës së tij profesionale ka fituar qoftë edhe 1 lek, vend pune, apo çfarëdolloj sadisfaksioni tjetër profesional pa djersën e ballit, atëherë jam unë ai që të them: TURP!

Me një mungesë sensibiliteti që nuk ta njihja, më ke përmendur duke e politizuar paturpshmërisht një tragjedi familjare që më ka lënduar shumë. Mos do të bindësh publikun se ajo tragjedi të ka lënduar më shumë ty sesa familjen time?! Ajo që më shqetëson, është fakti se urimet m’i bëre privatisht, ndërsa sulmin publikisht. Nuk e kam të lehtë të refuzoj idenë se pas kësaj iniciative me arsye pseudomorale, në të vërtetë fshihen arsye të forta materiale…” a.n.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Argumentet e Kozmait jane tipike si ato te PD-isteve, pa pike logjike dhe kohezioni. Qenka bere taman i dores se ketyre Kozmai, i paska mesuar mire mesimet. Ketij i duhet vene viza si njeri qekur tha:" Me hoqi LSI dhe tani jam me PD, po pse? Po se me futi ne pune". Interesaxhi pa dinjitet.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Edhe teksti i kenges

"o Sali na je bere ferre,

me kozma e me leftere,

shihe me dylbi pushtetin kete here"

nga Kozi eshte shkruar para se te lepinte bythen e plakut Mere Fizi.

Pune tespiesh dhe Tosun Baçësh!

Submitted by voica (not verified) on

Ti re,  Komi! Aman ere, m'qafsh mua tie, na thuaj pak-e, vetë e ke shkrojtur letrën ti re, babuç. He, zemre, thuaj thuaj tie.

Submitted by adi (not verified) on

E dashur Voica. Ndoshta nuk e ka shkruar vetë, por ai është dakord me çfarë shkruhet. Edhe për mua nuk duhet të përfitohet nga kjo tragjedi.  Më parë duhet ta zgjidhim kush e bëri 97-ten. E pra, gjysma nuk është me një mendim me gjysmën tjetër. Megjithate komenti është shkruar bukur. Kam përshtypjen se po flet vetë Komi. Ai ka këtë humor.

Submitted by Rrofte Siperfaqja (not verified) on

Secili ka te drejten e jetes se vete.

Arben Duka eshte nxituar shume: kishte plote personazhe per te cilet mund te thurte vargje bejte!

Kozma Dushi eshte njeri qe nuk lendon askend, dhe Duka e njeh mire ate...

Nese Duka ka qejf te "krruhet" pa pushim me te gjithe, duke mbetur gjithnje e perjetesisht "I Majte Klasik",

kjo nuk i jep te drejte qe te tjeret, qofte edhe kengeteret e teksteve te tij, te mendojne e sillen ndryshe!

Perdorimi i intimiteteve, gjithnje e kalon te drejten ne anen e te prekurit...

Duka, hera heres godet ne shenje, edhe duke paguar çmim me shendetin e tij, por ja, hodhi poshte 99 bejte

kunder Ilir Metes, se ashtu perkonte me idene e tij politike!

Pse te mos e falte Komin e urte, Shen Kozmain, kur nese rregulloi dicka per veten, askujt nuk i binte me qafe...

Ne shenje merren Majat e Mungeses se Moralit, Arben, jo viktimat...

Submitted by Aredion Lici (not verified) on

Kozma Dushi eshte nje person i peshtire. Im ate e ka marre ne pune tek SH.Q.U.P dhe ishte nga ata tipa te neveritshem qe te lepihen nga pas. Turp Komi nuk shahet Arben Duka sepse eshte figure.

Submitted by Doku (not verified) on

Si mund te kete zgjedhje te vlefshme ne Shqiperi, kur vota e nje familjeje me 3-4 votues vlen nje vend pune te rendomte. Boll administrata me familjaret te votojne per PD apo PS, plus militantet (symbylllurit) dhe ndonje qe voton per inat,  iken zgjedhjet. Te tjeret cfare mbeten, te marrin plackat dhe ne kurbet, se nuk e perfaqson njeri, dhe ne Shqiperi vend nuk ka per ta.

Eshte per te ardhur keq.

Une do votoja AKZ, jo per ndonje simpati per Spahiun, po se te pakten le nje dritare shprese. Nese PS+LSI fiton, jam i sigurt qe do e qelbin me keq se 1997-2005, she per 4 apo 8 vjet, Saliu do riciklohet prape, dhe prape do jete kryeminister. Nderkohe cfare ka mbetur nga pasuria kombetare , ato pak miniera dhe hidrocentrale, do shiten per te mbushur vrimat e buxhetit, dhe do vazhdoje stolisja e jugut me permendoret e "heronjve" greke te WW2, Janulltosi do perhapi "frymen e mire" derisa te vdese (po vdiq), dhe Mr.10% do behet ca me i pasur se cfare eshte, tani ka dhe partner Kokedhimen. Do gjendet nje menyre per te kamufluar ligjin e plehrave dhe marrveshjen detare me Greqine nen petkun e ri socialist, njerezit do jene me te varfer se c'jane sot, dhe popullsia do vije e do zvogelohet.

Po nje gje eshte e sigurt, do jemi me afer Evropes, do realizohet endrra evropiane etj brockulla si keto.

Ne fund te fundit cdo popull merr ate qeveri qe meriton, ai qe e ka thene merrte ere nga qeverisja.

Te fala nga NY.

Submitted by Ervin (not verified) on

Dushi eshte nje kengetar dhe mjeshter i madh edhe pa nje dekret presidenti qe i vete pas meritave te tij dhe jo e kunderta pra qe rendka Dushi pas nje palo dekreti. Kurse sa per opinionet politike ai ka gjithe te drejten te mendoje e te mbeshtese ke te gjykoje te arsyeshme sikunder Duka ka te drejte te rrekelleje cfaredolloje pije alkoolike pa iu imponuar kush. Turp per Duken qe nuk pranon zgjedhjen e te tjereve ai ka ulur veten me ate palo artikull ndaj nje artisti nderkohe mund ta mbushe gojen plot me fjalen turp per menyren se si po ben politike bosi i tij Rama ne 8 vite ne krye te opozites

Submitted by nick (not verified) on

sa ekstremista jane komunistat e PS, nuk respektojne zgjedhjen e tjetrit. ju jeni ekstrema me ish komunistet e PD’se pale ta marrin te djathtet e vertet pushtetin, ju merrni pushket si ne 97 prape. iku enveri o njerez cdo njeri eshte i lire te zgjedhi

Submitted by Gerti (not verified) on

Po pse ore Ramista, c'turp qenka te thote dikush se do votoje per nje parti?

C'paska bere Kozmai qe te priste nje sulm nga dikush per voten e tij. Ai i shkreti as kandidat per deputet nuk eshte.

Submitted by Dardan (not verified) on

Komi, ke te drejte qe te shkosh ne cdo parti qe te ploteson interesat ty dhe shume mire ben cdo njeri kur inkuadrohet ne parti per interesa dhe idera etj etj. Po ti or Kozma vajte u fute ne nje bande te felliqur hajdutesh e vrasesish, kete eke bere kabim or syshqiponje e Kalase. Pastaj cfare te dhembi aq shume qe kapesh pas  vrasjes se kunates? Vertete je aq i paster per "tragjedine familjare" qe seshte tragjedia jote se ti prape ne kellef e ke. Pash zotin mos u zhgrryej kaq shume neper bexgat e hipokrizise. Ti vete e the pse e lepive prapanicen e pergjakur te banditeve. Sa me shume te japesh pergjigje per ate qe ke bere aq me trap del, bile edhe me shemtaraq se atehere kur te genjyen dhe te lidhen krahet nga prapa qe te sheroheshe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.