Mark Marku: Ministrat e Ramis Alisë para demokratëve në lista

Mark Marku, deputeti i PD-së që ka dalë herë pas here (pa u larguar shumë, kuptohet) nga kori i PD-së, nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së. “E prisja”, thotë ai për televizionin ABC. Bashkë me të duhet ta ketë pritur dhe Selami Xhepa, që ka demonstruar të njëjtën qasje me Markun gjatë legjislaturës së fundit, me fjalë të tjera ka shprehur mendimin e vet të ndryshëm nga “ai zyrtar i PD-së” në një numër rastesh.
Mark Marku ka shprehur mospajtimin me faktin që në lista janë futur kryetarët e partive aleate, por më së shumti ai e ka pasur më Kastriot Islamin. “Pse nuk kishte vend për demokratët dhe kishte për Kastriot Islamin, ]që ka qenë] Ministër i Edukimit në kohën e Ramiz Alisë?”, pyet si në mënyrë retorike.
Re.Pu.
Comments
More ate qe meritoje ne

More ate qe meritoje ne fakt MARK sepse zgjodhe kauzen e gabuar, qysh ne krye ...Mbrojte kauza te gabuara te shumten e hereve me stilin ala Mesila Doda ...dhe kur u kujtove te beje rebelin ishte vone per te ndrequr shtyllen kurrizore...tashme te perkulur dukshem.

Nuk po na thua ndonje te re

Nuk po na thua ndonje te re Z. Marku, PD eshte cerdhja e ish komunisteve me te hidhur si Sali Berisha e shume te tjere, eshte edhe streha e shume ish-spiuneve te Sigurimit te famekeq te Shtetit, apo jo. Ju duhet t'i dini me mire se une kush jane ish spiunet si puna e Dezinjatores apo Penicilines ka edhe shume te tjere qe e kalben kete parti te mbushyr me ish komuniste si sali berisha, ish spiune e plot laro te pas komunizmit qe veten vjedhin, vrasin e jane te korruptuar dei ne gryke.

Pershendetje, a me tregon
Pershendetje, a me tregon ndokush se si zgjedhen deputetet nga lista zgjedhore. Psh. nese PS-ja i fiton ne Vlore 5 deputet, deputet zgjedhen 5 te paret ne liste apo ata qe kane marre me shum vota?
Problemi eshte se megjithe

Problemi eshte se megjithe karizmen e tij, z.Mark Marku nuk i shtoi asnje vote PD-se ne rrethin e RReshenit ne zgjedhjet e kaluara. Ky fakt eshte akoma me i rende po te kihet parasysh qe ai duhet te kapitalizonte efektin pozitiv te rruges se Kukesit, gje qe nuk ia arriti. Atehere, zevendesimi i tij nga listat me duket me se i drejte, megjithe respektin e madh qe une kam per Markun si analist/opinionist.

Mos i qani hallin Markut

Mos i qani hallin Markut Mark:

E para se gjithnje ka qene e do mbetet Vesh i Sali Berishes!

E dyta, Vesh I Dyte, ka qene Shef i Edukimit dhe Etikes tek Gazeta Shekulli,

dhe...pas 23 qershorit fillon me deputetin Kokedhima!

O Mark Marku... Veçse kam

O Mark Marku... Veçse kam frikë se nuk e botojnë , se do të kisha thanë: [censuruar]

Add new comment