Alush Shima: Në komunizëm mbanim maskë; por kish dhe njerëz na hapnin dritaret

Postuar në 06 Maj, 2013 03:57

Piktori Alush Shima ka japur një ekspozitë të vetën në Galerinë Kombëtare të Arteve, dhe në të është prezantuar me piktura të bëra në periudhën 1968-1973, një pjesë e të cilave kanë pasur nevojë të restaurohen, ngaqë koha, në të cilën ato kanë qenë “të mbyllura nëpër bodrume”, kish lënë gjurmët e veta. Një pjesë e pikturave janë të moteve, kur Shima ishte student e kur ai po kërkonte një identitet të vetin artistik në rrethanat, kur e vetmja metodë krijimi e lejueshme ishte soc-realizmi, dhe kur të gjithë artistët kishin një maskë.

Në një intervistë dhënë Shqipit, Shima flet mes të tjerash për një person që ka luajtur një rol në jetën e tij si njeri e si artist. Mihal Hanxhari, quhet. Ish i diplomuar në Budapest,  dhe më pas ish drejtor I bibliotekës së universiteut të Tiranës, dhe sipas Shimës, “unë dhe miqtë e mij kemi mësuar shumë prej tij, pasi ai ishte me nivel të lartë kulturor, sidomos në lëmin e arteve. Ai kish një numër librash të veçantë, mes të cilëve dhe libra arti, të cilët i ruante në një fond të veçantë, dhe këto libra ai jo vetëm na i jepte që t’i shihnim, por edhe na i komentonte. Ky ishte njeriu që mua më hapi një dritare, nga e cila mund ta shihja pikturën dhe artin në një optikë tjetër, thotë Shima.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po sot çbëhet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.