Shënim: Berisha s'mund të qeverisë dot pa një "Bos të Klanit të Zemunit” ne koalicion

Postuar në 05 Maj, 2013 00:51

Para zgjedhjeve të 2005-ës, Berisha nuk mund të rrinte një ditë pa sulmuar të paktën tri herë “Klanin e Zemunit”. Këtë epitet, të huazuar nga Beogradi, ai ua kish ngjitur vëllezërve Duka dhe Koka, në rrethin e Durrësit, të cilët njiheshin publikisht si njerzit më të afërt të Fatos Nanos.

Pas zgjedhjeve të 2005-ës, Berisha nuk e përmendi më “Klanin e Zemunit”, siç nuk përmendi edhe vetë “Mamuthin e Korrupsionit”, Fatos Nanon. Ndërsa pas zgjedhjeve të 2009-ës, që të vazhdonte qeverisjen, iu desh të ishte në koalicion me njërin prej “bosave të Klanit të Zemunit”, deputetin Lefter Koka, i cili kish qenë Kryebashkiak i Durrësit para 2005-ës.

Dhe tani që deputeti Koka ka kaluar në opozitë, Berisha po mundohet ta zëvendësojë me një tjetër “bos të Klanit të Zemunit” – me kunatin e Kokës, “Dukën e Krimit” Agron Duka (sic e quante Berisha), i cili ishte Ministër i Bujqësisë para 2005-ës. Burime brenda koalicionit të djathtë konfirmuan mbrëmë për News24 kandidimin e Dukës në qarkun e Durrësit në listën e PR-së dhe Fatmir Mediu konfirmoi se Duka eshte emri i zgjedhur i PR-se per Durresin. Ndërkohë, edhe burime tona të afërta me Dukën e konfirmojnë këtë lajm.

A do t’i kërkojë ndjese Berisha aleatit të ri Duka, për kuintalët e baltës së përditshme që i hidhte kur ishte Ministër i Bujqësisë?

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

Fatkeqesi e madhe qe sot akoma ne 2013 nuk mund te dalin njerez te rinj, me ide te reja per te qene kandidate per deputete e per te sjelle dicka te re ne politiken shqiptare. Por me sa duket jo vetem kryetaret e partive tek ne jane te pazevendesueshem por edhe mvartesit e tyre. E njejta panorame per 23 vjet. E njeta gjendje social ekonomike. Dhe me keto parapergaditje per zgjedhje na thone pak rendesi ka nese votoni apo jo dhe se per ke votoni, pasi te njejtet do te jene prape. Sepse ketu, kushdo qe iken nga Ps shkon tek Pd dhe anasjelltas, dhe per me teper kjo na serviret si dicka me te cilen ne duhet te kenaqemi. Nga do qe te sillesh do te shohesh se ate qe hedh njera parti do ta marre partia kundershtare, sikur tek ata fillon dhe mbaron mendja, per te drejtuar kete komb qe jo pak ka vuajtur. A mos valle duhet te vuaje edhe me? Dhe sa mund te duroje akoma? Apo eshte zhdukur ndjenja e kundershtimit te se keqes? Ç`fare mekati ka bere ky popull dhe ne qofte se ka bere pse nuk pendohet, qe kjo gjendje te mos vazhdoje?

Fatkeqesisht edhe kete here nuk pritet ndonje ndryshim.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Po per Ilirin, me te korruptuarin e kombit shqiptar, o Tani, pse nuk habiteni ju?!

Submitted by Gjon (not verified) on

Cudi pse nuk pyesni  edhe perse iku nga PS. Sidoqofte kjo baltosja e kujtdo qe del nga radhet e PS e i bashkohet koalicionit te djathte po behet dita dites sporti i preferuar i gazetareve tifoze te majte.

Submitted by anon (not verified) on

Parine e kombit e paskemi me gishta, shume pak dhe shume kollaj te numerueshme.

Me interesaxhinj sesa ne s'duhet te kete ne dynja; interesaxhinj privat vetem per vete qe shfrytezojne cdo mundesi, pavaresisht kahut politik, per te qene ne taven politike, duke shfrytezuar fukarrallekun e te punesuarve ne bizneset e tyre,duke shfrytezuar farefisni e krushqi, duke shfrytezuar shitjen e votes per nje bikutine veze a thes me miell, per te shfrytezuar pergjumjen tone per t'u pasuruar makuterisht e mbrojtur makuterine e meparshme. Konkluzionet e luftes kunder korrupsionit dhe fitorja e tij mbi gjithshka. Ai e mban ne levizje kete makine shkatarraqe pushtetore qe po na bluan jo vetem perditshmerine, trupin po dhe shpirtin.

Edhe themi se sistemi yne eshte si i Putinit, po ne fund te fundit Putini ca shushunja kombetare i ka kalbur burgjeve kusre ne merremi me mizat.

Votoni o milet per mbrothtesine tuaj te nesermen e 23 Qershorit. Votoni per qelbesirat qe nuk do te sjellin rrotacion, por do te betonojne dhe me fort pushtetin e Berishes. Votoni o milet qe neser te zvarriseni tek keta barone te memedheut, per keta hamza kastriot, per keta qe na mashtrojne duke na servirur dhe nje sanduic me shume kur ata vet hane edhe palcen e kombit.

Zemunet, mamuthat, kriminelet, hajdutet,maskarrenjte, qelbesirat, ndyresirat jane ajka e jone; ndaj ta votojme madje dhe me saze sepse na duan shume dhe nuk i ze gjumi sepse te paret jane qytetaret, europianet, amerikanet.

I votoni dhe i shenjteroni se diku kane bere nje te mire, anipse jane shkelur a shkerdhyer para prapa shumica.

I votoni dhe jepini perpara drejt gremines per tu zhdukur fara e keqe e tyre dhe fara e keqe e jona!

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Kete loje te piset e hapi ed rama (deleted) ilir metes,keshtu qe tani te gjithe mund te shkojne nga te duan majtas djathtas e anasjelltas.Edhe dicka tjeter,e kam per ju gazetar e analiste te majte qe ju ka ngel ora te metodat e enverit.................sapo i keni rradhet tuaja i ngrini njerezit ne qiell sapo ju largohen ju thoni gjithe te zezat. gon duka ishte biznesmen dhe minister i sukseshem tani qe iku u be klan zemuni, kac islami ishte profesori i nderuar i shkolluar ne france tani qe iku u be fshatari i mallakstres,kadeli e dogjani ishin burra malesie tani qe iken u bene maloke te pabese,kreshniku ishte shqiponja qe po e prisnit krahapur tani qe nuk erdhi e bete sorre,like meta ishte hajduti me ze e figure tani qe erdhi te ju u be politikani i integrimit.

Ashtu si kryetari juaj ben zgjedhjet e veta lerini dhe te tjeret te bejne zgjedhjet e tyre.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kriminel je derisa je me PS. Me te kaluar me PD, hop behesh burre i mire. Jo si Rama, qe cfare s'ka bere per tu shitur nafte serbvet, por nuk ja arriti. U perpoq Edvin Rama te pengonte luften clirimtare te kosovareve, dhe gati sa nuk e quajti UCK, organizate terroriste. U mundua Edi qe kosovaret te mos shkonin ne Rambuje, por me kot. Kerkoi Rama qe linjen e interkonjksionit Shqipri Kosove ta mernin serbet jo gjermanet, por i shkoi mundimi kot. Donte te pengonte ne dogane futjen e mallnave nga Kosova, por deshtoi.
Pse si beri dot te gjitha keto, Edvin Rama. Sepse ishte me PS.
Ndersa duhet te jesh me PD dhe i kryen lehte fare dhe nuk te akuzon kush per asgje. Ja, i beri Berisha lehte fare...

Submitted by anonim (not verified) on

Zaloshnja, lere a do t'i kerkoje ndjese Berisha Dukes, por a do t'i kerkoje ndjese Rama popullit shqiptar kur te humbe prape prej ketyre problemeve te tij te brendshme me tere partine (Brace, Duka, .... nje tufe, me te tere po ben pazare per vendin e deputetit, shyqyr qe Duka nuk eshte aq i varfer dhe nuk ka aq karakter sa te mos kaloje ylberin)!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.