Kukësi “internacional”: votojnë bullgarë, gjakovarë, tiranas, lushnjarë, që askush nuk i njeh në qytet! Dhe janë me qindra!

Reportazhi i Lindita Çelës te Tema sjell në vemendje masakrën me listat në Kukës. Në një qytet aq të vogël nuk ëshët e vështirë të verifikosh kush ka emrin në lisët e ku banon. Gazetarja zbulon në vendlindjen e Ministrit të Brendshëm një numër jo të vogël personash që nuk i njeh njeri, por që e “shkundin” votën në Kukës. I tillë është rasti i një familjeje që ka emigruar prej vitit 1946, e nuk ka shkelur më, anipse ka 7 “votues” të rregullt.
“Shqetësimi unë më i madh është se, në bazë të informacioneve që kemi, po punohet me dy lista, ku ajo me anomalitë më të mëdha, do të bëhet prezent ditën e zgjedhjeve”- të thotë sekretari organizativ i PS.
Pjesë nga reportazhi:
“Dashamir Arsenov është një tjetër çudi elektorale. Vendasit shqyejnë sytë, pasi kurrë në qytetin e tyre nuk ka patur familje, që së paku nga mbiemri, të ketë prejardhjen bulldare. Përveç, emërit që ekziston në listën zgjedhore, askush nuk di se kush është dhe ku jeton Dashamir Arsenov. Këto nuk janë anomalitë e vetme që kanë listat zgjedhore në Kukës. Vetëm për qendrën e votimin nr 647 janë rrreth 180 persona që askush nuk i njeh, por që në bazë të listës zgjedhore, do të jenë votues kuksianë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.”
k.c.
i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/05/04/kukes-aty-ku-me-23-qershor-do-te-votoje-e-gjithe-shqiperia/
Comments
Ky quhet qarkullimi i lire i
<p>Ky quhet qarkullimi i lire i njerzve. Sa shqiptar jemi qe votojme ne Itali dhe vende te tjera, qe nuk na njeh njeri ?!?</p><p>Qarkullimi i lire i njerzve ben hapjen e mendjes se njerzve me mendje te mbyllun shekullarisht.</p>
Sistemi alla Berishian duhet
<p>Sistemi alla Berishian duhet ckulur me cdo menyre edhe duke bere paqe me Rama/Meta</p><p>E vetmja zgjidhje eshte votim masiv kender Berishes me 23 Qershor</p>
Add new comment