Vazhdon tradita e kryetarëve të përjetshëm: Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK me 403/404 të votave

Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Gjashtë Zgjedhor të kësaj partie, bëjnë të ditur mediat kosovare. Koha Ditore vëren se asnjë prej tri partive më të mëdha në Kosovë, PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk e kanë begenisur të marrin pjesë si të ftuar në këtë Kuvend (shenjë karshillëku alla-shqiptarçe?).
Haradinaj kritikoi pushtetarët aktualë, për mashtrim të qytetarëve, ndërsa theksoi se me AAK-në, Kosova do ta ketë një qeverisje çfarë nuk është parë deri më tani (shenjë premtimesh të ekzagjeruara alla-shqiptarçe?).
Në një garë pa kundërkandidat, por me votim të fshehtë, Haradinaj ka marrë 403 vota nga 404 delegatë të pranishëm (shenjë tipike zgjedhjes alla-shqiptarçe), ndërsa pa publikimit të rezultatit, kreu i AAK-së tha se kjo i jep besim për fitore të reja (si çdo lider tjetër shqiptar).
k.c.
Comments
Vetevendosja nuk shkon si
<p>Vetevendosja nuk shkon si "delegat" ne asnje kongres apo mbledhje partish. E kane si rregull, i kane munguar dhe PS-se apo Rames disa here. Nuk pertojne te shkojne neper protesta, apo aktiviteti ku programi i te cilave ka brendesi dhe paraqet tema te rendesishme per tu diskutuar.</p><p>Sa per AAK, merreni me mend cfare partie, nga opozita u bene pozite, perkrahin qeverine ne cdo hap dhe ne cdo dallaver, kusht i vene nga "miqte nderkombetare" per te liruar kryetarin nga burgu i Hages. Kaq vlen Kosova per AAK-ne, 10 vjet burg te Haradinajt.</p>
VV jane njesh, e vetmja force
<p>VV jane njesh, e vetmja force e besueshme ne hapesiren shqiptare. </p><p>Sa per Haradinajn, duhet te mesoj icik me mire nga politikanet matane kufirit. Duhet te gjej nje Maqo Lakror apo Uran Butka sa per show ne zgjedhje. </p>
Add new comment