Berisha përshëndet gazetarët në ditën e tyre. “Jam mik i mediave”, thotë.

Ne jemi gazetarë, dhe shumë prej nesh nuk e kanë ditur që sot është dita e gazetarëve në të gjithë botën. Por e ka ditur kryeministri Berisha, i cili me këtë rast na ka lënë dhe një mesazh në profilin e tij në facebook: “Të dashur miq, sot njerëzit e lirë në mbarë botën nderojnë me vlerësimin më të madh mediat, punonjësit e tyre, rolin e tyre si pushtet i katërt, pa të cilin nuk ka demokraci. Duke bashkuar zërin tim me protestën dhe kërkesat e drejta të mediave shqiptare këtë ditë, unë dua t’i garantoj ato se mbetem një mik i vërtetë i tyre, që çmoj dhe admiroj rolin e tyre të pazëvendësueshem dhe thelbësor në një shoqëri të lirë dhe se do bëj gjithçka që liria e tyre të bëhet çështje e lirisë së çdo shqiptari. Unë gjithashtu dua të përulem me nderim të madh para atyre gazetarëve, kameramanëve, kronistëve që u martirizuan këtë vit në zona të nxehta të planetit për të informuar botën mbi zhvillimet e ethshme.”
Na mungonte ky mesazh.
Re.Pu.
Comments
Berisha: Jam mik i medjave qe

Berisha: Jam mik i medjave qe me mbeshtesin. Ha,ha,ha.

Ky është i lajthitur mor

Ky është i lajthitur mor vllezër o bura ti japim një dorë e ta çojmë në azile mbase regullohet

Add new comment