Dashamir Shehi “guxon” të dalë nga kori i maxhorancës: “Incidenti i Vienës është shumë zhurmë për asgjë”

Postuar në 03 Maj, 2013 04:43

Pas shumë kohësh dëgjohet një zë autokritik brenda maxhorancës. Më saktë, është një zë që shpreh një mospajtim të lehtë e të kujdesshëm (është mospajtim amá) me do lëvizje të Berishës. Është fjala për Dashamir Shehin që, në një intervistë për shqiptaren.com, “guxon” të mbajë qëndrime disi të ndryshme nga ato të boss-it të maxhorancës. “[Lidhur me kritikën e amerikanëve mbi politizimin e institucioneve të pavarura] mendoj se ata nuk e kanë gabim. Unë në princip jam me amerikanët edhe kur ata gabojnë, por këtë herë nuk kanë gabuar”, thotë Shehi fillimisht. Dhe më pas jep mendimin e vet lidhur me ‘incidentin e veshit’, për të cilin është ngritur një komision hetimi parlamentar. “Po të ish për mua, nuk do ta kisha ngritur këtë komision hetimor. Po bëhet shumë zhurmë për asgjë. Unë besoj se diplomacia shqiptare ka probleme më të mëdha”, shprehet Dashamir Shehi, që në zgjedhjet e 23 qershorit është bërë pjesë e koalicionit të qendrës së djathtë të kryesuar nga Berisha.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Liku (not verified) on

Nuk ka mbetur shqiptar pa u tallur me kriminelin sali berisha dhe "budallalleqet" qe nuk jane budallalleqe mirefilli por djallezira te ndyra per te mbajtur pushtetin me cdo kusht. ai nuk do t'ja dije qe u be gazi i botes bashke me debilat qe i sherbejne duke ngritur kete komision komiko-tragjik.

Dashamir Shehut duhet t'i vije turp, qe i bashkiohet kriminelit me te madh te postkomunizmit, njeriut qe shkaterroi ekkonomine, ambjemti dhe cdo gje qe ishte normale ne kete vend duke degraduar shtetin dhe duke vendosur jenicere injorante ne cdo zyre shtetrore... Dashamir Shehu duhet te turperohet per suportin qe i jep njeriut me negativ dhe me atikombetar, njeriut qe ka vrare e prere po aq shume sa edhe komunizmi. Dashmir Shehut duhet t'i vije turp per suportimin e nje te paafti por nje te djallezuari qe e ktheu vendin ne nje vend te mjeruar qe i largohet perdite Europes. Dashamir Shehut duhet t'i vije turp per rreshtimin ne anen e mafiozeve, vrasesve, hajduteve, te te korruptuarve, qe po mbajne kete vend PENG dhe nuk po e lene te bej perpara

Submitted by bbb (not verified) on

Rri o Dash se po ta heqin gruan nga puna. Ti pa pune dhe ajo pa pune...2+2=5...nuk je nga ata burra ti...

Submitted by mondi (not verified) on

lexova sa me siper e me lindi nje ide sikur te takoja ne rruge Dash Shehun e ti thosha dy fjale: pas zotin o Dash po ti ç'pate qe u bashkove me Salen, nese duhej ta beje pse se bere me kohe e me vakt si te tjeret..??!!!! apo miku i mire njihet ne dite te veshtire... nejse , varja....

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Lereni Dashin te haje qofte aty afer "Edith Durham-it" se ate e ben mire ai.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo mor Dash do zoti që ske brirë se do bëje kërdinë me të thënë të drejtën na mungojnë politikanë të tillë kësaj i thonë lum ti popull që mezi na ke

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.