Mero Baze polemizon me Bushatin. Dhe rishpjegon divorcin Rama-Spahiu

Postuar në 01 Maj, 2013 16:17

Mero Baze, në një artikull të sapobotuar në Tema online, polemizon me artikullin e djeshëm të Bushatit, ku ky i fundit ishte kritik me mediat që e kanë braktisur Spahiun në momentin e divorcit Spahiu-Rama.

“Problemi i medias shqiptare”, thotë Baze, “nuk është pse nuk ka prezent Spahiun, por pse nuk bën lajme reale rreth Spahiut. Një media reale dhe investiguese mund t’i kishte hyrë me rrënjë historisë së tij, historisë së prishjes të pazareve me koalicionin, çfarë kërkoi dhe çfarë nuk i dhanë, kush janë kandidatët e tij, kush janë [tre] femrat që do të fuste në lista, kush janë personat që do të konkurrojnë në listën e tij në emër të parimeve të asaj partie, etj.”

Më pas Baze rishpjegon arsyet pse Spahiu ka dalë më vete. Dhe thotë:  “Arsyeja përse Spahiu nuk hyri në koalicionin e opozitës nuk ka të bëjë me përbërjen e koalicionit, as me parime nacionaliste dhe as me parime morale. Ai deri në minutën e fundit negocioi me Ilir Metën, nuk ka pasur gjë kundër pranisë së Dules në koalicion dhe as që i është refuzuar ndonjë ide e programit të tij. Thjesht i janë refuzuar tre emra femrash në listat e PS, të cilat nuk i njeh askush.”

Vijon më tej: “Problemi i AK-së nuk është se është një forcë e pavarur politike që kundërshton sistemin, por një forcë, e cila nuk ia doli t’i bënte shantazh sistemit. Si e tillë, ajo ndryshon rrënjësisht nga FRD, e cila qysh në fillim ka qenë kundër dy partive tradicionale dhe ka pretenduar të ketë një profil të sajin.”

Shkrimin e plotë e keni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/01/enderrojne-propaganden-dhe-vajtojne-lirine/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp;Te numeruar nga kullat, dje ne metingun e AK kishte 572 pjesemarres. Po te llogarisin 7-8 autobuze te ardhur nga rrethet, qe duhet thene se nuk arriten te mbusheshin, si dhe disa makina te vogla, dilet ne konkluzion se tollumbacja Spahiu eshte shpuar. As 1% nuk do te arrije ne zgjedhjet e 23 qershorit...&nbsp;</p>

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>o mero nxirrja bojen atij bushatit se ben si analist por punon per berishen</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.