Kozma Dushi: “Vota ime për PD-në që më dha titullin; LSI-ja vetëm një muaj më mbajti në punë”

Postuar në 01 Maj, 2013 06:14

Kozma Dushi ka dhënë një intervistë për Panoramën. Ai, kështu thotë, ka qenë me LSI-në deri në këtë moment, por po e ndërron atë me PD-në, ngaqë kjo e fundit e ka ndihmuar të marrë titullin “Mjeshtër i madh i punës”, ndërsa LSI-ja i dha një punë, dhe pastaj e hoqi pas një muaji nga ajo punë. Ja intervista e plotë e marrë nga Panorama online:

Ju keni qenë sot në takimin e Kryeministrit Berisha në Lumas të Beratit. Përse i jeni bashkuar PD-së, ndërkohë që ju deri tani keni qenë mbështetës i LSI-së?

Patjetër që do shkoja, pasi njeriu duhet të jetë mirënjohës. Unë mora titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kam kënduar një jetë të tërë në skenë dhe asnjëri s’ma ka dhënë. Është tjetër gjë që e meritoja, por ama u vlerësova, dhe unë mendoj se njeriu duhet të jetë mirënjohës në jetë.

Kush jua ka akorduar titullin?

Nesër do të zhvillohet ceremonia ku do të marrë pjesë edhe Presidenti, në Pallatin e Kulturës. Do të jenë gjithashtu edhe miqtë dhe kolegët e mi. Titullin ma ka dhënë Ministria e Kulturës, siç janë rregullat dhe ligjet. U mblodhën personalitetet e vendit, kanë dërguar propozimin te Ministria e Kulturës, dhe kjo e fundit te Presidenti.

Me daljen tuaj në krah të Kryeministrit, jeni larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim?

Po çfarë LSI-je? Unë LSI-në kam shekuj që e kam lënë. Lëvizja Socialiste për Integrim mua më futi një muaj në punë dhe më hoqi të nesërmen. Ç’punë kam unë me ata?

Sot keni qenë i ftuar nga deputeti, apo jeni dërguar nga Ministria?

Jo, jo. Sot kam qenë me mikun tim, deputetin e zonës. Lefterin e kam shumë mik, jo sot, por kam 10-15 vjet.

Për aktivitetin sot jeni paguar, apo e keni bërë si përkrahës i PD-së?

Çfarë rëndësie ka? Nuk ka nevojë pagesa. Nuk është leku gjithçka, kartë është ajo. Unë e kam mik Lefterin dhe vajta për shoqëri.

Më 23 qershor do të votosh për Partinë Demokratike?

Nuk bëhet fjalë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

idiot...

Submitted by bbb (not verified) on

Bo booooo. Ku jane katandis njerzit. Servila te peshtire...

Submitted by a.b's (not verified) on

gomar dhe legen

Submitted by Doku (not verified) on

Ku jane katandisur njerezit!

Sindroma Eduard Selami dhe Kozma Dushi.

Votoj ate parti qe me mban me shume muaj ne pune. Veshtire qe njerezit te kene mundesi te votojne tjeter pervec PS-PD.

Submitted by anon (not verified) on

Mos quhet pragmatizem ky ?!

Njelloj sikur i dhane nje thes me miell.

Submitted by saint josephine (not verified) on

hahahaa

Submitted by Liku (not verified) on

Keto plehta pa taban po e mbajne sali berishen gjalle...krimineli i perdor si te doje dhe nga taksat tona i paguan per bythlepirje!

Submitted by Delli USA (not verified) on

Sa posht ka rene katundi,e futi LSI-ija ne pune u be lsi-ist,e dekoron pd-eja(jo presidenti thot budallaj) behet me te,ka degjeneruar totalisht morali i shoqerise.Ky eshte  demi me i madh qe i ka bere shqiptareve Saliu me gjithe maliqt e tij.`Kur i pash fshateret e Lumasit ne Berat qe kendonin per Saliun nen dirigjimin e Maliqit dhe Kozma Dushit mu duk sikur koha eshte kthyer mbrapsht dhe kemi arritur epoken e Enverit.Turpe.....

Submitted by I3VI5 (not verified) on

C'ka per tu cuditur ktu?!

Ai e tha qart, ku ishte problemi. Ishte me LSI-n, LSI-ja e futi ne pune. LSI-ija e hoqi nga pune, ateher u largua nga LSI-ja. Tani PD-ja e mori n'pune...

Me qarte nuk behet. Kozmaja dhe pjesa me e madhe e popullsise qe nuk kane shume ndryshim nga ai, nuk i rruhet aspak per vendin, integritetin e tyre, te ardhmen e femijeve te tyre.. etj, mjafto qe perkohesisht t'ja mbajne by**n ngrohte. Plehr!!! Mjeshter i Madh i Artit, plehre njeri!

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos beni kot tani sikur u revoltuat per Kozin, Kozi tere jeten nje medioker ka qene, nuk eshte ngritur kurre mbi mesataren.

Ze i forte, interpretim e inteligjence zero.

Eshte njesoj sikur ti kerkoni llogari Mandit te Nishtulles.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.