E pabesueshme: Berisha takon pedagogët e rinj të vendit në selinë e Partisë Demokratike!!!! Dhe u bën lavazh truri

Është e çuditshme se si gazetarëve u ka shpëtuar një lajm tronditës. Vetëm Panorama ka informuar me një gjysmë rripi në faqen 3 të numrit të sotëm. Dhe e ka bërë këtë fare pa të keq e pa vënë re ndonjë anomali në këtë mes. Cili është lajmi? Sali Berisha, në cilësinë e kryetarit të PD-së e jo në cilësinë e kryeministrit, ka organizuar një takim me pedagogët e rinj të Universitetit të Tiranës (“me pedagogët e rinj të vendit”, thotë saktësisht Panorama). Dhe këtë takim e ka bërë në selinë e Partisë Demokratike.
Sikur të mos jetë mjaft kjo, kryeministri, pasi ka tentuar “t’u bëjë një lavazh truri pedagogëve të rinj” (do ish interesante të merrej vesh se kush janë këta medemek pedagogë), i bën takimit një mbyllje në stilin e vet: “Problem mbetet pjesëmarrja e të rinjve në votime. Detyra jonë është të bëjmë gjithçka, të punojmë me çdonjërin prej tyre që të marrë pjesë në votime. T’ua dimë adresat, të dimë se ku do të jenë ata në datën 23 qershor”.
Është një ngjarje në kufijtë e surreales.
M.N.
Comments
Kjo eshte alternativa

Kjo eshte alternativa politike berisha. Ky eshte shkaterrim institucionesh dhe te te drejtes ne Shqiperi. Ai e di kete por publiku duhet te ndergjegjesohet.

Me falni po ky artikulli

Me falni po ky artikulli eshte ne kufijte e surreales

Duke parë fotografinë vërtet

Duke parë fotografinë vërtet të duket sikur ju kanë shplarë trutë dhe të mendojmë se këta do jenë ata që do mundohen të zhvillojnë shoqërinë që në embrion

Lajm trondites eshte, por

Lajm trondites eshte, por raportimi si gjithmone varet nga gazetaret. Keta te fundit ne te shumten e rasteve i konsiderojne normale gjera te tilla pasi kurrizi i tyre ka kohe qe ka marre formen e kerbacit.

Pra partite nuk paskan te

Pra partite nuk paskan te drejte te organizojne takime me mbeshtetes te tyre, qofshin keta dhe pedagoge?!! Ca ka ketu per tu cuditur se nuk po e marr vesh?

A nuk po ben Rama te njejten gje duke prezantuar programin e tij me "grupet e interesit".

Para se t'u shpelaje trurin

Para se t'u shpelaje trurin pedagogeve, Sali berisha ua ka shpelare ate gazetareve. TURP!!!

Ore mire pedagogeve qe iu

Ore mire pedagogeve qe iu shpelaka trurin Saliu, po ju te Respublica kush iu shpelan trurin qe e trajtoni kete lajm sikur te jete skandali qe do rrezoje qeverine, pse nuk dihet qe mesuesit e gjimnazeve dhe shume nga pedagoget jane te politizuar dhe te vene ne pune nga PD? Prandaj sistemi arsimor ka ikur per lesh.

Add new comment