Arvizu: Duhet bërë urgjentisht KQZ-ja e re

Ndërkohë që luhej ndeshja Bajern-Barça, që kish ndjellë si me magnet të gjithë audiencën TV, në një televizion lokal privat, në A1 Report, në studion e Babaramos, ish ftuar ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Dhe ka mbajtur qëndrime të qarta e të forta. E ka denoncuar sërish atë që ndodhi me KQZ-në, dhe jo vetëm duke nënvizuar anomalitë (“na u tha se shqetësimi ishte kompozimi i KZAZ-ve, pastaj motivi i shkarkimit të Muhos ishte politik e në fund ai u shkarkua për arsye administrative”, ish vëzhgimi i tij), por edhe në një mënyrë tjetër. Ai iu bashksua tezës së opozitës lidhur me këtë çështje. “Me këtë KQZ zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ajo duhet rikonstruktuar”, tha ai në thelb.
Në këtë mes ftoi partitë për t’u aktivizuar: “Partitë duhet të lëvizin shpejt, pasi nuk ka kohë”.
Re.Pu.
Comments
Je pak vone zoteri. Burri i
<p>Je pak vone zoteri. Burri i shtetit do perdori cdo menyre per te mbajtur pushtetin por sdo tja dali. </p><p>Diplomacia eshte produkt i vendeve te zhvilluara, jo Sali fshatarit.</p>
Nese duhet rikompzuar me
<p> </p><p>Nese duhet rikompzuar me fjale te tjera paska thene qe opzita duhet te coje anetaret e saj ....</p>
Add new comment