Giovanni Sartori: Të zgjedhurit në parlament përfaqësojnë kombin, jo partinë apo boss-in e partisë

Postuar në 17 Prill, 2013 09:17

Giovanni Sartori i kthehet dhe njëherë shqetësimit lidhur me marrëdhënien mes parlamentarëve dhe partisë që ata përfaqësojnë. I kthehet sot në një shkrim me titull “Liria e të zgjedhurve”, të publikuar në il Corriere della Sera. Është një shqetësim që i është krijuar nga praktika e re e stilit “Grillo”. Ky i fundit, në një formë a në një tjetër, pengon deputetët e lëvizjes së vet që të kenë opinione e qëndrime individuale. Ai i ndalon të shfaqen nëpër media, që të intervistohen nga gazetarë, e që të distancohen nga qëndrimet e Lëvizjes që, në fakt, janë qëndrime të tijat e të krahut të tij të djathtë, Casaleggio-s.

Sartori ri-nënvizon që, qysh nga kohët e Revolucionit Francez, i zgjedhuri në parlament përfaqëson kombin, me fjalë të tjera vetveten, e jo partinë. Kjo e drejtë gjendet e sanksionuar në gjithë kushtetutat e shekullit të XIX e XX. Nëse nuk njihet kjo e drejtë, atëherë kthehemi prapa në kohë, kthehemi në praktikat e përfaqësimit mesjetar, ku përfaqësuesit ishin thjesht emisarë e zëdhënës të padronëve e zotërinjve.

Grillo dhe guruja e tij (kështu e quan Sartori Casaleggio-n) nuk marrin vesh nga kjo punë, por kjo nuk i justifikon.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Po, kjo eshte e vertete ne fakt, kjo eshte sanksionuar qe me John Locke e ketej, qe deputetet pavaresisht faktit qe jane zgjedhur nga zgjedhesit, vullneti i tyre eshte i pavaruar. Te vjen keq qe 5 Stelle degradoi ne nje rrokopuje te tille morale e institucionale, nese shkon ne zgjedhje te parakohshme nuk do marre as gjysmen e votave qe ka marre ne ato qe kaluan.

Submitted by Gjon (not verified) on

pershendetje Bard,

M5S nuk degradoi, perkundrazi menyra se si eshte konceptuar kjo levizje do te conte ne menyre te pashmangshme ne kete derexhe. Kam pershtypjen se edhe pas idese se mandateve te kufizuara fshihet synimi per te penguar kristalizimin dhe fuqizimin e figurave te tjera brenda M5S, duke garantuar keshtu hegjemonine totale Grillo- Casaleggio mbi kete levizje.

Submitted by Albi (not verified) on

Fajin e ka Kaci!

Submitted by VXV (not verified) on

O Muci mos u merrni me punen e Grillos se jeni qesharak fare.  Te vjen keq qe e majta nuk fitoi o Muci,po ca ti besh nuk e degjuan apelin tende per bashkimin e gjithe qelbesirave. Ja qe dhe keta te majtet ketej qelbin pak era,nuk ke ci ben.

Submitted by illi (not verified) on

Deputeti eshte perfaqesues i popuillit per sa kohe ai eshte zgjedhur direkt prej tij. Nese deputetlleku eshte rezultat i futjes ne listat e partise deputeti pergjigjet para Partis. Nese ka qendrime te ndryshme, gje qe eshte krejt normale, duhet te lere mandatin dhe te vazhdoje perpjekjet per ti vene ato ne jete.

Submitted by anonim (not verified) on

Duhet urgjent qe Edi Rama te marre masa e te perjashtoje Sartorin nga PS!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.