Një kineast në kronikën e zezë

Postuar në 09 Prill, 2013 09:21

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e producentit të mirënjohur të filmave shqiptarë, Bujar Barçi – njofton e përditshmja SHQIP. Dhe më pas jep disa detaje mbi ngjarjen: “Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, ku Halit Shahini ka qëlluar me armë zjarri 51-vjeçarin. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë një borxh i vjetër që viktima ia kishte Shahinit” etj.

Është e cudithme se si vrasje kineastësh të njohur kalojnë kaq pa bujë në opinionin publik, ose klasifikohen në kronikat e zeza. Raporton SHQIP: Shumë prej kolegëve do ta cilësonin Bujar Barçin si “mendja” e kinemasë shqiptare. Ai ka kontribuar në realizimin e pjesës më të madhe të filmave të bërë në Kinostudio. Angazhohej me filmat më të vështirë, sidomos në ata historikë dhe emri i tij do të figurojë gjithnjë si njeriu që gjendej pas çdo filmi. Pasioni për artin do të bënte që ai të arrinte majat, duke punuar me regjisorët e njohur të kohës, si Dhimitër Anagnosti, Gëzim Erebara, Kujtim Çashku, Pirro Milkani, Vladimir Prifti, Artan Minarolli etj. Në filmat më të dashur për publikun shqiptar, si “Fushë e blertë, fushë e kuqe”, “Vendimi”, “Tre njerëz me guna” 1985, “Dhe vjen një ditë” 1986, “Përrallë nga e kaluara”, 1987, “Flutura në kabinën time”, 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989 etj. a.n.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Cudia me e madhe ne Shqiperi 3 dite zgjat, prandaj jemi popull i vuajtur dhe i varfer. Shqiptaret harrojne shpejt.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Tragjedi, vrasja e nji intelektuali per nji borxh.

Nuk te habit nji gja e tille ne nji popull shekullarisht injorant dhe "krenar".

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ky është intelekti shqipëtar ç'do gjë e zgjithë me armë paçka se ka ligje

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.