Nano, Baze e Stefani u bëjnë nga një pyetje Berishës, Metës, Ramës, Spahiut e Topit. Shanset që të marrin përgjigje për të tëra, duken të vogla...

Dita sjell sot pyetjet që 3 nga analistët më të njohur në vend, Adrea Stefani, Mero Baze dhe Mustafa Nano do të donin t’i bënin 5 liderëve të forcave kryesore në zgjedhjet e qershorit, Berishës, Ramës, Metës, Spahiut e Topit.
Interesant është fakti që Mero Baze nuk ka asnjë pyetje për t’i bërë Metës. “jam i qartë për të” përgjigjet. Baze, pyet Ramën: “na thuaj muajin që u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?”.
Mustafa Nano, do donte të pyeste Kreshnik Spahiun, “çfarë mendon juristi Spahiu për kërcënimet me burg që bën nëpër sheshe politikani Spahiu?” dhe Bamir Topin: “si shpjegohet që ju është dashur kaq shumë kohë për të krijuar një mendim të qartë mbi Berishën?”
Andrea Stefani i ka tuajse të tëra pyetjet në lidhje me votimet. Pyet Metën nëse “ e përjashton mundësinë që sido të dalë rezultati i zgjedhjeve t’i çoni votat e majta përsëri te Berisha, apo...”; Spahiun: “E përjashtoni me 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve?”; Topin: “E përjashtoni me 100% bashkimin e votave me Berishën pas zgjedhjeve, ose qoftë dhe me PD-në e Berishës?”
k.c.
Comments
Nuk e di ku gjeni sigurine ju
<p>Nuk e di ku gjeni sigurine ju qe e quani Ilir Meten faktor fitorje...Perkundrazi...Per mua hajduti Meta eshte faktor humbje dhe kush e merr ne aleance merr nje minus te shume madh brenda. Them se PD e ka nje avantazh te madh qe shporri me marifet LSI, qe e tha diplomatikisht edhe Dash Shehi ne emisionin e Zhejit. Me LSI, PSja shkon drejt humbjes se sigurte se i bie totalishtkauza e korrupsionit. Kush do nje bast?</p>
hahaha, pyetjet e Stefanit,
hahaha, pyetjet e Stefanit, qartazi paranoje: po pse ore, nese s'fiton e majta, çfare i mban lidhur Meten, Topin, Spahiun qe te mos ia çojne votat Berishes, "morali" opozitar? Ç`te mbjellesh do te korresh-thone-dhe fara e keqe qe eshte mbjelle me 1 prill do mbije e lulezoje e shumohet shume shpejt. Do te duhen nja 30 vjet per ta çrrenjosur prape, po kush merzitet, vetem kohen e kemi me bollek ne shqipot. Ka veç nje shans qe kjo fare e keqe te mos mbije: opozita te humbase serish me 23 Qershor. Qe te ringjallesh, duhet me pare te vdesesh(po ti besosh bibles). Aty ku shumica shohin fundin e historise, une shoh fillimin e saj.
E si mund te jete faktor
<p>E si mund te jete faktor fitoreje nje koalicion qe quhet " aleanca e qelbesirave" se ciles po ju bashkua dhe kreshniku do behej " aleanca e te gjithe qelbesirave" ?</p><p> </p>
E po Saliu eshte qelbesire me
<p>E po Saliu eshte qelbesire me madhe, sigurisht dhe fiton edhe per shkakun se ka me tru se Shefi i Rilindjes se 1 prillit</p>
Add new comment