Shënim: Gracka proceduriale e Kodit Zgjedhor për “Polin e Tretë”

Gazeta MAPO njofton sot se burime të saj i kanë bërë me dije se kryetari i FRD-së Topi është duke negociuar për krijimin e “Polit të Tretë” me disa parti të tjera të vogla me profil të djathtë, si demokristianë, përfaqësues të lëvizjes çame, por edhe ndonjë force tjetër politike e dalë nga Balli Kombëtar. Burime pranë FRD-së janë shprehur për gazetën “Mapo” se numri i tyre deri më tani shkon në pesë, ndërsa negociatat mbeten ende të hapura. Më futjen e mundshme të AK-së në këtë koalicion, përjashtohet negociimi me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili së fundmi ka rritur ndjeshëm komunikimin me kryetarin e PS-së, Edi Rama.
Por ky “Pol i Tretë” ka një problem procedurial. Në një koalicion me PBDNJ (pa asnjë parti tjetër jo parlamentare), FRD-ja s’ka nevojë për të mbledhur 7 mijë firma deri në 23 prill, sepse koalicioni ka 2 deputetë në Kuvend (lexoni me poshtë). Ndërsa në qofte se “Poli i Tretë” ka edhe parti të tjera joparlamentare, ose ne qofte se krijohet një koalicion pa PBDNJ, por me parti të tjera joparlamentare, do t’i duhet patjetër të mbledhë 7 mijë firma deri në 23 prill. Dhe procedura e mbledhjes së firmave ka plot klecka, të cilat mund të shfrytëzohen nga administrata e KQZ-së për ta lënë “Polin e Tretë” jashtë garës. E.Zaloshnja
Neni 68 [i Kodit Zgjedhor]
(ndryshuar me Ligj. Nr. 74 dt. 19.7.2012)
Listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve
- Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5 000 zgjedhës në shkallë kombëtare. Në rastin e KOALICIONIT ZGJEDHOR, listat në tërësi duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7 000 zgjedhësve në shkallë kombëtare. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.
Comments
7000 nuk janë asgjë, duke

7000 nuk janë asgjë, duke marrë parasysh mbështetjen që ka tek elektorati gri FRD dhe tek të rinjtë AKZ.
Thuaj që kjo do jetë prova e radhës për të parë se si Paria e Tiranës (PD-LSI-PS) do të mbroj puushtetin e saj.

po me kafshist, po, s'jane

po me kafshist, po, s'jane asgje 7 mije firma... kur t'i beje fiskulture per firmat kqz-ja e ristanit, me fal, e lleshit, ta shohesh ti. jo ky mbiemri s'perputhet me karten e identitetit se ka nje j ne fund, jo kjo firma e paska bishtin e sperdredhur, jo ky numri i kartes se identitetit nuk duket mire te fotokopja, dhe pastaj poli i trete mbetet pa regjistruar. me nje fjale, ku ishe gjate nje viti aktiviteti te ethshem politik? hicgjekundi....

Sidoqofte AK, e cila nuk

Sidoqofte AK, e cila nuk ka asnje deputet, duhet te mendohet mire per tu rregjistruar. Nese do te dale e vetme asaj i duhen 5000 firma. Ne koalicion me FRD dhe ndonje parti tjeter i duhen 7000 firma. Vetem nese se hyn ne koalicion me PS , kjo parti nuk do te perpiqet te mare asnje firme, pasi numri i deputeteve qe ka ky koalicion eshte me i madh se numri i partive pjesemarrese ne te. (Sipas nenit 62 te kodit). Keshtu qe AK , nese nuk hyn ne koalicion me PS, duhet te kishte filluar nga mbledhja e firmave. Mbeten vetem dy jave nga afati per regjistrimin e koalicioneve dhe mbledhja e firmave nuk eshte nje proces i lehte...

Ky eshte lajmi me i mire per

Ky eshte lajmi me i mire per nje kohe te gjate ne politiken shqiptare. Nje pol i tille do te mund te mblidhte rreth 1/3 e votave dhe te ishte, pse jo, koalicioni i pare, nese shqiptaret do te ishin me mend. Ndryshe, mos te ankohen me!

Ke shume te drejte Zoro,

Ke shume te drejte Zoro, shqiptaret nese votojne ende per treshe Berisha-Meta -Rama nuk duhet te ankohen me (te pakten ata qe votojne keta personazhe te felliqur). Partite e reja jane opsioni i vetem per nje Shqiperi qe ka nevoje per ndryshim total fillimisht e pastaj per rotacion.

or andon nuriu dhe ti zoro,

or andon nuriu dhe ti zoro, mos jeni nga ata cunat qe paguan nik spahiu te shkrujne komente gjithe diten neper blogje? ju po na thoni qe te votjme per nik spahiun qe ai pastaj te behet zv.kryeminister e sali vrasesit? ku do i fshehi pastaj niku lotet e krokodilit per deshmoret e 21 janarit, kur te perqafohet me ndra prendin e agim llupon e sali vrasesit?

Mendoj qe instrumenti per te

Mendoj qe instrumenti per te penguar keto parti eshte shume pak legjitim ne krahasim me efektin qe shkakton.

Dem i madh i shkaktuar nga nje instrument jo fort i qendrueshem nuk ka kuptim.

Nuk besoj se do te pengohen.

Merreni vesh njehere e pergjithmone.

AK dhe FRD do te bejnee aleance me PS.

Lexoje mire kete qe po

Lexoje mire kete qe po shkruaj o anti-bathorist dhe po pate fare pak tru ne koke mundohu ta kuptosh, ti dhe te tjeret. Une nuk kam patur kurre konsiderate per Spahiun, menyra se si ai u fut ne politike ( me fryme ultra-nacionaliste) nuk me pelqeu aspak sepse mendoj se per te qeverisur duhen programe dhe jo nacionalizma te kota qe i ka ikur koha kushedi sa vite perpara, pastaj kauza e tij u be anti-berishizmi dhe me kete kauze do te organizoje edhe protesten e 7 prillit. Sa per Bamir Topin, eshte lideri i vetem i ndershem qe ka mbetur ne politiken shqiptare, njeri me parime dhe i drejte ne gjykim, e ka treguar ne cdo rast. Topi dhe Spahiu nuk bashkohen kurre me Sali Berishen sepse i ka ofenduar dhe perbuzur si qenie njerezore (pucist, horr etj etj). Beni diferencat midis politikaneve dhe dalloni ndryshimet, jo te gjithe jane te etur per pushtet si Meta dhe Edvini. Vetem Spahiu dhe Topi nuk bashkohen kurre me PD, kete kuptojeni mire. Mund te keni pakenqesi edhe per keta te dy, por nuk ka lider perfekt dhe politikan perfekt, prandaj vota per njerin nga keta (personalisht 1000 here me mire Topi) do te ishte ndeshkimi me i madh per politiken e ndyre shqiptare dhe tre maskarenjte qe tallen me shqiptaret.

AK-ja i ka mbledh me kohe

AK-ja i ka mbledh me kohe firmat.

Add new comment