Zogaj i bën një letër Ramës, dhe njofton divorcin me të pas katër vitesh bashkëpunim

Postuar në 02 Prill, 2013 14:48

Preç Zogaj, që ka qenë pranë PS-së pas zgjedhjeve të vitit 2009, bëri sot divorcin me opozitën. Ai e motivon këtë me aleancën Rama-Meta, por në të vërtetë një krisje kish filluar përpara e të përvijohej kjo aleancë. Zogaj i ka dërguar një letër publike Ramës, dhe aty, me një gjuhë shumë korrekte e të kujdesshme, i bën të ditur ndarjen e pakthyeshme mes të dyve.

“Me argumentin e bashkimit për fitoren, ju i keni drejtuar sot një ftesë për koalicion parazgjedhor LSI-së. Personalisht, duke përshëndetur largimin e LSI-së nga qeveria, do të kisha preferuar votimin veç e veç të kësaj force politike dhe të Opozitës së Bashkuar. Publikut nuk i duhet hequr mundësia të gjykojë me votë, drejtpërsëdrejti, histori politike të rralla si kjo e LSI-së gjatë këtyre katër viteve. Është e drejta juaj të mendoni ndryshe. Është e drejta juaj të ndërtoni koalicionet që i mendoni me të efektshme në funksion të marrjes së pushtetit. Por ftesa që i keni drejtuar një partie qeveritare në fund te mandatit qeverisës prodhon në rrafshin politik efekte të tjera, që nuk mund të mos mbahen shënim.”, i thotë ai mes të tjerash.

Letrën e mbyll me fjalët përshëndoshëse “Ju uroj punë të mbarë dhe suksese”. Të gjithën mund ta lexoni në linkun http://www.gazetatema.net/ëeb/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Hap i matur i Zogajt. Shpresojme qe ikjn Zogajt ta pasojne Gjinuhsi, Milo, Koci etj...

Submitted by Toni (not verified) on

Eshte shokuse jane cuar te gjithe si uqer kunder kualicionit natural PS - LSI.  Rendesi ka qe Berisha tani IKEN.  Te tjerat rregullohen gjate rruges. Duke ikur berisha, ndryshojne cdo gje ne kete vend dhe rifillone nje cikel i ri ne politik. Bravo Rama - Meta. Berisha ne pensione, te marri me vete dhe Kacin tani se mos i merzitet Tosi.

Submitted by Bujar (not verified) on

Nqs do kete votime dhe nqs do numerohen votat, une voten time e kam per Prez Zogajn!

Submitted by Bard (not verified) on

Një bie, mijëra freshistë kokëdjerrë e kaçakë elektoralë e nëntëdhjetëenëntsha ngrihen...

Submitted by Llesh Doda (not verified) on

Letra e  Preçit eshte si historia e Mahmutit, qe pasi e la e shoqja, ky shkoi ne gjykate per te kerkuar divorcin, me demek se "ishte Mahmuti ai qe nuk deshi"!!

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

O Toni ca thua more, koalicion natyral, po me ke? Me ate qe quajti kokepalare te vraret e 21-janarit?  Rama eshte felliqur perfundimidht, ta shtrengoje fort Meten dhe karrigen.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos mor Prec se ti prish shume pune. Edhe Berishes i prishe shume pune kur u largove ( te largoi) prej tij

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.