Kortezia e Zogajt ndaj PD-së, dhe gazetarët që “fabrikuan ikjen e tij nga opozita”

Postuar në 30 Mars, 2013 03:39

Preç Zogaj në një intervistë të sotmen te Mapo është përpjekur të dërgojë një mesazh te koalicioni i majtë, duke përsëritur se po verifikon arsyet e mbetura të qendrimit në tryezën e tij [Ramës]. “Nuk është në statusin tim të kem pakënaqësi”, thotë Zogaj, por “kam qendrime, mendime”. Megjithatë, ai shprehet se Rama e ka garantuar disa herë, madje për herë të fundit para pak ditësh, se “do të jetë fjalëmbajtës për paktin që kemi bërë në këtë opozitë”.

Gazetari Lela e pyet për deklaratën e tij “do e prisja me falenderime një ftesë të mundshme të PD-së”, deklaratë që u konsiderua e papërtypshme nga “disa gazetarë afër PS-së”, që (sipas Lelës) “fabrikuan apo folën për ikjen tuaj nga opozita”. Dhe Zogaj përgjigjet:

“Mjerisht, ata konfonduan shprehjen e edukatës njerëzore apo nostalgjinë time për PD-në me qëndrimet koherente prej opozitari që pasonin këtë paradhënie falenderimi për një pyetje hipotetike. Në këtë episod pashë të dilte sërish në pah mendësia e vjetër e vështrimit bardh-e-zi të gjërave”

Pra, krisma nuk ka pasur.

k.c.

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

edhe nqs pati, ato ishin larg....

kohe lufte eshte

Submitted by a. (not verified) on

Aman re aman sa pagjumesi kalojme ngaqe i keputim vetes ca shushunja fare kot. Nuk na ndodh gje nga Zogaj si politikan, te shkoje nga t'i thote e mira zemer a e mira suferine , ai le te shkruaj..., politika eshte llogore e madhe me shume ushtare e kaptera qe zbatojne urdherat ndac me 'siurdheron', ndac me 'perulje koke', ndac me 'vrap', ndac me 'murmuritje', ndac dhe me 'pordha' nga sikleti...

Harruat Selamin ?! Tjeter klon do te krijoj media ne politik ?!

Mos i mbani njerezit me zor e siklet ne qender te vemendjes dhe atehere kur kane nevoje per relaks !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.