Në fillim është kryeministri që denoncon kontrabandën; pastaj është policia që bën arrestime

Në seancën parlamentare të 6 gushtit 2012, ndërsa diskutohej për heqjen e imunitetit të deputetëve, kryeministri Berisha ka thënë, duke polemizuar me deputetin Tahiraj, se “ky i fundit e kundërshton heqjen e imunitetit, pasi kërkon të ruajë biznesin e ilaçeve”. Shqiptarja.com në numrin e sotëm ka sjellë të plotë ndërhyrjen e Berishës atë ditë: “Ai xhandari juaj vrapon tek trarët e doganës dhe rri me doganierë. T’i jap me dokumenta unë. Me ty e kam. Ke punë shumë me dogana e ilaçe. Prandaj të duhet imuniteti. Thuaj se ke kompanitë e mamit.”
Fjala e tij është pak e çoroditur, siç ndodh shpesh, por thelbi merret vesh. Kryeministri i vendit është i informuar në detaje mbi bizneset familjare të një deputeti. Kryeministri nuk ka pse ta ketë këtë informacion, por ai e ka. Ia ka dhënë policia me siguri. Dhe është e njëjta polici që ka arrestuar të atin e Tahirajt (Prokuroria është krejt jashtë kësaj loje, thuhet në Shqipin e sotëm). Në fillim pra është kryeministri që denoncon kontrabandën, pastaj është policia që arreston, pastaj është shtypi që e njofton në faqe të parë si titull kryesor, me gërma të mëdha.
Është fajtor Bashkim Tahiraj? Pse jo? Por hajde dhe besoje në këto rrethana, kur gjurmimi i kontrabandës fillon me denoncimin me emër e mbiemër nga ana e kryeministrit në parlament e përfundon me ndërhyrjen e policisë! Kjo është e para. E dyta gjë që duhet thënë është e një natyre tjetër. Kryeministri, me plaçkitjet që i ka bërë tok me të vetët, me fëmijët e tij gjithashtu, pasurisë publike, ka krijuar një standard pandëshkueshmërie të tillë, sa që arrestimi i një tjetri me akuzën e një kontrabande që shkon deri në 10 mijë euro, të sillet si padrejtësia më e madhe. Në fakt, ka dhe të tjerë që arrestohen e dënohen për shumë më pak. E treta gjë ka të bëjë me traun e doganës, që ngrihet për njerëzit e bandës së Berishës, të cilët nuk ka polic që t’i arrestojë, ndonëse kontrabanda është e niveleve që arrijnë qindra mijra euro me një të ngritur të këtij trau.
M.Nano.
Comments
o Z. Nano po ju tregoj nje
o Z. Nano po ju tregoj nje histori tjeter qe kam qene deshmimtar okular vete dhe nuk asnje lidhje me ngjarjen. Ne dt. 29 shtator 2012 nese jam i sakte me daten ndodhesha prane komisariatit nr.6 per arsye te miat. Ate mbasdite kishte ndodhur ndalimi i z.Arben Frroku se kishte ushtruar dhune kunder dy policeve. E dini juve ke kam pare duke protestuar ate dite per lirimin e tij?! z. Sajmir Tahiri, z. Eduard Shalesi, z. kryetar te njesise bashkiake nr.6. Ju tregova gjithe keto per te dale ne pyetjen: A nuk mendon se keta jane po aq te perlyer ne mos me te kqinj se krahu i kundert?!
A mos juve dhe gjithe mediat e tjera super opozitare jane duke u munduar t'i lajne keta 'para te pista' me cdo lloj detergjenti te mundshem duke fshehur nje pjese te se vertetes ne lidhje me veprimtarine e ketyre personave deputete ose jo?!
Nqs pergjigjia do ishte 'jo' atehere dhe juve jeni pjese e ketij sistemi te kalbur, ne mos po prisni ftesen per t'u bere deputet nga kushdo krah qofte..
Justifikimet per Tahirin me

Justifikimet per Tahirin me duken feminore e te mbrapshta! Po mor zoteri ka qene i mbrojtur nga pushteti po me ato leke qe hyri dhunshem ne PS duke bere zhurme per Braçen e Ulqinin
Nese eshte bosja e ilaceve e jema kjo gjendet kollaj ne QKR nuk ka pse ta thote policia
Do denohet mor zotri se ilacet pa "bar-code" jane vetem per spitale, ska rendesi vlera apo cfare mjekimi
Njerez qe nuk kane punuar asnje dite nuk kane si denoncojne per popullin ja ky eshte horri i babit boss

Shume kontradiktor dhe konfuz

Shume kontradiktor dhe konfuz ne kete shkrim, zoti Nano. Dhe cudi, se eshte nje shkrim i shkurter.

Diku ju thoni: "Kryeministri nuk ka pse ta ketë këtë informacion, por ai e ka. Ia ka dhënë policia me siguri.".

Por ne te njejtin paragraf thoni " Në fillim pra është kryeministri që denoncon kontrabandën, pastaj është policia që arreston, pastaj është shtypi që e njofton në faqe të parë si titull kryesor, me gërma të mëdha." e me poshte "Është fajtor Bashkim Tahiraj? Pse jo? Por hajde dhe besoje në këto rrethana, kur gjurmimi i kontrabandës fillon me denoncimin me emër e mbiemër nga ana e kryeministrit në parlament e përfundon me ndërhyrjen e policisë!"

Pra kryeministri eshte informuar nga policia ( e cila si c'mesojme, ka kohe qe e investigon kete afere) dhe ketu nuk e di se cfare ju ben te habiteni. Pra ju nuk keni hic te drejte te aludoni pa asnje fakt se ishte Berisha qe e ideoi kete kurth dhe pastaj policia e tij e bindur e "krijoi' rastin qe ideja e kryeminstrit te realizohej me sukes. behu me profesional dreqi ta haje. Nuk eshte e veshtire: mjafton te jesh i ndershem me veten tende kur shkruan dicka.

E si mund të besoshë që

E si mund të besoshë që krekontrabandjeri denonconë kontrabandën kjo është njësojë si ajo që ndollë nëpër dogana që kapin 100,200 i 300kg drogë dhe nga ana tjetër kalojnë tonelata se po të jetë ndryshe ska si shpegohet që shpërndahet kaqë shumë

Shkrime te tilla nuk jane te

Shkrime te tilla nuk jane te nivelit tuaj zoti Mustafa! Nuk duhet te perfshini domosdo Berishen ne vjedhje ordinere. Nese e ka bere turp te kete ai dhe i Biri qe del e ben paragona me kecenime per Argiten etj.

Mua me duket paksa tendencioze kapja e tij, por gjithsesi Tahiri nuk eshte etaloni i virgjereise morale ne PS dhe si rrjedhoj nuk e gjen gje PS- se u burgosen 3 vjedhes ordinere.

Nje hajdut i lagjes time ka 6 muaj ne bur se e kapen me 2 thase miell gruri. Eshte nga ato familje qe e bejne buken ne shtepi... askush nuk flet. Ai vodhi miell po nuk ka asnje deputet e gazete qe ta mbeshtese ne veprimin e tij te denueshem.

Add new comment