Përurohet memoriali i izolimit; “Yjet” e aktivitetit po ata, Berisha, Topalli e Basha

Postuar në 26 Mars, 2013 07:58

Është përuruar një memorial i izolimit komunist, me titullin “Postbllok”, që është ideuar nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Është një memorial i vendosur në hyrje të ish Bllokut. Përbëhet prej copash nga muri i Berlinit dhe të tjera nga burgu i Spaçit. Dhe si për  çudi, edhe përurimi i këtij memoriali ish menduar si një aktivitet me në qendër kryeministrin e kudogjendur. Ishte ai që mbajti fjalën e rastit. Pas tij dhe Lulzim Basha. Të tjerë? Versionet online të Top-channel-it, Shqipit, Panoramës e Ditës nuk informojnë për folës të tjerë.

Ja fjala e Berishës: “Muri i Berlinit ishte një mur që ndante botën e lirë nga Europa tjetër që vuante nën regjimet totalitare. Shembja e tij përbën një nga ngjarjet më të mëdha të lirisë në të gjithë historinë e njerezimit. Ky eshte nje nderim i madh që i bëjmë guximit të qytetarëve gjermanë që si luanë të vërtetë u hodhën mbi murin dhe e rrafshuan atë. Artistët kanë përzgjedhur në mënyrën më të qëlluar simbolet më të goditura. Në Tiranë nuk kishte mur, kishte tela me gjemba, por kishte [dhe] diçka tjetër që nuk ekzistoi në këtë shkallë në asnjë nga vendet ish komuniste, bunkeri. Shqipëria në tragjedinë e saj shndërroi gjithë pasuritë në bunkerë, që po t’i kthesh në blloqe të piramidave do të ndërtonin dy herë piramidat e faraonëve….Në histori e shkuara të shërben më së shumti për një të ardhme me të mirë, e më të sigurtë, ndaj dhe ne shqiptarët kemi shumë arsye që të rikujtojmë të shkuarën në mënyrë të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë, e hidhur është kur mendon se ky është fillim, por ngushëllim është kur shikon se është një fillim me simbolikë të fuqishme, vështrim të qartë drejt së ardhmes, të nderojmë e kujtojmë ata që sakrifikuan për vlerat më të arrira njerëzore dhe hyjnore.”

Në këtë aktivitet ish dhe Ardian Isufi e Fatos Lubonja. Këtij të fundit, Berisha iu drejtua pak muaj më parë në një mbledhje qeverie me termin “mjeran”, dhe e denoncoi, pa asnjë bazë, si pronar të katër apartamenteve.

Ndërtkohë Mapo dhe Dita kanë bërë me dije se policia ka penguar që të marrë pjesë në këtë aktivitet ish të përndjekurin Skënder Tufa, i cili i intervistuar më pas nga gazetarët e Ditës ka shpërhtyer edhe kundër Fatos Lubonjës, ish i përndjekur gjithashtu. “Fatos Lubonja është duke shkelur mbi gjakun tonë për interesa të vogla personale”, citohet të ketë thënë Tufa.

Re.Pu.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

Po te ishte burre me integritet Fatos Lubonja deklaronte haptazi: Nuk ke asnje lidhje ti vrasesi i protestave Berishe, ti hajdut i vullnetit te popullit te Tiranes Lulzim dhe ti histerike mediokre Jozefine - me ANTI-KOMUNIZMIN!! Pekundrazi. Dhe kur nuk e ben Lubonja kete gjest qe do trondiste opinionin publik dhe do na shpetonte sadopak nga hipokrizia e madhe e zhulit berishian - nuk ka per ta bere askush tjeter. Lubonjes i shkonte ky fjalim. Rrethanat ishin. Do mbetej ne histori

Submitted by Anonim (not verified) on

me e bukura eshte qe me integritetin e Lubonjes merren njerez qe nuk kane vete ndonje integritet moral. thjesht frustrim qe lubonja nuk bie ne rrejtat tuaja mediokre te mendimit. merruni me veten!

Submitted by toto (not verified) on

Ej lejeni Lubonjen te gezoje dhe ai pak. Boll vuajti ne burg, le te rrije dhe ai njehere afer udheheqjes.

Submitted by eni (not verified) on

Lubonja duhet te jete ndjere jo mire edhe vete mes atyre... Prezenca dhe fjalimet e tyre e shemtuan ate " ngjarje "  me thene te drejten. Me fjalimet mediokre e partiake  te asaj gruas se kuvendit , me hipokrizine bertitese te Sali Berishes dhe sidomos me prezencen e te birit te djalit te oficerit - Xhelalit, Lulezim Bashes qe stononte me shume se kushdo aty. Fevziu ishte qershia mbi torte pastaj:)

Submitted by mergim tari (not verified) on

E pashe ate qe mund te quhet "memorial".

Fillimisht, perpara se te diskutojme per "vepren", dhe qe mua me duket problemi me i rendesishem, me lejoni te theksoj sa me poshte:

Ai i kompleks eshte i rrezikshem sidomos per femijet.

HAPERSIRA KUR FUTESH PER TEK SHKALLET E BUNKERIT, NGA ANET ESHTE E HAPUR DHE ATY NESE NUK JE I VEMENDSHEM KUR ECEN, MUND TE BIESH DHE TE THYESH KOKEN, KEMBEN ETJ....

Ju lutem lajmerojini "shkencetaret" e shpikjes se atij perbindeshi, qe ta rregullojne ate gabim duke vende edhe ndonje si pune gardhi, ne menyre qe edhe ky inagurim i Sali Berishes te mos sjelle fatkeqesi te tjera.

Ne radhe te dyte. Gjetja e vendit eshte e gabuar, i papershtatur ne hapesire dhe kohe, duket si nje ciban ne mes te qytetit.

Ne radhe te trete. Ato tre simbole nuk japin asgje pervec nje ideje teper te mjergullt. Mos valle ato simbole jane me te fuqishme sesa te vihej aty nje automatik, apo nje pistolete qe ka vrare njerez. Madje perpara bulevardit nje imitim i pushkes qe vret njerez do te lidhte fare mire ate kohe te erret me kete kohe edhe me te zeze kur njerezit vriten ne mes te bulevardit vetem per te permbushur epshet histerike te nje skizofreni.

Ne radhe te katert. Ne keto vende zakonisht vihet edhe nje pllake perkujtimore, me emra nga me te shquarit te te denuarve politike. Aty mund te ishte psh emri i te madhit At Zef Pllumbit, ose e Hysen Sheshori etj.....

Nese do te kishte emra te tille, prej te cileve ka edhe te gjalle, atehere Sali Berisha qe dikur personalisht ne gjyqin e Hysen Sheshorit kerkoi qe ky te denohej me varje ne litar, nuk e imagjinoj dot se si sot mund te kishte paturpesine te inaguronte ate memorial.

Gjithsesi natyra gjakesore e Sali Berishes si Sekretar Partie i PKSH, (PPSH) u tregua fare mire te protesta e te burgosurve politike, te cilet frikacaku Sali Berisha nuk i lejoi te afroheshin, te cilet ndoshta kishin ardhur edhe per te kujtuar vuajtjet e tyre qe kaluan ne ferrin qe krijoi Partia Komuniste e Shqiperise (PPSH) dhe sekretaret e saj te Partise si Sali RAM Berisha me KOPE.

Submitted by vlora (not verified) on

Urime te dy artisteve te vepres bashkohore!

eshte event per artin shqiptar dhe per artin e lindjes, eshte nje veper qe ka brenda vehtes gjithcka qe mbart brenda njeriu ballkanik dhe vecanerishte shqiptari

vepra eshte me kualitet te jashtezakonshem, ka vlera artistike, historike dhe politike,,

mendoj qe ne shqiptaret jemi ende te kokolepsur nga e kaluara dhe ende nuk qartesojme vlerat e verteta,,

urime te dy artisteve shqiptar dhe urime pa fund per nje veper nderkombetare

nga vlora

Submitted by vlora (not verified) on

Urime te dy artisteve te vepres bashkohore!

eshte event per artin shqiptar dhe per artin e lindjes, eshte nje veper qe ka brenda vehtes gjithcka qe mbart brenda njeriu ballkanik dhe vecanerishte shqiptari

vepra eshte me kualitet te jashtezakonshem, ka vlera artistike, historike dhe politike,,

mendoj qe ne shqiptaret jemi ende te kokolepsur nga e kaluara dhe ende nuk qartesojme vlerat e verteta,,

urime te dy artisteve shqiptar dhe urime pa fund per nje veper nderkombetare

nga vlora

Submitted by Mediatori (not verified) on

Ai nuk eshte memorial, ai eshte nje teater pa art atifaktesh. Nje inventar gati banal i atefakteve pa piken e artit, sa nuk mund te quhet as instalacion, po vetem nje inventar dhe nje fakt per te treguar rreniminshpirteror te artit shqiptar.

Submitted by Leonardo (not verified) on

LLe kush e bëri inagurimin një nga ata që ka dalë dëshmitarë për agjitacion dhe propagandë si pranojë Lubonja të barazohesh me të

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.