Hilet e Topallit dhe mëkati i Evis Kushit

Ju kujtohet ai peticioni që u bë nga një numër intelektualësh putativë në favor të pushtetit e kundër opozitës, në të cilin saktësisht i kërkohej opozitës që të ngrinte kartonët jeshilë në Kuvend për të miratuar tre ligjet e famshëm “të integrimit”? Sipas Topallit, që ishte iniciatorja e atij peticioni, tok me të tjerët ka hedhur firmën dhe Evis Kushi, kandidatja e sapo prezantuar e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. Topalli e tha këtë gjë në Kuvend.
Ndokush mund të ketë menduar se kjo s’ka si të jetë e vërtetë. Por ja që është. Jo tamam siç e thotë Topalli, megjithatë. Situatën e ka ndriçuar vetë Evis Kushi. “Kam hedhur një firmë në mirëbesim, njësoj si edhe kolegë të tjerë në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit; kam firmosur fare sinqerisht mbi një letër të bardhë, pasi m’u tha se ishte fjala për një nisëm jopolitike, ku kërkohej bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në funksion të integrimit; fatkeqësisht, ajo nisëm s’ishte aspak jopolitike dhe aspak në frymën e bashkëpunimit; përkundrazi, ishte pjesë e atij politizimi të skajshëm që po e rrënon nga themelet botën akademike duke e kthyer universitetin në një hapësirë asfiksuese për lirinë e të menduarit”. Dhe Kushi shton: “ky politizim skandaloz në dhunim të lirisë akademike është një nga shumë arsyet që më nxitën t’i them ‘po’ ftesës Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”.
Ka dy gjëra në këtë mes. 1. Peticioni që u propagandua me bujë paska qenë një peticion i nënshkruar me hile, e me mbledhje firmash në një fletë të bardhë. 2. Evis Kushi nuk shfajësohet prej këtij fakti; asaj nuk i falet që ka firmosur në tym një peticion, të cilin nuk e ka lexuar, dhe së dyti nuk i falet që këtë lojë të Jozefinës nuk e ka denoncuar qysh më përpara, qsyh të nesërmen e publimit të peticionit.
M. Nano
Comments
Nuk e ka pare kur e ka

Nuk e ka pare kur e ka firmosur, kur e gjithe Shqiperia ziente me kete debat? Ju lutem shume, mos na kerkoni ta besojme edhe kete; atehere i bie qe te jete njera nga keto te dyja: ose kjo dekania eshte nje tyryfyçke qe e kane marre ne qafe duke e futur ne politike, ose rren!

P.S: Nga nje ane po ta mendosh, mire kane bere qe e kane futur ne politike, te pakten ua kane hequr havalen studenteve te shkrete, te cileve kjo fare dekaneje do u kishte firmosur diplomat.

Sakte puna e diplomave.Po

Sakte puna e diplomave.
Po edhe nje pyetje:Si nuk e denoncoi rektorin kur e mori vesh se ja kishin "hedhur"?

Ndryshimi i madh PD-PS? Ne PD

Ndryshimi i madh PD-PS? Ne PD ata qe luftojne e sakrifikojne shperblehen me karriere etj. Ne PS te tjere luftojne e sakrifikojne, te tjere shperblehen. Dhe ata qe sakrifikojne ndihen si m... Eshte njerezore tek e fundit

Mua me vjen shume keq qe disa

Mua me vjen shume keq qe disa politikan e shfrytezojne rolin e tyre per te mashtruar popullin dhe jo per ti sherbyer atij.
Kjo gje mund te ndodh vetem ne shqiperi. Demaskimi i ketyre lojrave duhet te behet publike dhe keta kandidat duhet te japin dhogari
njerezve qe puten besimin e tyre ne rolin e kryetares se kuvendit popullor.

Une akoma nuk e di perse gazetat, oposita, apo kandidatet e pavarur nuk e vene popullin ne dijeni per keto veprime te pa justifikueshme.
kjo eshte e pa moralshme, e pa pranueshme, e jo profesionale. Mjere populli nga cilet njerez drejtohet. Turpe per veten e tyre, partin qe keta kandidate perfaqesojne dhe njerezit qe vune besimin e tyre politik mbi ta.

Nuk u la gje pa thene

Nuk u la gje pa thene edhe ne faqen e Respublica.al mbi intelektualet qe firmosen peticionin, biles edhe vete Edi Rama i stigmatizoi. Si t'ia beje tani te justifikoje Evis Kushin, kandidaten e sapozgjedhur nga ai vete?

Eshte kryeskandal Muci!!!

Eshte kryeskandal Muci!!! Ndjej vetem deshperim...

Me siguri dekania ka qene

Me siguri dekania ka qene pretendente per kandidim nga e djathta e me pas kushedi se si fryu era dhe e hodhi tek Rama. Asgje nuk cudit me pervec karakterit plasteline te politikes shqiptare dhe faktorit te saj perberes. Lum si ata qe kane per votues nje turre miopesh politike te etur verberisht per "wind of change" qe eshte ende shume larg.

Firme ne mirebesim ??? Druaj

Firme ne mirebesim ??? Druaj se zonja ne fjale nuk eshte aq naive sa paraqitet. Mund ta kuptoja (deri diku) nje ndihmesmjek te firmoste peticionin e dirigjuar nga Topalli, megjithese cdo njeri me dinjitet duhet ta refuzonte nenshkrimin e nje pacavureje te tille. Por kur e nenshkruan nje dekane fakulteti, dobesohen se tepermi te ashtuquajturit faktore shtrengues qe kane te bejne me presionin nga lart. It stinks to high heaven.

Letra që pashë unë nuk ishte

Letra që pashë unë nuk ishte krejt e bardhë, kishte edhe të tjerë emra më sipër.

.... ka firmos dhe asnje te

.... ka firmos dhe asnje te keqe nuk ka, mbrojtja apo shfajesimi behen nga njerez fisesh ku nuk ka shtet e dinjitet
Dhe po e mbeshtes ne dy gjera
1. Kjo derdimene qe firmos ne leter te bardhe do beje ligjet neser ?

2. Nese e ka bere per vendin e punes, pse komisioneri mos ta shese fare kutine ?

Mosa qani hallin e atyre qe po ikin po shikoni kush do vije se do ta pesojme prape

Nqs eshte kaq naive sa firmos

Nqs eshte kaq naive sa firmos nje leter ku nuk e di se ca do shkruhet me vone, ky njeri nuk duhet te jete fare ligjvenes. Neser mund te bej te njejten gafe me ligje akoma me te rendesishme.

Me shume gjasa e verteta eshte tjeter, kjo ka firmosur atehere pa e ditur se do ishte kandidate e PS. Pyetja qe shtrohet Muc, dhe ky eshte thelbi, eshte kjo: a eshte normale qe nje njeri te vije dy muaj para zgjedhjeve e te ulet ne rresht te pare te kandidateve? A nuk kane te drejte te tjeret te jene te pakenaqur, e si rrjedhoje te reagojne? A do shkruaj ndonje fjale ti per kete poshtersine e listes apo do vazhdosh te sillesh si struci mbas b*** se Ed Rames?

Po burrin e asaj PD e futi ne

Po burrin e asaj PD e futi ne drejtori arsimore duke hequr nje socialist, ndaj si te mos e firmoste.

C'rendesi ka letra e bardhe

C'rendesi ka letra e bardhe apo e zeze. Rendesi ka qe pas gjithe asaj meseleje te pafund opozitarizmi, me sakrifica dhe guxim te nje pjese jo te vogel te shqiptareve, shkojne dhe zgjedhin nje njeri qe paska fjetur gjithe kete kohe. Jo vetem kaq, por dike qe paska nenshkruar dhe nje traktat besikerie me pushtetin jo me shume se nje muaj me pare. Nje njeri qe emerohet ne nje vend te sigurt ne LEGJISLATIV, por qe paska qene kaq e shkeputur nga ngjarjet ne arenen publike e politike, sa nuk paska patur haberin se c'eshte bere e c'behet. Kjo eshte e PAFALSHME per Edin! Dihet qe Edi nuk lexon gazeta, nuk di kush thote cfare, kush eshte kush, por kjo eshte shenje e nje arrogance pertej caqeve. Eshte shenje ogurzeze e nje mos organizimi total per te mos folur pastaj per aspektin moral, qytetar, civil e intelektual. Keta ne PS jane disa njerez te vetkenaqur e te mbushur aq shume me veten, sa nuk kane as sy, as veshe dhe as mend. Nqs Edi nuk reflekton per kete ne kohe, shoqeria shqiptare ka marre rrokopujen perfundimtare. Ndjej vetem trishtim.

Troc o Muc i dashur

Troc o Muc i dashur !

Morali eshte ky: E mbani mend shprehjen "Puno ti puno"? E thoshte nje punetor llaci qe po ndertonte banese me kontribut vullnetar, dhe degjon qe apartamentin per te cilin po i binte bretku, do ta merrte nje cift i llastuar se ishin femijet e babit drejtor. Po keshtu Edi Rama e mbushi PS me femijet e ishave, Bushati, Peza, Shamku, Xhacka etj etj etj. Po njerezit BMV ose te bere vete ku jane? Pse na e paskan vendin e sigurt keta dhe socialistet e vertete qe e kane filluar nga qelite e Saliut, duhet te luftojne per vendin e shtate ne liste? Vertete duhen intelektuale, por pse gjithmojne qellojne ose te djathte ose femijet e ishave te bllokut? Pastaj duhet te ruhen raporte e perfaqesimit. Me keto ritme Rama po ve ne dyshim cdo gje. Kjo Znj.Kushi ishte nje skandal shume i rende. Edi Rama duhet te jape llogari. Nese njeriut i mungon karakteri ne situata te lehta, si mund te tregoje karakter ne situata te veshtira? Edi Rama per ke po punon ti? Mos do te behesh nje Sali i dyte, duke e mbushur partine me kalamaj ose njerez me dosje qe i rrotullon si te duash?

Vetem nje gje dije mire, Saliu vertet eshte kriminel, por eshte besnik dhe konseguent ndaj elektoratit te vet. Gje qe fatkeqesisht ty te mungon, se bashku edhe me ca gjera te tjera te vockla si pervoja ne politike, shpirti i konsensusit dhe zemergjeresia e toleranca.

Bashkohem me komentin tuaj z.

Bashkohem me komentin tuaj z. Nano. Nuk arrij te kuptoj se si nje Dekane (!!!!!) firmos ne leter te bardhe (!!!!!). Absurde! Uroj qe ne Kuvendin e Shqiperise te pakten te mos i marre vendimet ne "mirebesim"! E trishtueshme jo thjesht per veprimin e zonjes ne fjale, por edhe te kolegeve te saj. Kjo eshte elita intelektuale shqiptare?????

Add new comment