Sërish telashe për Tahirin

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona për kontrabandë ilaçesh, mes të cilëve edhe babain e deputetit socialist Saimir Tahiri. Lajmi gjendet tashmë në të gjitha faqet online të mediave kryesore të vendit.
Nga deklarata e policisë: “Pas hetimit, u konkludua se shtetasi, Dritan Gjiza, pasi siguronte transportimit me mjete të ndryshme, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Durrës... i tregtonin më pas në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri e ndodhur në afërsi të Q.S.U.T. në Tiranë. Në momentin e arrestimit të 3 – shtetasit u kapën në flagrancë duke shkëmbyer medikamentet me shumën e parave, në afërsi të rrugës “Todi Shkurti” në Tiranë... Shtetasit e lartpërmendur këtë aktivitetet të kundraligjshëm e kryenin duke bashkëpunuar prej 1 viti, me synim tregëtimin e mallrave kondrabandë për t’ju shmangur detyrimeve doganore e tatimore"
Nga reagimi i kreut të PS, Rama: "Asnjë shtetas i Republikës së Shqipërisë nuk është mbi ligjin. Zoti Bashkim Tahiri duhet të hetohet deri në fund dhe të gjykohet deri në fund, në mënyrë të drejtë e të pavarur, për akuzën që ka ngritur policia. Fakti që bëhet fjalë për të atin e deputetit Saimir Tahiri, sigurisht nuk e bën të akuzuarin vetvetiu më të pafajshëm. Por, pa asnjë dyshim i bën akuzuesit vetvetiu më të dyshuar! Sepse dihet botërisht që nuk është goditja e parë e shtetit ndaj familjes së Saimir Tahirit apo ndaj vetë deputetit socialist. Dihen edhe gjyqet e orkestruara në dëm të Saimir Tahirit për akuzat e tij ndaj fëmijëve të kryeministrit. Prandaj natyrshëm lind edhe dyshimi se ky ndalim i orkestruar mediatikisht, në kohë reale, me një bujë të pazakontë, i babait të një deputeti opozitar, mund të jetë hakmarrja politike e babait kryeministër. Deri sa të dalë e vërteta ne jemi edhe në qëndrime po ata që kërkojmë vazhdimisht me fjalë barazi para ligjit dhe ndëshkim sipas ligjit për të gjithë. Pa dallim. Edhe nëse bëhet fjalë për kolegë ose të afërm të kolegëve tanë nën akuzë...Saimir Tahiri është njëri prej pjesëtarëve më aktivë të skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe kjo ngjarje as nuk e cënon as nuk e kushtëzon konsideratën e lartë për të..." a.n.
Foto LSA: Deputeti i PS Sajmir Tahiri, duke folur gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes i paditur nga fëmijët e Berishës
Comments
Pune te veshtire ka ky zoti
<p>Pune te veshtire ka ky zoti Rama; Nejse,fundja ne prag zgjedhjesh jemi, ka harxhime fushata.Edhe nje "bromp" per Rilindjen! Hajt ta gezojme!</p>
#Rilindje!
<p>#Rilindje!</p>
Add new comment