Zogaj do ta priste me falënderim një "ftesë nga PD-ja"

Postuar në 25 Mars, 2013 03:43

Koordinatori i koalicionit opozitar, Preç Zogaj, në një intervistë të gjatë për Panoramën, thotë se një ftesë të PD do e priste me falënderim: Pyetjes: Si do ta prisnit ju një ftesë për t’u rikthyer në PD?- ai i përgjigjet:
"Me falënderim, sigurisht. Por nuk shtrohet çështja për t’u ftuar në  kuptimin protokollar të fjalës. Sa kohë që dera është e hapur, ftesat janë pa sens. Vendimi për t’u bashkuar apo ribashkuar me një parti  është një çështje e bindjeve politike dhe njëherësh e vlerësimit të gjendjes, e stadit të demokracisë së brendshme atje, e tjerë e tjerë. Rikthimi im në PD, pavarësisht nga nostalgjia e kuptueshme, nuk mund të shmangë këtë vlerësim..."

Kurse pyetjes: E keni ndjerë presionin e aktit të Selamit për të bërë si ai? - i përgjigjet:
"Jo. Jo kështu siç e shtroni ju në pyetjen tuaj. Rasti im është rasti im. Po t’jua them me shaka, unë jam në xhiron e dytë të këtij fati. Atë që disa figura të larguara po e bëjnë tani, unë e kam bërë në shkurt të vitit 2000. Atëherë PD ishte në opozitë të vështirë, ishte nën agresionin e politikave dhe stratagemave të pushtetit të kohës  për ta zëvendësuar me opozita të klonuara në kulisa. Kam përshtypjen se jam i pari që jam rikthyer nga gjithë fluksi i të larguarve gjatë dekadës së parë. Nuk u ktheva sepse ndjeva erë ndryshimi, por për të marrë pjesë, bashkë me një grup liberalësh të rinj, në ringritjen nga hiri të PD-së, në prodhimin e erës së re të ndryshimit. Të gjithë ata që u kthyen dora-dorës pas lajmit që dhanë nga selia blu, Spartak Ngjela, Besnik Mustafaj, Mero Baze, unë e të tjerë, janë atje, në detyra të rëndësishme. Duket disi paradoksale që nuk janë ata që “dhanë” lajmin. Politikë është kjo, do të thoshte Ngjela. Personalisht jam larguar për herë të dytë në vitin 2009, në kushtet e mbylljes së çdo mundësie për të sqaruar me Berishën arsyet e caktimit tim i shtati në qarkun e Shkodrës..." a.n.

Në foto:

Zogaj, duke folur gjate nje aktiviteti homazh në Akademine e Arteve në nderim të 4 viktimave të 21 janarit (LSA 21 Janar 2012)

Një pjesë e intervistës:http://www.panorama.com.al/2013/03/25/zogaj-ceshtjet-qe-me-ndajne-me-ram...

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

E po ç'te bej Preci? PS nuk e futi ne listat e saj. Nese e fut PD, perse te mos shkoj ne PD. Ne fund te fundit politika eshte edhe pragnatizem, edhe ekonomi...

Submitted by kot per muhabet (not verified) on

Ku ia kishin botu, aty ke veni ku botojn Kac Islamin ? :)

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

ore si shpjegohet q gjith kta qe nuk marrin llokmen qe duan, na i kendojne psallmet e tyre medemek anal-itike o te kjo panometa o tek ABC newsja??

Submitted by Dardan (not verified) on

Ndjej frike te vertete kur degjoj qe edhe Prec Zogaj flet ne menyre te tille si per te ruajtur hirin e stihive te helmuara. Prec, mos u kthe ne PD sepse do shkaktosh nje thyerje te rende dhe tragjike ne besimin e njerzve tek liria e vertete (jo e pakufizuar).

Submitted by Bard (not verified) on

Per ç'besim e ke fjalen, keta sa kohe qe shpresojne qe do behen deputete, i ke me vete, nese e humbasin kete shprese, behen me kundershtarin. Askujt nuk i vjen me çudi, sidomos me Preçin qe e ka per te n-ten here nderrimin e krahut.

Submitted by adi (not verified) on

Hahahahahaha.... çudi si nuk asnjë koment deri tani megjithëse kanë kaluar 2 orë. Më thanë se moderatori ka qenë në dasëm mbrëmë . sa ti kalojë pak pija. (dhe të mendojë çfarë të shkruaj, se është delikate. Të gjithë po ikin nga PS).

Submitted by RP (not verified) on

Preqo,lere kete pune se nuk ben per ty.Ke 23 vjet qe ke hyre ne kurs per patente e nuk e merr dot.Sa te marresh ne qafe veten e ndonje tjeter,me mire vazhdo te ngasesh karrocen,dmth merru me gazetari,se nuk je plakur aq sa dukesh.

Submitted by Ndoc Rroku (not verified) on

Rama i dha Ndoc Rrokun, le te besojme se doktori nuk do ti jape lesht e Curres!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.