Fyle nesër në Tiranë, por nuk takon asnjë politikan! Hamëndesimet e medias

Fyle vjen në Tiranë të Hënën, dhe nuk do të takojë asnjë politikan, sipas mediave të Tiranës. Komisioneri për Zgjerim në BE, që ka në “dorë” integrimin e Shqipërisë, do të marrë pjesë në konferencën “Just BE” dhe do të takojë vetëm përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit.
Sipas Tema-s, kjo mund të jetë për shkak se këshillat e dhëna nga ai nuk janë marrë parasysh deri tani. Rast i tillë ishte edhe ajo e referendumit për të miratuar tre ligjet, që Fyle e kundërshtoi hapur, sepse duhen votuar me konsensus. Kjo kërkesë natyrisht që nuk u mor parasysh nga ana e Kryeministrit. Nga ana tjetër, Shqiptarja.com, risjell në vëmendje edhe tonet nacionaliste të Berishës, që kanë shkaktuar shqetësim në BE. Shqiptarja risjell një koment të Fyle-s në twitter, i cili shkruan: “Shqipëria tregon ‘kreativitet’. A është nacionalizmi në formën që e dëgjojmë nga Tirana vërtet i bazuar nga vlera Euroatlantike?” Kjo pyetje, vjen pas deklaratës së Kryeministrit se nacionalizmi shqiptar është modern dhe euroatlantik. Sipas Dita-s, kjo shmangie e krerëve të vendit dhe politikës nga axhenda e tij vjen për shkak të mungesës së konsensusit në Shqipëri.
k.c.
Comments
Akoma i referoheni
<p>Akoma i referoheni shqiptarja.com? Ajo gazete duhet mbyllur per ate qe beri.</p>
Deri dije të dy palët i
<p>Deri dije të dy palët i lexinin sipas tekave të tyre të shikojmë tani si do ta lexojnë vizitën e zotit Fyle</p>
Shqiptaren e aniles dhe temen
Shqiptaren e aniles dhe temen e meros prej ditesh nuk i lexoj me. Te paren prej ndyresise dhe te dyten po prej ndyresise. Pra, n'daci besojeni, "lajme" ne shqip lexoj vetem ketu. Dhe jo rralle me ngacmon ndonje "lajm" per te marre ndonje vendim te njejte.
P.S.: Nje tjeter "lajm"' vec ketij ketu, qenkesh edhe ai qe nis: "...edhe pse sondazhet online te gazetave nuk jane te besueshme...", ju, lexuese, gomere e gomere jeni, ndaj s'keni pse te mos e besoni se rama eshte votuar me shume se berisha. Jepini fund talljes me lexuesin!
Add new comment