9 dështimet e shtetit për rastin “Prrenjasi” sipas Lames

Postuar në 23 Mars, 2013 05:04

Artan Lame te Shqip analizon 9 dështimet e shtetit në rastin “Prrenjasi”. Dështimet, po i përmbledhim më poshtë me pika:

1.  “Familjarët e Ardianit thanë se tendencat e devijimeve seksuale atij iu shfaqën kur u lirua nga ushtria (1988-’90). Kazermat e këtij shteti e kanë deformuar atë.
2. Nëse rezulton se kishte deviacion të lindur apo të nxitur gjatë ushtrisë, atëherë është e kotë të thërrasim sot “në litar, në litar”, pasi është njësoj sikur të dënojmë me varje edhe gay-t apo gjithë LGBT-rat
3. Në gjithë këta vjet, tani po del se Ardiani paska qenë denoncuar disa herë rresht për vepra të tilla, por gjithnjë ia ka hedhur.
4. Na u tha se Ardiani ishte skeduar nga policia dhe, sipas letrave, teorikisht sa herë që ndërronte vendbanim duhej të raportonte adresën e re. Po kush nga policia e vuri re mungesën e tij në adresën e vjetër dhe vuri alarmin që ky njeri paska ikur?
5. Ardiani jetonte pa letra në shtëpinë e dikujt... Pa asnjë dokument. Në një shtet pa dokumente.
6. Edhe një herë që arritën ta zënë, megjithëse tani po del se ngjarja paska qenë shumë më e rëndë sesa u përpoq ta kalojë prokuroria dhe gjykata, e kanë dënuar vetëm me gjobë.
7. Nëse do të kish rënë në burg që herën e parë, natyrisht që do të duhej t’i bënin një vizitë psikiatrike. Të tilla klinika në Shqipëri nuk ekzistojnë.
8. “Të gjendur nën bombardimin e të drejtave të LGBT-ve, të internetit dhe televizorit, të mbytur në pornografi të çdo lloji, të dëshirës për të provuar çdo lloj molle të ndaluar... nuk u ngrit dot sistemi moral i qëndrueshëmqë janë në gjendje të ndajnë të mirën nga e keqja, të lejueshmen nga e palejueshmja.
9. U legalizuan dhe na mbytën gjithfarë lloj perversitetesh, deviacionesh dhe termash. Homoseksualë, tranvestitë, homofobia, lesbike, transeksualë, pedofobia, pink, gender, e ç’t’u them tjetër. Një shoqërie të prapambetur, t’i hedhësh përsipër gjithë këtë lumë çudirash, nuk mund të presësh të jetë në gjendje të dallojë që për shembull homofobia është e keqe, ndërsa pink është e mirë; apo që pederastia është e lejueshme, ndërsa pedofilia jo.

k.c.

I plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/03/23/deshtimet-e-shtetit/

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Artan, me vjen mire qe shfaqet nje kendveshtrim i tille i fenomenit, i ftohte dhe diagnostikues...keto me afrojne me mendimet qe kam patur...

Megjithate vura re (jo nje here) qe i sheh si te ngjashem fenomenet e ndryshme. Nese homoseksualiteti eshte devijim qe shumica nuk e pranon, te mos harrojme qe ai nuk nen
kupton dhune, apo manipulim, sic ndodh ne rastet e pedofilise...

Submitted by Anisa (not verified) on

Qe shteti s'paska qene ne gjendje te ndaloje hyrjen e termave dhe koncepteve ne kushtet e globalizimit qenka deshtim i tij? Plot probleme dalin: Lame e koncepton shtetin si baba qe fik televizorin ne skena puthjesh, Lame e sheh popullin shqiptar si femije qe duhet edukuar me fikje televizioni, dhe Lame supozon se pedofilia lulezon sepse njerezit nuk jane ne gjendje te dallojne qe ajo eshte e keqe! Per te mos shtuar cudine e madhe se si ushtria e beka njeriun pedofil! Cfare i ka ndodhur Lames? Nuk mund te paketosh me dobet argumentin baze dhe te drejte qe kemi nevoje per nje shtet ligjor me polici dhe gjykata funksionale.

Evidentimin e percmimit, fyerjes dhe reagimin perkates po ua le shoqatave LGBT.

Submitted by Gjon (not verified) on

nga sa shkruan duket sikur Artan Lame qenka zgjuar vetem tani nga letargu i gjate.

Per me teper kur dikush qe ka mbuluar disa poste me rendesi e qe mbahet si "intelektual", flet ne menyre  kaq siperfaqesore duke i cilesuar si "devijime" apo "perversitete" homoseksualitetin etj ( shpresoj te mos fusi ne nje thes edhe pedofiline), cfare mund te presim nga te tjeret.

Me vjen keq por Artan lame ketu deshmon shume pak sensibilitet ne trajtimin e ketyre argumenteve (sidomos ne piken 9)dhe meqe ceshtja e ketyre diteve ka qene Prrenjasi atehere ka perfituar edhe ai te kete pjesen e tij te vemendjes se mediave meqe jemi ne fushate elektorale.

Sidoqofte pedofilia nuk eshte nje problem qe prek vetem shtresat e varfra dhe ato me nivel te ulet kulturor, por te gjithe shtresat edhe ato te pasurat e me prestigj publik.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.