Një plumb qorr që mund të kishte ndryshuar historinë e botës

Postuar në 21 Mars, 2013 10:59

Një agjent amerikan qëlloi gabimisht dhe për pak vrau Presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, në një incident të mbuluar me shumë kujdes nga opinioni publik në vitin 2006. Këto të dhëna u publikuan në një libër të ri, “Brenda Shtetit: Në industrinë e sekreteve të qeverisë”, shkruar nga një ish-nënpunës i lartë amerikan. Sipas historisë së publikuar, një agjent ishte duke mbajtur një “shotgun”, pranë një makine të presidentit të atëhershëm George W.Bush, kur arma qëlloi gabimisht, në mënyrë të papritur. Agjenti i Shërbimit Sekret Amerikan, i ngarkuar me mbrojtjen e presidentit amerikan dhe udhëheqësve të lartë të shteteve të tjera, ndodhej në hyrje të selisë së OKB-së në momentin e të shtënës.
Në një rastësi të pabesueshme, në atë moment, në hyrje të selisë ndodhej Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, i njohur si një kundërshtar i ashpër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i shumëkritikuar për këmbënguljen në avancimin e programit bërthamor të vendit të tij. Sipas librit, plumbi i qëlluar nga arma kaloi shumë pranë Ahmadinejad, ndërsa agjentët u treguan të shpejtë për të mbuluar ngjarjen. Një rastësi unike, e cila nëse do të kishte pasur një fund tragjik, mund të kishte shkaktuar një krizë ndërkombëtare të përmasave të pabesueshme, pasi me shumë gjasa, askush nuk do të besonte versionin që “armiku i shtetit”, u vra rastësisht, në hyrjen e selisë së OKB-së në Nju Jork. TCH

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çfar fytyre imagjënoni që kjo fytyrë të përhapi i detë demokratike e vetmja ndryshimë nga ky dallkauku ynë është se ky ingre të dy gishtat me dorën e djthtë kurse i yni me të majtën</p>

Submitted by kapitali (not verified) on

u be kohe qe tch i merr lajmet nga botimet fiction rrethe qark botes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.