Anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë fotografuar teksa kryejnë kolektivçe rite fetare

Zv. Ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka shkruar një artikull për Gazetën Express, në të cilin ngre zërin kundër përdorimit të praktikave e riteve fetare në mjedise laike. Konkretisht, ai e ka me disa anëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët janë fotografuar (nuk kuptohet pse fotografia nuk gjendet e publikuar) duke bërë rite fetare kolektive, teksa janë të veshur me uniformën ushtarake. Kjo gjë, sipas tij, ndikon për keq në imazhin e kosovarëve nëpër botë, të cilët, edhe me ndihmën e propagandës serbe, janë vizatuar së pari si një vrimë e zezë e pacivilizuar e Europës, e së dyti si djep i ekstremizmit fetar, saktësisht si djep i islamit politik radikal.
Ai e mbyll shkrimin me fjalët: “Nuk mund të harrojmë se Sami Frashëri ishte Bektashi që pinte verë dhe që kontribuoi në mbajtjen e Perandorisë Osmane sa edhe iluminizimin e shqiptarëve, se rezistenca ndaj Serbisë ka rrënjët edhe te françeskani më i madh kosovar, Atë Shtjefën Gjeqovi i Janjevës, se Bashkësia Islame e Kosovës apo Ipeshkvia e Kosovës ishte po aq pjesë e rezistencës qytetare sa edhe LDK-ja apo UÇK-ja, edhe gjatë nëntëdhjetave të hershme. Nuk duhet harruar se në qendër të Prishtinës ka pasur xhami dhe një e re po ndërtohet, ka pasur edhe kishë, dhe ajo po ashtu po ndërtohet, por deri më 1962 në Prishtinë ka pasur edhe sinagogë dhe kjo po ashtu duhet shënuar.”
Të plotë mund ta lexoni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,80,106431
Re.Pu.
Comments
Atehere i duhet thene Petros

Atehere i duhet thene Petros se as Jahjaga dhe as Thaci nuk duhet te hyjne ne Kishe e xhami, dhe po ashtu duhet t'i heqin nga muret fotografite e murgeshes tereze qe nuk duhet harruar se kjo i sherbeu Vatikanit e jo Kosoves. Dhe sa per faljet fetare, keto i ben edhe Ambasada (punonjesit) e shtetit me te forte dhe me demokratik ne Bote, ajo Amerikane. Pra i nderuar Petro merr mesim nga ky shtet. Ata jane kane dhene zemren Zotit me perkushtim dhe jo shejtanit sikur ti vete.

O Pavle, ushtarak nazist nuk

O Pavle, ushtarak nazist nuk ka qene Myftiu i Jeruzalemit, por nje fare Razinger Razinger. Mos spekulo me mllef, sepse le kokrren e namit.

Linkun e fotos se ushtarakut nuk po ta sjell sepse jam i sigurt se duhet ta kesh sterpare.

Fetarizmi ndër shqiptarët e

Fetarizmi ndër shqiptarët e Kosovës është vërtet për tu patur frikë. Statistikisht flas, nga sa njoh unë.

"Statistikisht flas" ?! Cila

"Statistikisht flas" ?! Cila statistike? Qysh asht punu per ate statistik? Kush e ka punu ate hulumtim? Ketu shum her po flitet per Kosovaret dhe muslimanet, por Kosovaret u shtypen se paku 100 vjet prej krishterve serb dhe ish kane e kuptuedhme, nese te ishin radikalizu ne ket kohe, por nuk u banen ekstremist. U masakruan, por nuk u banen ekstremist. 97% te popullates ne Kosove jan musliman, por nuk u ban extremist. Shetitu neper Prishtine, shiko katedralen, Skendebeun, Nene Terezen, Emnat katolik te shkollave apo rrugve, dy apo tri parti katolike per 2,5% katolik, dhe te duket Kosova ma shum si nji shtet me 97% katolik se sa musliman. E sot nese dikush asht ba ma fetar nuk asht ekstremist. Por edhe nese ka ekstremista, e tani? Ne secilen shoqni ka ekstremista fetar, national, politik etj. Politika ne Shqipni asht ekremiste se aja ne Kosove apo ne Maqedoni. Ne Shqipni ka ekstremista si disa te AKZ, por edhe ne PD apo PS. Ne Kosove ka disa te VVse, apo te PDKse dhe LDKse. Kemi ekstrmista musliman, por edhe katolik ne Kosove, si p.sh. Anton Kqira, ashtu edhe ne Shqipni. Pytja asht se: A asht shoqnia ekstremiste ne fe, politike, metalitet etj. ? Kosova ka ekstremist, por Kosovaret nuk jan ekstrmista. Dhe ju ne Shqipni duhet pak ma shum ti shikoni Shqiptaret jasht Shqipnise, per me i kuptu, dhe ma pak te tregoni me gisht tek ata.

Zoti ministër nuk mjafton të

Zoti ministër nuk mjafton të bëni shkrime nëpër gazeta për të dënuar këto veprime të ndaluar por duhet të merni masa për zbatimin e ligjit dhe kush nuk është dakortë të dënohet sipas kushtetutës dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se shteti është LAIK dhe se cili bindjet e tyre fetare ti festojnë me farefisin e tyre

Fetarizem ka ne te gjithe

Fetarizem ka ne te gjithe Boten por duhet patur frike nga fondamentalizmi qe percan kombin dhe per kete duhet te ndeshkojme fondamentalistet katolik si Paul dhe pulat e tjera qe kakarisin si puna e tij neper gazetat MAPO dhe 55 si ajo e Apostullit Fahri Bin Balliu qe Ratzingeri e dekoroi per kryqtar.

Perse duhet te deformojme

Perse duhet te deformojme gjuhen e bukur tone shqipe me mbaresa kinezce. A do duhej me mire qe ne vend te fjales kolektivce te shkruhej kolektivisht!

Add new comment