Ripublikim: Dorëhiqet gazetarja e Shqiptarja-Com: I përdorën emrin në artikullin skandaloz mbi përdhunimet e pedofilit

Postuar në 21 Mars, 2013 06:03

Po ripublikojmë një shkrim të djeshëm që na është zhdukur nga faqja web bashkë me dy shënime të tjerë të orëve të mbrëmjes (jemi duke u përpjekur të kuptojmë çfarë ka ndodhur):

Një debat shumë i ashpër është zhvilluar sot në rrjete sociale mes gazetarëve pas publikimit të detajeve të abuzimeve që kishte kryer Ardian Prenjasi me fëmijët tek gazeta Shqiptarja.com. Publikimi në atë formë (ju sugjerojmë të mos e lexoni nëse gjendet ende në ndonjë vend online) ka shkaktuar shumë revoltë, ndërsa drejtoresha e kësaj gazete, Anila Basha ka bërë fillimisht një editorial ku justifikonte botimin e “këtyre detajeve”, me “më së pari ajo dëshmi duhej të mbrohej nga hetuesit e pastaj nga gazetarët”. Por duket se as ky “editorial sqarues” nuk ka shuar efektin e publikimit të sotëm në gazetën e Bollinos, ndaj pak më vonë Basha ka kërkuar ndjesë për botimin e atij materiali.

Por duket se incidentet me këtë shkrim kanë përfshirë edhe një gazetare të gazetës Shqiptarja.com: Elona Elezi e cila ishte deri dje pjesë e kësaj redaksie. Themi ishte pasi Elezi ka reaguar publikisht duke sqaruar se jo vetëm nuk është autore e atij shkrimi, por ka dhënë dhe dorëheqjen nga media ku punon nga fakti se u përfshi në një situatë me të cilën nuk kishte lidhje. Shkruante gazetarja pak minuta më parë në faqen e saj në FB: “Sqarim i një rëndësie të veçantë, duke qenë se përgjatë gjithë ditës kam marrë telefonata nga njerëz të indinjuar për një shkrim të publikuar në gazetën ku punoja. PO! Quhem Elona Elezi. PO! Kam qenë gazetare e gazetës Shqiptarja.com nga 29 Janari e deri para pak orësh. JO! Nuk jam unë autorja e shkrimit, ku tregohen detaje nga përdhunimi i një 10-vjeçar-i. Nëse shkrimi do ishte shkruar nga unë, do kishte pasur sipër emrin tim. Edhe pse u përfshiva në të gjithë këtë situatë, pa pasur kurrfarë lidhje, vendosa të jap dorëheqjen. Theksoj se këtë gjë e bëra vetëm për parimet e mia, për asgjë tjetër. Faleminderit!”.

Respublica.al

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Bravo me se fundi nje akt qytetaro - etik nga nje perfaqesues i medias

Submitted by ketrina (not verified) on

Edhe sikur artikullin ta kishte shkruar vertete Elona, serish ka nje pergjegjesi editoriale e botuese qe bie tek (krye)redaktori a drejtori i gazetes ku eshte botuar. Ne kete rast nuk mjafton vetem nje : me/na falni.

Submitted by Mediatori (not verified) on

"Ripublikim: Dorëhiqet gazetarja e Shqiptarja-Com: I përdorën emrin në artikullin skandaloz mbi përdhunimet e pedofilit"

Hajde te mos ngrihet tensioni

Submitted by Shpetoni kolege... (not verified) on

Nuk e njoh Elona Elezin.

Me sa lexojme ne keto deklarime qe publikohen, gjesti i saj duhet pershendetur.

Por kaq eshte pak, shume pak.

Elona me siguri do punesohet diku tjeter, por shefat qe perdoren emrin e saj per te fshehur ligesine e tyre njerezore, jane ende shefa! Ben nje hap pas, kerkuan formalisht nje lloj ndjese per materialin qe lendonte plaget e nje femije, gje qe eshte shume pak,

se ... shtypi shqiptar duhet te kerkoj pergjegjesi per perdorjen e emrit te koleges se tyre Elona Elezi.

Ky lloj abuzimi nuk eshte kaq lehtesisht i falshem, ne marredheniet e gazetareve me shefat, me lirine e vertete te fjales, dhe me funksionimin sa me ligjor e njerezor te mekanzimit te shtypit.

Kush e perdori emrin e koleges si psuedonim te erresires se vete?

Submitted by Anonim (not verified) on

respublica nuk le asgje pa komentuar: cfare kishte veshur x, si qeshi y, sa sexy ishte Rihanna dhe Sharon Stonne e, sidomos cfare tha e cfare nuk tha, cfare beri e cfare nuk beri Berisha. Por, nje koment mbi gazetarine e modelit ANila Basha nuk e quajti me rendesi ta bente (pale t'ja permendte emrin kesaj karikatureje njerezore). Ndoshta sepse nuk ishte femija e ndonjerit nga mirembajtesit te respublicas (e te mendosh se cfare zhurme beri mustafai se nje tralala si Kazhani ksihte shkruar apo nuk kishte shkruar ato qe kishte thene apo qe donte te kishte thene z. Nano!). Kaq sa per preferencat etiko-morale te elitave shqiptare te perfaqesuara ne kete media!

Submitted by kapitali (not verified) on

Anila Basha eshte nje plehre qe e shet paturpesine per antikonformizem.

Submitted by doodle (not verified) on

Turp i madh Anila! U shpalle dhe gazetare e vitit! Kjo tregon si ndahen cmimet dhe vleresimet ne kete vend! Shikoje Elonen dhe meso prej saj se me sa duket je akoma tek abc-ja e gazetarise moj drejtore e kreyredaktore bashke! Mesohu te japesh ti doreheqjen! I vetmi gjest qe mund te ktheje disi ne vend reputacionin tend te shkaterruar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.