Gjykatësja që liroi pedofilin

Ardian Përrenjasi personi që është arrestuar dje për rrëmbimin e një fëmije dhe ka pohuar vrasjen e një fëmije tjetër, duhej të ishte në burg që në 2008. Në këtë vit ai është arrestuar nga policia pas kallzimit të një familjeje, por është liruar nga gjykatësja Shefkie Demiri (në foto gjatë gjykimit të Gërdecit). Në vendimin e gjyqit të atëhershëm botuar në shtypin e sotëm, thuhet ndër të tjera se "prokurori Blerim Tominaj kërkoi 100 mijë lekë gjobë për veprën e Përrenjasit, kurse gjykatësja Demiraj e dënoi me 90 mijë lekë gjobë (meqë pranoi fajin me gjykim të shkurtuar, gjoba u bë 60 mijë lekë)".
Po pse u arrestua? Këtu vjen "e bukura" e kësaj historie neveritëse. U arrestua pikërisht për rrëmbim fëmije!! Sipas vendimit të vetë gjykatës në shtjellimin e ngjarjes lexohet që "në gjendje të dehur, i pandehuri i është afruar oborrit të një shtëpie pranë shtëpisë së tij, ku luanin dy fëmijë. I ka kërkuar njërit prej tyre ta ndihmonte për të nxjerrë çelësin nga xhepi me pretekstin se i kishte duart pis dhe më pas i ka kërkuar fëmijës ta shoqëronte për ta ndihmuar të hapte derën e shtëpisë së tij. Më pas e ka futur brenda". Të thirrurat e fëmijës tjetër, kanë mbledhur familjen dhe fqinjët, Përrenjasi është detyruar të lëshojë fëmijën dhe pas kallzimit të familjes së fëmijës është arrestuar. Dhe shikoni cfarë vendimi ka kërkuar për të prokurori dhe cfarë vendimi ka dhënë gjykata!! E kanë lënë në liri! Në vendimin e gjykatës, në pjesën "arsyetuese" thuhet që është gjykuar i domosdoshëm "mosizolimi i këtij personi nga shoqëria". (!)
Si mund të kërkohet dhe të merret një vendim i tillë? Aq më tepër që familjarët e personit në fjalë, kanë dëshmuar në media se ai ishte dënuar një herë më parë në Greqi për akte pedofilie. Nëna e tij 75-vjeçare ka treguar në media se i biri ishte dënuar në Greqi për ngacmimin e fëmijës së një familje emigrantësh shqiptarë me katër vjet burg. a.th.
Comments
Vini dhe foton e prokurorit,
Vini dhe foton e prokurorit, se e paska ndritur, paska kerkuar 100 mije leke me shume!!!!!!! Pika
Prokurori e paska pas fajin.

Prokurori e paska pas fajin. Paska kerkuar gjobe ne vend te burgut. Gjykatesja nuk i jep dot denim me te rende se sa i kerkon prokuroi. Pse nxirrni gjyktesen ju??? Nxirrni prokurorin ketu.

Nuk ka njeri qe nuk e di se

Nuk ka njeri qe nuk e di se gjykatesi nuk mund te jape me sh burg sesa kerkon prokurori. Ne kete rast eshte prokurori ai qe duhet hetuar dhe denuar dhe jo gjykatesja. Kjo vlen edhe per rastin e djalit te Luiza Xhuvanit qe u denua vetem me 2 vjet burg ndonese ekzekutoi koshatarin me plumb ne koke

Se mos i kapën fëmijën e sajë

Se mos i kapën fëmijën e sajë këta vemje me fytyrë njeriu duhen futur aqë thellë sa mos të shikojnë kurë djell me sy

Keta nuk jane gjykates por

Keta nuk jane gjykates por gjobevenes, ngaterrestare, apo ndonje ves tjeter nga me te keqinjte e shoqerise. Nuk mund te behet gjykates dokushdo. Nuk mjafton te jesh vetem i zgjuar per duhet te jesh dhe i ndershem dhe i madh ne moshe. Per kete mjafton ti hidhet nje sy tradites popoullore , sidomos asaj ne veri, per te pare se si funksiononin pleqte gjykues, dhe cili ishte denimi qe jepej ndaj tyre nese nuk e zgjidhnin drejte nje ngaterrese

Z. Thano, natyrisht gjyqtarja

Z. Thano, natyrisht gjyqtarja Demiraj ka faj, por edhe denimi qe ka kerkuar prokurori Blerim Tominaj eshte qesharak. Gjithashtu, ne Shqiperi nuk ka ndonje qasje te harmonizuar ndaj pedofileve. Ne vendet e qyteteruara njerez si Prrenjasi skedohen qe ne shkeljen e pare dhe me pas komuniteti ku jetojne e di c'mall jane.

Se pari: ky qe beni ketu

Se pari: ky qe beni ketu eshte inkuizicion publik!

Se dyti: nuk mund te denosh njesoj dike qe rremben me paramendim dhe ne gjendje psikike normale dhe dike qe eshte i dehur e nuk di c'ben! Nga menyra se si ka ndodhur ngjarja, te pakten sic eshte shkruar ne procesverbale, gjykatesja eshte sjelle konform ligjeve.

Pse ca po i bejne gjykateses,
Pse ca po i bejne gjykateses, po e djegin ne turren e drunjve? Thjesht po evidentohet fakti se kush eshte ajo qe i ka dhene lirin nje pedofili serial.
Nejse, ktu ka arritur sistemi gjyqsor shqiptar. Ktu duhet dore e hekurt, duke e fillu me ate prokurorin, vazhdu me gjykatesen dhe me ate plehren.
Konform cilit ligj? Vendimi

Konform cilit ligj? Vendimi bazohet kryesisht tek parrezikshmeria e autorit, i cili sipas gjyqtares nuk paska qene kurre i denuar;

Kaq e veshtire per gjykaten te verifikoje se ka nje tjeter denim penal per kete person per pedofili?? Se policia e gjeti qe diten e pare qe ky person ishte recidivist.

Lexo mire; arsyeto e me pas nis e be akuza per inkuizicion!

p.s per ke te vjen keq ne kete rast per Shefkijen? hidhi nje sy vendimeve qe shkruan ajo te kuptosh sa e pacipe dhe injorante eshte kjo "gjyqtare".

deleted ... MOJ GJYKATESE

deleted ... MOJ GJYKATESE

mire prokurori se eshte nje

mire prokurori se eshte nje cop legen dhe asnje gje me shum,po kjo e pa cipa si e beri ket pun,si do ndihej kjo zonja sikur ti rrembehej kesaj femija,a mund ta pyesi dikush?

duhet te kemi te qarte 1 gje:perderisa gjyqtaret dhe prokuroret nuk denohen nga dikush keta keshtu kane per te vepruar per jete.

mjere ne ku jetojm,o zot.

Kur nji grue/nane mban kete

Kur nji grue/nane mban kete qendrim, merni me mend se kush drejton gjykatat shqiptare.

Gjygjtare te tille duhe

Gjygjtare te tille duhe clincesuar per te mos i dhene me mundesi te ushtrojne profesionin. Madje duhen te denohen nga ligji per shperdorim detyre...Vetem keshtu mund te rindertohet sistemi i krimbur i drejtesise. ne ne kundert ngjarje te tjera makabre na presin nga dyert e gjykatave tona te ndyra

E çfare doni te thoni me kete

E çfare doni te thoni me kete ju Respublica, mos doni te thoni qe gjykatesit jane te korruptuar? Po kjo eshte nje blasfemë e padegjuar!

KY shkrimi eshte pa pike

KY shkrimi eshte pa pike lidhje. Mos flisni budallalleqe pa pasur informacion te sakte dhe pa e verifikuar ate. Adrian Prrenjasi eshte denuar vertete ne 2008. por per kete ceshtje ai ka qene akuzuar per vepren penale te" Heqjes se Paligjshme te Lirise" parashikuar nga neni 110/1 K.penal, e cila parashikon se:

Heqja e paligjshme e lirise se personit perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit Nisur nga parashikimi i kesaj dispozite dhe nga rrethanat e ceshtjes gjyqtarja dhe prokurori kane verpuar ne perputhje me ligjin.

E bej kete sqarim qe ju te mos mbani vetem qendrime emotive te pa bazuara.

Ore Alban Ylli... Je i trashe

Ore Alban Ylli... Je i trashe apo ben vete??? Cfare domethene eshte "ngritur" X akuze, ndaj eshte denuar aq?? Po plasi syte se ate po te thone: Si ka mundesi qe eshte ngritur kjo akuze dhe eshte dhene ky denim per nje rrembil femije?? Se e quajte "heqje lirie" apo se e quajtje "heqje brekesh femije", nuk ndryshon gje ne thelb or ti zotni. Kush e ndaloi prokurorin dhe gjykatesen te ngrinin AKUZEN E DUHUR??? Kush paguhet per te gjetur "akuzat e duhura" dhe per te denuar kriminelet, ne prinderit qe na dridhet zemra per femijet kur jane jashte?? Apo prokuroret deh gjykatesit. Para se te besh avokatin e qelbesirave or mik, mendohu mire. Por ti me sa duket nuk ke femije vete. Me dridhet mishi vetem kur e mendoj sa te poshter jeni, ju qe i mbroni keto vendime dhe ata qe i marin keto vendime.

Me ke e pe ligjin, me ate me
Me ke e pe ligjin, me ate me xham, apo me ate pa xham? Ligji per heqje lirie personi, ne rrethana lehtesuese (Neni 109/A) kerkon nje denjim prej 2-5 vjet DHE gjobe.
Si prokurori (qe dje deklaroi se nuk e dinte qe pedofili ishte denuar nje here ne Librazhd per kete pune ne 2004), dhe gjykatsja duhen fut bashke ne burg. Nuk rregullohet ndryshe ky sistem.
Po pse vetem fotografia e

Po pse vetem fotografia e gjykateses dhe jo ajo e prokurorit? Apo pse eshte grua dhe ne Shqiperi eshte me lehte per ta diskretituar....Shume keq!!!

Add new comment