Servet Pëllumbi paralajmëron: Berisha mund të përsërisë 1996-ën!

Në një intervistë në gazetën Dita, Servet Pëllumbi, një nga themeluesit e PS-së, vë në dukje disa zhvillime që i kujtojnë vitin 1996. Ndryshimi i rregullores së KQZ-së që lejon ndërhyrjen e policisë në qendrat e votimit, pa marrjen më parë të një vendimi zyrtar nga komisionet e këtyre qendrave, krijon mundësinë që policia të ndërhyjë gjatë votimit dhe pastaj të detyrojë komisionerët të shkruajnë vendimin për ndëryrjen, pas faktit. Kjo, thotë Pëllumbi, ishte pikërisht ajo që ndodhi në zgjedhjet e majit 1996 dhe që e detyroi opozitën të tërhiqte komisionerët në mes të votimit.
Gjithashtu Pëllumbi vëren aktivitetin e ethshëm të Berishës për të patur përkrahjen e Partive Popullore Europiane, të cilat ishin të vetmet ndër aktorët ndërkombëtarë që nuk i dënuan shkeljet e rënda të standarteve të zgjedhjeve në 1996-ën.
Re.Pu.
Intervista në gazetën Dita: http://gazetadita.al/18-mars-2013/
Comments
Zoti Pellumbi, populli e njeh
<p>Zoti Pellumbi, populli e njeh qarte Saliun tashme (pervecse atyre te Shkodres e disa malokareve te tjere) se cfare eshte i afte te beje. Neve, si popull, na duket se ju te PS-se nuk e njihni akoma mire ose beni sikur nuk e njihni (sepse Iliri e njihte mire perderisa arriti nje marreveshje aq fitimprurese me Saliun). Per aq kohe sa ju nuk kercenoni realisht mireqenien e tij e te familjes se tij mos pritni ndryshime nga ana e tij.</p>
Add new comment